Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
2009, viti i ujit në Hënë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
2009, viti i ujit në Hënë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2009, viti i ujit në Hënë

2 posters

Shko poshtë

2009, viti i ujit në Hënë Empty 2009, viti i ujit në Hënë

Mesazh nga WebMaster Sat 26 Dec 2009 - 8:37

2009, viti i ujit në Hënë
2009, viti i ujit në Hënë 1261830328-uji-ne-heneNdryshimet klimatike, qelizat staminale dhe evolucioni kanë qenë tri temat e mëdha të shkencës së vitit që po lëmë pas, vit që qëlloi të ishte edhe 200-vjetori i lindjes së Çarls Darvinit dhe përvjetori i librit të tij "Prejardhja e llojeve përmes seleksionimit natyror". Por ndoshta historia më intriguese e vitit ishte përralla e pabesueshme e "tkurrjes" së deles në ishullin skocez të Hirtës, në arkipelagun e Shën Kildës, një studim që ia doli të bënte bashkë njëherazi si çështjet e evolucionit ashtu edhe ato të ndryshimeve klimatike.
Për rreth çerekshekulli, delet e këtij ishulli të rrahura nga erërat kanë ardhur duke u zvogëluar në përmasat e trupit, ndërkohë që sipas teorisë së Darvinit për seleksionimin natyror, ato duhet që të bëheshin më të mëdha. Sipas teorisë, delet duhet të bëheshin më të mëdha, sepse mundësitë për mbijetesë në këtë mënyrë do të ishin më të shumta, duke pasur parasysh kushtet shumë të vështira klimaterike të ishullit dhe veçanërisht dimrave të ashpër. Përmasat janë shpesh të përcaktuara nga gjenet. Megjithatë, shkencëtarët vunë re se dimrat e butë dhe çka është më e rëndësishme pranverat e hershme, po u mundësonin qengjave të vegjël që të jetonin më gjatë kryesisht gjatë vitit të parë të jetës. Më parë qengjat më të mëdhenj që shtonin peshë gjatë verës kishin më shumë shanse mbijetese deri në pranverën e ardhshme, por ky model ndryshoi në një mot më të ngrohtë. Kjo do të thotë që delet janë tkurrur me 5% gjatë çerekshekullit të fundit, ç‘ka përbën një ndryshim shumë të madh si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe pranverave të hershme.

Një tjetër kafshë që zuri rreshtat e parë të gazetave gjatë vitit 2009 ishte Ida, folisi 47 milionë vjeçar i një gjitari primitiv. Emrin e mori nga vajza 6-vjeçare e shkencëtarit të Universitetit të Oslos, që e bleu fosilin nga një koleksionist privat. Ida u konsiderua nga shkencëtarët si "hallka e munguar" mes shkallës së primatëve që evoluuan në majmun dhe vetë njeriut e kafshëve të tjera. Për këtë u bë edhe një dokumentar i veçantë, në të cilin u pasqyrua edhe rindërtimi fizik i mundshëm i këtij gjitari të lashtë e primitiv, që sipas kompjuterit duhet të ishte shumë i gjatë. Megjithatë, studime të mëvonshme, të bëra po gjatë vitit 2009, hodhën dyshime mbi famën e Idës dhe faktin që asaj i duhej kushtuar një vëmendje kaq e madhe. Sipas disa shkencëtarëve, edhe pse bëhej fjalë për një specie shumë interesante, ky fosil ishte mbetja e një krijese që i përkiste një specieje që nuk kishte të bënte me paraardhësen tonë dhe për më tepër nuk mund kurrsesi që të karakterizohej si "hallka e munguar", sepse kjo nuk ishte e vërtetë. Një tjetër çështje shkencore që vazhdoi të dominonte shtypin në vitin 2009 ishte ajo e qelizave staminale. Kështu, gjatë këtij viti disa shkencëtarë në disa vende të ndryshme morën licenca të posaçme për t‘i zhvilluar dhe përdorur këto qeliza në kuimine disasë jundjeve. Sigurisht që kjo ka qenë një çështje shumë e debatuar në lidhje me etikën e një veprimi të tillë.

Edhe gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojë lufta për këtë çështje. Ndërkohë, shkencëtarët kinezë kanë treguar se mund të jetë e mundur vonesa e menopauzës te femrat me transferimin e qelizave staminale që shndërrohen në vezë të pjekura. Shkencëtarët britanikë kanë lajmëruar gjithashtu se kanë shpresë që t‘i përdorin qelizat staminale në prodhimin e sasive të konsiderueshme të gjakut industrial, ose gjakut që do të prodhohet në fabrikë. Ai do të jetë një lloj gjaku sintetik, që do të përdoret për të furnizuar të sëmurët nëpër spitale.

Për sa i përket qiellit dhe vëzhgimeve të hapësirës, viti 2009 ka qenë një vit i karakterizuar nga shumë zbulime të rëndësishme, të tilla si prezenca e ujit në Hënë. Shkencëtarët e NASA-s kanë analizuar të dhënat nga satelitët e dërguar në disa kratere hënorë dhe veçanërisht nga sateliti "Cabeus" që u përplas qëllimshëm në sipërfaqen e satelitit tonë për të analizuar më mirë copëzat përbërëse të sipërfaqes së saj. Pikërisht nga kjo përplasje janë gjetur gjurmët e ujit në Polin Jugor të Hënës. Kjo mundëson ndërtimin në të ardhmen të një stacioni të përhershëm në Hënë, ku do të qëndrojnë njerëz për të studiuar Hënën dhe hapësirën rreth saj. Ndërkohë, një tjetër grup studiuesish të NASA-s kanë bërë të ditur se kanë zbuluar sasi të konsiderueshme metani në Mars. Studime të mëtejshme kanë përjashtuar mundësinë që metani vjen nga burime vullkanike, duke sugjeruar që ekziston vetëm një mundësi për këtë zbulim: ekzistenca e jetës nëntokësore.

Por, historia shkencore e vërtetë e vitit 2009 ishte vazhdimi i studimit për klimën në Tokë. Sipas disa studimeve, ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike po zhvillohen në Tokë me një hap më të shpejtë nga sa parashikohej në të shkuarën. Në vitin 2009, është botuar edhe një raport i hollësishëm dhe shumë i specializuar për gjeo-inxhinierinë, ose manipulimin artificial të klimës. Ky raport është publikuar për të kundërshtuar ata që deklarojnë se ngrohja e klimës është pasojë e emetimit të lartë të dyoksidit të karbonit dhe gazeve të tjerë të dëmshëm në atmosferë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2009, viti i ujit në Hënë Empty Re: 2009, viti i ujit në Hënë

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Nov 2012 - 22:16

qyqa se paska nhen uj tashi jom te marr vesh
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi