Rënkim - Poezi nga Suzana Kuqi
2 posters
Faqja 1 e 1
Rënkim - Poezi nga Suzana Kuqi
Rënkim - Poezi nga Suzana Kuqi
Tung!
Ndërsa zëri i zemrës këndon tungjatjeta
fjala, pasqyrë e thyer
ja ktheu shpirtit imazhin cung
Tungjatjeta
tung, trung, cung
T'u ngjatë jeta!
njeriu njeriut i thosh në kohë të vjetra...
Tung!
Jehonën përcollën malet në lisin e gjuhës
tung, goditje sopate mbi degën e thyer që mbeti cung
Rënkimin e dhëmbjes nuk e ndjeu kush
rrënjët ja përcollën tokës në honet më të fshehta...
Shënim: Ndoshta i parëndësishëm. Fundja, kush jam unë... që t'i lejoj vehtes të revoltohem sa herë
e dëgjoj apo e lexoj këtë fjalë të mrekullueshme e unike të cungohet për mungesë kohe apo thjesht
për modë. “Tungjatjeta”... përshëndesnin të parët tanë, përshëndetje e një populli krenar e të lirë
që nuk njihte skllavëri e hipokrizi. “Ciao”, përshëndetje që përdoret pothuaj në të gjithë botën. Nuk
tingëllon aspak keq, por një pjesë e italianëve të sotëm vonë e kanë marrë vesh kuptimin e saj: “jam
skllavi yt”. Dikush tha se... që kur e dëgjoi këtë, nuk mund t'a përdorte më.
“Tungjatjeta”! Popull që në shekuj nuk ke pranuar skllavëri.

Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Rënkim - Poezi nga Suzana Kuqi
Fluturimi i një poeti…
A ke marrë ndonjëherë fluturim
si një zog i lirë në agim
shpirtin tënd a e ke praruar
me rrezet e diellit ne perëndim…
A në një natë të bukur me yje
mbi një hënë plot shkëlqim a ke ndaluar
e me të dashurin tend atje, a je dashuruar
Unë kam kalëruar shqiponja
përmes stuhish të tërbuara
kuçedra kam vrarë
me duart e mia
e folur me dragonj kam
në poezitë e mia …
A je zhytur ndonjëherë
thellësive të detit blu
shoqëri delfinave a u ke bërë
si një sirenë e bukur ëndërruar
një ëndërr
në shekuj të mohuar…
A je endur në xhunglën e harlisur
me tigra e luanë pranë
e të mos trëmbesh prej tyre
se mendjen ta kish marrë
ajo lule e bukur e rrallë
dashurisë për t’ja falë
E kur e ke gjetur
je penduar e je tërhequr
atë bukuri për të mos vrarë..
A një nate të errët
yjet a ke mundur
t’ja qëndisësh qiellit
porta të mrekullueshme
në të të hapësh, a ke mundur
të udhëtosh pa fund
drejt universeve të tjera
mahnitëse paralele
e të shohësh
sa e ndryshme do të ish bota
nëse njerëzit
do të mendonin me zemër…
E të gjesh në to
ato fëmijë që ke humbur
rrugës së jetës abortuar
e të shohesh e të vuash
atë mrekulli jete
mohuar,
padrejtësisht që në embrion
t’i përkëdhelësh,
të ç’mallesh me to
e t’u kerkosh ndjesë
me lot pendimi
në sytë e zemrës
në sytë e shpirtit …
E të flasësh me Zotin
në rrezen e praruar të diellit
e ta ndjesh të të flasë
në sythin e brishtë e të gjelbër
që çel pas dimrit të zemëruar
të të thote, ja një filiz shprese
ngrihu, fatit mos ju përul
ta kam dhënë jetën
për te mos u nënshtruar…
A e ke ndjerë veten
zot të vetes
e të mendimeve të tua
apo ajo llogari e ftohtë
të është bërë zot
e zemrën ta ka akulluar…
E ndërsa ti
bashkëbiseduesi im i rastit
më shet mënd se ç’ke bërë
pas parave rendur
unë padashur ndjek atë fluturën
krahëshkruar
që ndoshta më mirë se ne
jetën e ka kuptuar
edhe se një ditë të vetme
jetë të dhuruar
luleve bredhur luleve kaleruar…
A e ke larë ndonjëhere zemrën
në lot lëndimi e vuajtjeje
që nuk janë të tuat
të vuash me të tjerët
në fatkeqësi a humbje
a ta ngrohësh zemren
nen rrezet
e më të dlirës buzëqeshje…
Ndaj të lutem
mos më pyet se ç’kam bërë
e ç’plane kam për të nesërmen
për të më kuptuar nuk ke
kur pa turp do të të them
Jam, mbetem
e në fluturim do të vdes
i marrosur duke vuajtur
e duke u lumturuar
si një poet…
Nga Suzana Kuqi

Alo , i dashur mos më prit sonte. Jo, mos u shqetëso, nuk ka ndodhur
asgjë me rëndësi… nëse mund të quhet kështu. Por unë nuk do ta thoja
dot. Dikush më shterngon dorën e nuk ma lëshon. Mos u alarmo, asgjë nga
ato gjëra që mund të të shkojnë ndër mend . Një grua e vjetër, një
gjyshe e ëmbël që po kalon pragun pragun e dhimbshëm të kësaj bote. Nuk
është se nuk ka fëmijë. Ka dy, një djalë e një vajzë tashmë me flokë që
kane filluar të tisen me dëborën e parë të viteve. Ka dhe nipër e mbesa.
Erdhën këtu e ndenjën një copë herë pasdite pasi i lajmëruam se gjyshja
po…Diku nusja e të birit u nxeh me ne pasi nuk i kishim ndërruar
këmishën e natës së vjehrrës, nuk i kishim veshur atë të renë që i kish
blerë dy ditë më parë. Pastaj ikën, kishin shumë gjëra të rëndësishme
për të bërë... se sa të prisnin… Thirrën priftin e ikën. Prifti erdhi
,bëri atë që duhej të bënte e... iku edhe ai. Plaka mbeti sërish vetëm.
Një trup i konsumuar , një shpirt që fiket ngadalë . E vetme, e trembur
para asaj porte të panjohur ,cili njeri nuk do të trembej. Kalova për
t'a përshendetur për herë të fundit, nesër nuk do të jetë më. Më
buzëqeshi ëmbël, ku e gjeti atë forcë . Më shtërngoi dorën e nuk m'a
lëshoi. E mua nuk ma bëri zemra t'a shkëpusja.Jam këtu i dashur e lotë
të hidhur kam në sy e në shpirt e qaj fatin e kësaj gruaje e nëne që po i
lë lamtumirën kësaj bote pa pasur pranë ata njerëz që do t’i donte
zemra e saj . Eshtë e mirë kjo qenie e ndarë përgjysëm mes dy botëve .
Këmishën nuk ja ndërrova, për gjë tjetër ka nevojë shpirti i saj tani,
për gjë tjetër.Dëgjoj frymëmarrjen e saj të rëndohet, pulsin e saj të
dobësohet , sytë e saj i mban ndezur vetëm frika që ka për të hedhur
këtë hap të fundit të jetës së saj.Thonë se vdekja është pjesë e jetës,
një prag për t'u kaluar, nganjëherë e them edhe unë, nganjëherë më duket
sikur e besoj edhe unë, nganjëherë...pasi e mendoj larg vdekjen
time...por a do ta besoj vallë kur të jem para atij pragu... Padashur i
pëshpëris : Forca, kurajo, do të shkojë ç’do gjë mirë… Mirë ?! Cfarë di
unë se mund të shkoje mirë a keq ? Kush jam unë që mund t’i them këto
fjalë absurde? Nuk u besoj veshëve të mi. Sytë e saj të ëmbël u kthyen
edhe një herë nga unë e pashë mirënjohje në ta para se të mbylleshin.E
vesha , i vesha rrobat e bukura që kishin disa muaj që rrinin të varura
në dollapin e saj, mbeshtjellur me qese celofani bashkëngjitur etiketën
..."mos i prekni "...Nuk duheshin prekur , nuk i duheshin veshur kur
ishte gjallë...ishin për... për t'ju zbardhur faqen të bijve kur të
vinin të afërmit e tjerë t'a shihnin në dhomën ku vendosen të vdekurit
para varrimit. As në shtëpi nuk mund të shkonte , as e vdekur...Më pat
thënë një muaj më parë ,"kam mall për shtëpinë, e di nuk do t'a shoh
më". Dhe mua atë mëngjes nuk e di se kush bëri më shumë keq ,ato fjalë
apo ai trishtim që i pashë në sy.
Tani kam dalë nga puna e nuk është
zbardhur ende. Por unë nuk kam dëshirë të kthehem në shtëpi tani. Po
endem një copë herë rrugëve, ti i dashur mos u bëj merak, nuk më gjen
gjë. Dua t'a tres tërë atë ngarkesë dhimbjeje e hutimi që më ka
pllakosur shpirtin. I dashur shpresoj t’i kesh puthur e uruar natën e
mirë fëmijëve.Kanë nevojë të ndjejnë dashuri në fjalët e gjestet tona më
shumë se sa në plotësimin e tekava. Thonë që çdokush e përgatit vetë
shkopin e tij të pleqërisë. Ku kemi gabuar ? Në ç’hap të jetes jemi
hutuar e kemi harruar se përpara se fëmijët tanë t'i ndihmojmë për t'u
bërë doktorë, arkitektë, mësues … duhet t’i mësojmë e ndihmojmë të bëhen
e të mbeten njerëz. Cila ishte hera e parë që fëmija ynë nuk i liroi
vendin në autobus një të moshuari , e ne bëmë sikur nuk e vumë re? Apo
hera e parë që ngriti zërin e kundërshtoi dhe ne ja plotësuam atë që
desh ndoshta ....që të n'a linte rehat. Hera e parë që të ngatërruar në
labirintin e lodhshëm të sigurimit të jetesës nuk patëm kohë të dëgjonim
për problemet që e shqetësonin ndërsa nuk harruam kurrë për t'a pyetur
për notat që kish marrë në shkollë? Kur jemi ulur për herë të fundit me
ta për t'u treguar se si jemi edukuar ne, fjalët e mira të nënës, babait
apo gjyshes sonë të shtrenjtë që na këshillonin e nuk na e kursenin
kohën? E sa e sa herë të tjera . Kur kemi filluar t’ua bëjmë jetën më të
lehtë e ju kemi lënë për të kuptuar se jemi vetëm ne që kemi detyrime
karshi atyre...Që kur jeta është bërë vetëm detyrim , kemi harruar t'u
spjegojmë se para detyrimit është dashuria. Edhe ne gabojmë shumë,
askush nuk mund të thotë që është perfekt. Ka nëna shumë të mira, të
mira , më pak të mira ndoshta edhe… të këqia, por … asnjëra nuk e
meriton të vdesë kështu. E lotët nuk po më pushojnë , e nuk e di nëse
qaj fatin e asaj plake të mirë apo qaj … fatin tonë kur të ndodhemi
atje, para atij pragu të vështirë e të dhimbshëm. Zot , na ndihmo të
rrisim fëmijë të mirë
nga Suzana Kuqi

kjo gjithnje me ndihmon ne shtjellimin e temave
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Similar topics
» Grua në errësirë - Tregim nga Suzana Kuqi
» Suzana Zisi - Meditime mbi glob
» Kuqi mposht ish-skuadrën
» Kuqi i jep tre pikë Swansea
» Martohet këngëtarja kosovare Yllka Kuqi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi