Per Nenen !!
5 posters
Faqja 1 e 1
Per Nenen !!
Letra e Nenes"
Biri im, kjo është një
letër,
nga nëna jote, një plakë e gjorë.
Mbas kohës që na largoi, si askënd tjetër,
më në fund lapsin mora në
dorë!
2.
Sa herë loti rrugën ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrtë acarin theu,
zemër e
nënës tutje s’të hodhi!
O biri im, shoh që je rritur,
je bërë i madh, në trup e mendje…
Veç mos harro, gjykim i
ndritur,
t’keqen flak nga shpirti, pa fjalë, me endje!
4.
Si të gjithë nënat, ashtu dhe unë,
shikimin tres
tutje, larg, tek e ardhmja…
Kurrë mos harro, të dua shumë,
e drejta e nënës është më e madhja!
5.
Të paktën
këtë letër, ti bir, lexoje,
aty, veç dhembjes, ka plot urime.
Më pas, në do, grise, coptoje,
siç ke coptuar dhe
zemrën time!
6.
Para 40 vitesh, kur një doktoreshë,
për shtatzëninë më lajmëroi,
mes shoqesh u ndjeva si
luaneshë,
krah’ i gëzimit botën pushtoi!
7.
Të gjitha nënat e dinë se e mira,
merr tjetër vlerë kur pret një
fëmijë.
Bashkë me agimet më të bukura, më të dlira
dhe det i trazuar i shqetësimeve do të vijë!
8
Në trup të
mbajta jo pak, nëntë muaj,
flija e ngrihesha me vështirësi.
Si mund të mendoja që do t’bëhesha e huaj,
kur vuajtjet
më shtonin veç dashuri!?
9.
Asgjë s’ma zvogëlonte dashurinë për ty,
dita-ditës mezi prisja të të shihja.
E ku
kish më të lumtur se ne të dy,
për të varrosur djallin rrëmihja, rrëmihja!…
10.
Gëzohesha tek ndjeja t’ëmblat
lëvizje,
për peshën tënde, që shtohej çdo ditë.
Të ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh të
mbushura plot shpresa e frikë!
11.
Më në fund erdh’ çasti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh që as lapsi, as
gjuha s’mund t’i shprehë.
Mbas shumë mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuratën që ta jep Zoti askush s’mund ta
bjerrë!…
12.
E qara jote u përzie me lotët e mi,
të shihja e s’ngopesha nga gëzimi, mrekullia…
Për vite të
tëra të mbajta në gji,
të lava, të shplava me duart e mia!
Prehrin e bëra shtrat për ty, o bir,
qumështin tim
ushqimin më të preferuar.
Në netët e gjata t’i ndrisje si xhevahir,
unë vigjëloja e qetë, e
lumturuar!…
14.
Lodhesha aq shumë, që ti të gëzoje,
mirësitë e mësimit prisja të shijoja.
Prisja me padurim
diç të më kërkoje
e me gjithë shpirt, bir, të ta dhuroja!
15.
Kaluan mjaft vite e unë me këtë
gjendje,
mëndeshë e gëzuar, durimtare e mirë.
Për ty s’ndjeja lodhje, mëdyshje e hamendje,
shërbëtore e papërtuar,
pa sqimë, pa smirë!…
16.
Dhe nuk të vonuan shenjat e burrërisë,
kish ardhur koha për të të martuar.
Më në
fund po ndaheshe nga krahët e djalërisë,
një agim i ri të ishte afruar!
17.
Martesa s’vonoi, ky ligj i
bekuar,
por, oh, që n’ditën e dasmës zemra m’u thërmua.
Lotë gëzimi me dhembje rridhnin ngatërruar,
një re e
çuditshme pranë m’u afrua!…
Dhe sot, sa keq që s’je më ai që njoh,
më braktise dhe e harrove, ti bir, hakun
tim.
Kalojnë vite të tëra e unë nuk të shoh,
zërin s’ta dëgjoj e kridhem në trishtim!…
19.
O bir i dashur,
s’të kërkoj shumë, veç pak,
këtë sjellje nënëmira kurrë nuk e priti.
Tashmë jam e lodhur, e dobësuar, plakë,
si e
mohove atë që të rriti!?
20.
Nëse një e huaj diç do të dhuronte,
do t’i ishit mirënjohës, si ti dhe
fëmija.
Vallë, si mundi djali kaq shpejt të harronte,
mirësitë e nënës, nga zemërligësia!?
21.
Sa herë që
zemra ime për ty mirë dëgjon,
sa shumë që gëzohet, aq shtang e hutuar.
اfarë gjynahu kam bërë që nuk më
viziton,
mos vallë hakun tënd s’e kam plotësuar?!…
22.
O biri im i shtrenjtë, dua të të shoh,
në mes
besimtarësh e jo me qafirët.
Më jep shpërblimin e mos më moho,
mëshira e All-llahut është për të mirët!
23.
A
s’ka ardhur koha që zemra të të zbutet,
për një plakë të përvuajtur që e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk
tutet,
kur nënën e ka flakur porsi një gur zalli!?…
24.
Jo bir, jo, s’do ankohem e lutem kundër teje,
s’do e
shfaq zemërimin, do e bluaj në vetvete.
Asgjë s’ka fuqi të të ndajë prej meje,
paçka se pikëllimi po më tret ndër
vete!
25.
Dyert e qiellit do të hapeshin shpejt,
s’do të kish pengesë për lutjet e mia.
All-llahu do t’i
përgjigjej kësaj nëne të shkretë,
mbi ty e familjen tënde do zbriste fatkeqësia!
26.
Oh, jo, nuk do ta bëj, se
ti je im bir,
ke qenë dhe do të mbetesh pranverë e jetës sime.
Ke ndritur e më ndrit porsi xhevahir,
paçka se më ke
lënë mes detit plot gulçime!
27.
Kthe rrugë, biri im, thinjat po të dalin,
vitet kalojnë shpejt e do të bëhesh
plak.
Me lot të mërzisë ke për ta lutur dhe ti djalin,
e vërteta është e vërtetë dhe haku është hak!
Ki frikë të
madhin Zot ndaj nënës që të pret,
besimi i vërtetë di t’i mposhtë pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i
sinqertë,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!
29.
Kushdo që bën mirë, qoftë sa një thërrmijë,
do ta
shohë atë, pa më të voglin dyshim.
Por dhe dënimi shpejt do ta arrijë,
atë që bën keq e s’ngutet në pendim!…
Biri im, kjo është një
letër,
nga nëna jote, një plakë e gjorë.
Mbas kohës që na largoi, si askënd tjetër,
më në fund lapsin mora në
dorë!
2.
Sa herë loti rrugën ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrtë acarin theu,
zemër e
nënës tutje s’të hodhi!
O biri im, shoh që je rritur,
je bërë i madh, në trup e mendje…
Veç mos harro, gjykim i
ndritur,
t’keqen flak nga shpirti, pa fjalë, me endje!
4.
Si të gjithë nënat, ashtu dhe unë,
shikimin tres
tutje, larg, tek e ardhmja…
Kurrë mos harro, të dua shumë,
e drejta e nënës është më e madhja!
5.
Të paktën
këtë letër, ti bir, lexoje,
aty, veç dhembjes, ka plot urime.
Më pas, në do, grise, coptoje,
siç ke coptuar dhe
zemrën time!
6.
Para 40 vitesh, kur një doktoreshë,
për shtatzëninë më lajmëroi,
mes shoqesh u ndjeva si
luaneshë,
krah’ i gëzimit botën pushtoi!
7.
Të gjitha nënat e dinë se e mira,
merr tjetër vlerë kur pret një
fëmijë.
Bashkë me agimet më të bukura, më të dlira
dhe det i trazuar i shqetësimeve do të vijë!
8
Në trup të
mbajta jo pak, nëntë muaj,
flija e ngrihesha me vështirësi.
Si mund të mendoja që do t’bëhesha e huaj,
kur vuajtjet
më shtonin veç dashuri!?
9.
Asgjë s’ma zvogëlonte dashurinë për ty,
dita-ditës mezi prisja të të shihja.
E ku
kish më të lumtur se ne të dy,
për të varrosur djallin rrëmihja, rrëmihja!…
10.
Gëzohesha tek ndjeja t’ëmblat
lëvizje,
për peshën tënde, që shtohej çdo ditë.
Të ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh të
mbushura plot shpresa e frikë!
11.
Më në fund erdh’ çasti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh që as lapsi, as
gjuha s’mund t’i shprehë.
Mbas shumë mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuratën që ta jep Zoti askush s’mund ta
bjerrë!…
12.
E qara jote u përzie me lotët e mi,
të shihja e s’ngopesha nga gëzimi, mrekullia…
Për vite të
tëra të mbajta në gji,
të lava, të shplava me duart e mia!
Prehrin e bëra shtrat për ty, o bir,
qumështin tim
ushqimin më të preferuar.
Në netët e gjata t’i ndrisje si xhevahir,
unë vigjëloja e qetë, e
lumturuar!…
14.
Lodhesha aq shumë, që ti të gëzoje,
mirësitë e mësimit prisja të shijoja.
Prisja me padurim
diç të më kërkoje
e me gjithë shpirt, bir, të ta dhuroja!
15.
Kaluan mjaft vite e unë me këtë
gjendje,
mëndeshë e gëzuar, durimtare e mirë.
Për ty s’ndjeja lodhje, mëdyshje e hamendje,
shërbëtore e papërtuar,
pa sqimë, pa smirë!…
16.
Dhe nuk të vonuan shenjat e burrërisë,
kish ardhur koha për të të martuar.
Më në
fund po ndaheshe nga krahët e djalërisë,
një agim i ri të ishte afruar!
17.
Martesa s’vonoi, ky ligj i
bekuar,
por, oh, që n’ditën e dasmës zemra m’u thërmua.
Lotë gëzimi me dhembje rridhnin ngatërruar,
një re e
çuditshme pranë m’u afrua!…
Dhe sot, sa keq që s’je më ai që njoh,
më braktise dhe e harrove, ti bir, hakun
tim.
Kalojnë vite të tëra e unë nuk të shoh,
zërin s’ta dëgjoj e kridhem në trishtim!…
19.
O bir i dashur,
s’të kërkoj shumë, veç pak,
këtë sjellje nënëmira kurrë nuk e priti.
Tashmë jam e lodhur, e dobësuar, plakë,
si e
mohove atë që të rriti!?
20.
Nëse një e huaj diç do të dhuronte,
do t’i ishit mirënjohës, si ti dhe
fëmija.
Vallë, si mundi djali kaq shpejt të harronte,
mirësitë e nënës, nga zemërligësia!?
21.
Sa herë që
zemra ime për ty mirë dëgjon,
sa shumë që gëzohet, aq shtang e hutuar.
اfarë gjynahu kam bërë që nuk më
viziton,
mos vallë hakun tënd s’e kam plotësuar?!…
22.
O biri im i shtrenjtë, dua të të shoh,
në mes
besimtarësh e jo me qafirët.
Më jep shpërblimin e mos më moho,
mëshira e All-llahut është për të mirët!
23.
A
s’ka ardhur koha që zemra të të zbutet,
për një plakë të përvuajtur që e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk
tutet,
kur nënën e ka flakur porsi një gur zalli!?…
24.
Jo bir, jo, s’do ankohem e lutem kundër teje,
s’do e
shfaq zemërimin, do e bluaj në vetvete.
Asgjë s’ka fuqi të të ndajë prej meje,
paçka se pikëllimi po më tret ndër
vete!
25.
Dyert e qiellit do të hapeshin shpejt,
s’do të kish pengesë për lutjet e mia.
All-llahu do t’i
përgjigjej kësaj nëne të shkretë,
mbi ty e familjen tënde do zbriste fatkeqësia!
26.
Oh, jo, nuk do ta bëj, se
ti je im bir,
ke qenë dhe do të mbetesh pranverë e jetës sime.
Ke ndritur e më ndrit porsi xhevahir,
paçka se më ke
lënë mes detit plot gulçime!
27.
Kthe rrugë, biri im, thinjat po të dalin,
vitet kalojnë shpejt e do të bëhesh
plak.
Me lot të mërzisë ke për ta lutur dhe ti djalin,
e vërteta është e vërtetë dhe haku është hak!
Ki frikë të
madhin Zot ndaj nënës që të pret,
besimi i vërtetë di t’i mposhtë pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i
sinqertë,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!
29.
Kushdo që bën mirë, qoftë sa një thërrmijë,
do ta
shohë atë, pa më të voglin dyshim.
Por dhe dënimi shpejt do ta arrijë,
atë që bën keq e s’ngutet në pendim!…
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Per Nenen !!
1.
Shpirti im është
përmalluar
Është tretur bërë shkumë
Ka shumë kohë s’të kam takuar
Të dua nënë të dua shumë.
2.
Syri im
është duke qarë
Po rrjedh lot tamam si shi,
ka shumë kohë që s’të kam parë
ka kohë nënë që s’rri me ty.
3.
Veshi im është shurdhuar
është bërë porsi bori,
zërin tend më s’ka dëgjuar
shërohet nënë po t’dëgjoi
ty.
4.
Goja ime rri e heshtur
ska dëshirë të nxjerr më fjalë
shpirti im është shumë i etur
e dogji
malli për ty o nënë.
5.
Zemra ime digjet flakë
nga malli u bë hi e shkrumb,
të kujtoj unë ditë e natë
të
dua nënë të dua shumë.
6.
Dora ime më nuk shkruan
rri e ngrirë porsi një shkëmb,
zemra ime për ty
vuan
shpirti nënë për ty më dhëmb.
7.
Këmba ime s’do të ecë
si një lis qëndron në vënd,
s’di ç’të bëjë
këmba e shkretë
do të vij në drejtimin tënd.
8.
Ti je yll që shumë ndriçon
mëshira e Zotit mbi
tokë,
ti je ajo që më gëzon
pa ty s’ka kuptim kjo botë.
9.
Ti je hëna që dritë bën
me këtë dritë gjej
rrugën unë
ti çdo dhembje ma shëron
të dua nënë të dua shumë.
10.
Me përgjërim zemra ime
të lutet çdo
ditë o Zot
mëshiro Ti nënën time
dhe të gjitha nënat në botë.
Shpirti im është
përmalluar
Është tretur bërë shkumë
Ka shumë kohë s’të kam takuar
Të dua nënë të dua shumë.
2.
Syri im
është duke qarë
Po rrjedh lot tamam si shi,
ka shumë kohë që s’të kam parë
ka kohë nënë që s’rri me ty.
3.
Veshi im është shurdhuar
është bërë porsi bori,
zërin tend më s’ka dëgjuar
shërohet nënë po t’dëgjoi
ty.
4.
Goja ime rri e heshtur
ska dëshirë të nxjerr më fjalë
shpirti im është shumë i etur
e dogji
malli për ty o nënë.
5.
Zemra ime digjet flakë
nga malli u bë hi e shkrumb,
të kujtoj unë ditë e natë
të
dua nënë të dua shumë.
6.
Dora ime më nuk shkruan
rri e ngrirë porsi një shkëmb,
zemra ime për ty
vuan
shpirti nënë për ty më dhëmb.
7.
Këmba ime s’do të ecë
si një lis qëndron në vënd,
s’di ç’të bëjë
këmba e shkretë
do të vij në drejtimin tënd.
8.
Ti je yll që shumë ndriçon
mëshira e Zotit mbi
tokë,
ti je ajo që më gëzon
pa ty s’ka kuptim kjo botë.
9.
Ti je hëna që dritë bën
me këtë dritë gjej
rrugën unë
ti çdo dhembje ma shëron
të dua nënë të dua shumë.
10.
Me përgjërim zemra ime
të lutet çdo
ditë o Zot
mëshiro Ti nënën time
dhe të gjitha nënat në botë.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Per Nenen !!
Nënëve të mia
fisnike
Ju jeni nëna të të gjithë dijetarëve gjeni,
po ashtu pa pritur fare gjë
po shërbeni.
Me mëshirën tuaj, s'mund të bëhesh rival,
të gjithë shërbimin e fëmijëve po e bëni falë.
Por po përballoheni me të kundërtën e saj,
po ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa faj.
Ka merituar të
gëzohet por vajton dhe qan,
djali e hedh në vetmi e bukën thatë po e ha.
O nëna fisnike, ke hasur në ato që s'i
ke pritur,
që do të përballohesh me to, fare nuk e ke ditur.
Djali fatkeq e nxorri nënën në vendbanim azili,
o nënë, ti në fakt këtë arshmëri e pritje me zili.
Nëna e pafat që me shpirtin e saj i rriti djemtë,
nuk
priste këtë ditë që atë ta lënë vetë.
Kur e pyesin djalin, nënën duke e pasur në dorë,
si e nxorre, mos harro
kurrë se ke për ta korrë.
Nëna duke qarë me vaj, djali po kërcen si hor,
një ditë atë e pyesin, nënën përse e
nxore me zor.
Prindërit u përballuan me djemtë fare pa besë,
kurse nëna e mjerë vraponte me shpinën plot
ngarkesë.
A e pritshe ti këtë kur e përkundje në djep,
që tani të ndihesh rëndë edhe kur rri në një cep.
O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës,
shpresën mos e humb se është një Mëshirëbërës.
Ju prindërit
jeni përpjekur pa pritur pagesë,
All-llahu ju paguan me xhennnet-ul firdeusë.
Dr. Leone
fisnike
Ju jeni nëna të të gjithë dijetarëve gjeni,
po ashtu pa pritur fare gjë
po shërbeni.
Me mëshirën tuaj, s'mund të bëhesh rival,
të gjithë shërbimin e fëmijëve po e bëni falë.
Por po përballoheni me të kundërtën e saj,
po ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa faj.
Ka merituar të
gëzohet por vajton dhe qan,
djali e hedh në vetmi e bukën thatë po e ha.
O nëna fisnike, ke hasur në ato që s'i
ke pritur,
që do të përballohesh me to, fare nuk e ke ditur.
Djali fatkeq e nxorri nënën në vendbanim azili,
o nënë, ti në fakt këtë arshmëri e pritje me zili.
Nëna e pafat që me shpirtin e saj i rriti djemtë,
nuk
priste këtë ditë që atë ta lënë vetë.
Kur e pyesin djalin, nënën duke e pasur në dorë,
si e nxorre, mos harro
kurrë se ke për ta korrë.
Nëna duke qarë me vaj, djali po kërcen si hor,
një ditë atë e pyesin, nënën përse e
nxore me zor.
Prindërit u përballuan me djemtë fare pa besë,
kurse nëna e mjerë vraponte me shpinën plot
ngarkesë.
A e pritshe ti këtë kur e përkundje në djep,
që tani të ndihesh rëndë edhe kur rri në një cep.
O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës,
shpresën mos e humb se është një Mëshirëbërës.
Ju prindërit
jeni përpjekur pa pritur pagesë,
All-llahu ju paguan me xhennnet-ul firdeusë.
Dr. Leone
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Per Nenen !!
Leter nga mergimi
M'pikuan lotet n'toke me rane
mos harro ate dite moj nane,
n'dite
bajramit, n'dite gezimit,
mora rrugat e mergimit
Sot s'kam gezim as nuk kam gas,
se prej mallit s'mund te
flas,
prandaj jam ule e po t'shkruej,
djali yt prej theut t'huaj.
Te tregoj nene pernjimend,
asgje
s'asht si n'vendin tem,
qyshe kam ardhe ketu mallkoj vehten,
merzia po m'shkatrron jeten.
Ketu hana rri e
fshehte,
ketu qielli eshte i errte,
as dielli nuk jep ndricim,
s'asht si dielli i vendit tim.
Ketu
luleve s'u vjen ere,
ketu s'ka vjeshte, as s'ka pranvere
ka vec dimen e vape te shkrete
mos me mujte nji nate
me fjete
Ktu s'ka qefe vec pune a gjume,
pamiresi me shume zullum,
ketu jane njerzezit si bagetia,
nga
nje jave nuk shkojne te shpia
Tash nene shume nuk po te shkruaj,
t'fala u baj prej dheut t'huaj,
sa here te
duesh me m'kujtue
puthe dheun qe m'ka rrite mue.
Dr.
Leone
M'pikuan lotet n'toke me rane
mos harro ate dite moj nane,
n'dite
bajramit, n'dite gezimit,
mora rrugat e mergimit
Sot s'kam gezim as nuk kam gas,
se prej mallit s'mund te
flas,
prandaj jam ule e po t'shkruej,
djali yt prej theut t'huaj.
Te tregoj nene pernjimend,
asgje
s'asht si n'vendin tem,
qyshe kam ardhe ketu mallkoj vehten,
merzia po m'shkatrron jeten.
Ketu hana rri e
fshehte,
ketu qielli eshte i errte,
as dielli nuk jep ndricim,
s'asht si dielli i vendit tim.
Ketu
luleve s'u vjen ere,
ketu s'ka vjeshte, as s'ka pranvere
ka vec dimen e vape te shkrete
mos me mujte nji nate
me fjete
Ktu s'ka qefe vec pune a gjume,
pamiresi me shume zullum,
ketu jane njerzezit si bagetia,
nga
nje jave nuk shkojne te shpia
Tash nene shume nuk po te shkruaj,
t'fala u baj prej dheut t'huaj,
sa here te
duesh me m'kujtue
puthe dheun qe m'ka rrite mue.
Dr.
Leone
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Per Nenen !!
PËR NËNËN
Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e
saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,
zemra do te me behej mal.
Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia
shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me
behej se e kisha shpetuar.
Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja
fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me mire,
Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne
mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.
Te kam ne zemer o zemer
qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
Dr.
Leone
Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e
saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,
zemra do te me behej mal.
Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia
shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me
behej se e kisha shpetuar.
Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja
fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me mire,
Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne
mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.
Te kam ne zemer o zemer
qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
Dr.
Leone
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Per Nenen !!
Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Poezise dhe Tregimit...
Ju Faleminderit...
Ju Faleminderit...
Re: Per Nenen !!
meqen se tema ka titullin : PER NENEN jun per veten e jap jeten vetem ajo mos e humbi lumturin ......poesi nun kam ndermend flm nese me lejohet :P :)
Genti- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : atu ku duhet :P,,,
Postime : 1270
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/08/2009
Mosha : 38
Hobi : Futbolli
Re: Per Nenen !!
Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert
Te Dua Nena IMEEEEE…
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert
Te Dua Nena IMEEEEE…
Re: Per Nenen !!
Nene moj nuk kam fjal qe te shpreh dashurin,por te faleminderit qe me ke mesuar diturin.Te falenderoj moj nen se me ke lindur dhe me ke fal jeten,nene moj ti qe me ke mesuar te verteten.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dashuria për nënën.
» Poezi per nenen
» Jepni per nenen.
» Poezi me vidio per Nenen
» DUAJE NENEN SE AJO TE LINDI
» Poezi per nenen
» Jepni per nenen.
» Poezi me vidio per Nenen
» DUAJE NENEN SE AJO TE LINDI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi