PERLA NGA ANAIS NIN
Faqja 1 e 1
PERLA NGA ANAIS NIN
Me 21 shkurt, shkrimtarja ime e preferuar Anais Nin do te kishte mbushur 106 vjet. Ne nder te saj ju dergoj disa prej perlave te saj nga tregimet e saj, te perkthyera nga une.
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
PERLA NGA ANAIS NIN
nga tregimet e saj të shkurtra
Përkohshmëria e pashfrytëzuar
nga tregimet e saj të shkurtra
Përkohshmëria e pashfrytëzuar
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
“Me mendimin intuitiv", tha ajo, “mund të bëhet që unë të rritem djathtas mbi derën [përkundër një luleje që vetëm rritet majtas], por jo me mendimin e saktë.”
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
“Duhet të ketë një udhëtim nga i cili kthehesh gjithmonë i transformuar. Duhet të ketë mundësi të shumta për ta filluar jetën edhe një herë po të kishe një fillim aq të keq. (...)
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
Jam e ngopur të luftoj për të gjetur një filozofi që më përshtatet mua dhe jetës sime. Dua më shumë të gjej një botë që më përshtatet mua dhe filozofisë sime.”
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
Ndjenjë gabeli
Mariette pati befas këtë ndjenjë gabeli: Nuk kishte më mure, as kufi, as merak. Ajo shtyhej përpara në një karrocë të rrënuar në rrugën e fshatit, dhe gjithçka që ndodhte, bëhej pa mundim. Vallëzonte kur kishte qejf, flinte gjumë kur kishte qejf, ëndërronte, lante fytyrën dhe rrobat e saj në përronjtë, bisedonte me endacakët dhe nuk duhej të çante kokën për fjalë, vetëm gëzonte jetën e saj, gjithë ditën në rrugën e hapur, në harmoni me mjegullën që afrohej dhe mjegullën që zbehej, me rrebeshet e shiut dhe me dritën dridhëse dhe të dashur të diellit. Dhe gjithë forca që fitonte nga jeta e freskët dhe nga vetmia do të shpërthehej në valle.
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
Rusi që nuk u besonte mrekullive - dhe që kishte arsyet e veta për këtë
“Këtë [të zgjohesh për një jetë të re] mund ta bëni edhe pa vdekur. Çfarë ju pengon? Besoj që mund ta hedhim njeriun e djeshëm si një pallto të vjetër që nuk na pëlqen më, dhe në të vërtetë të fillojmë një jetë të re. Nuk ka mure midis së djeshmes, të sotshmes dhe të nesërmes ose midis jetës suaj dhe një jete tjetër, të një njeriu tjetër. Përpiquni një herë ta shihni botën çdo ditë ashtu siç e keni parë sot në mjegull, si vend ku gjithçka mund të ndodhë. Ju nuk dini më se ku ishte vatra juaj e vjetër, prandaj mund të ecni drejt një vatre të re. Nuk i duroni dot më fytyrat e njerëzve që njihni, prandaj miqësohuni me të rinj, si sot me mua. Frika që e sotshmja është e lidhur me dje dhe që nuk mund t'i ikësh vazhdueshmërisë , është vetëm një ide e ngulët. Mjegulla të tregon se si është bota në të vërtetë."
- Po ju, mund ta ndryshoni jetën tuaj? - pyeti ai.
- Patjetër. (...) Ju jeni sot atje ku jeni sepse koka juaj ishte boshe.
- Jo, sepse xhepat e mi ishin boshë.
- Paraja është vetëm një pretekst.
- Nga vini?
- Nga kudo. (...) Jam ushqyer kryesisht nga libra, prandaj jam pak e rëndë në majë, dhe nganjëherë më merren pak mendtë.
“Një femër ka kërkuar që unë të ndryshoj. Besoj që femrat e duan këtë lojë.”
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
Vallja që nuk vallëzohej dot
Tani e tutje, ajo vallëzonte në brendinë e saj, e fshehur nga sytë e njerëzve, me një këngë dhe një gëzim dhe një ritëm që askush përveç saj nuk e përceptonte dot, dhe shumë thellë në brendinë e saj gjeti një barazpeshë të përsosur, të cilën nuk e kishte njohur më parë. Kurdo që luhej vallja, këmbët rrinin të qeta, dhe gjallëria nuk përbëhej më nga dridhja e muskujve, nga hedhja e këmbëve dhe nga mbartja e shalleve dhe luleve, dhe lëvizja ndodhte përtej të gjitha përdredhjeve, në brendi, dhe jeta nuk përbëhej më nga marshimi dhe tingujt e trombave dhe zhurma, por ishte rrjedhja e vazhdueshme e këngës poshtë atyre, një valle brenda një valleje, një ëndërr brenda një ëndrre, duke u shtrirë në pafundësi, në taktin e përhershëm të vallëzimit të paprekur, jetës së paprekur.
Tani e tutje, ajo vallëzonte në brendinë e saj, e fshehur nga sytë e njerëzve, me një këngë dhe një gëzim dhe një ritëm që askush përveç saj nuk e përceptonte dot, dhe shumë thellë në brendinë e saj gjeti një barazpeshë të përsosur, të cilën nuk e kishte njohur më parë. Kurdo që luhej vallja, këmbët rrinin të qeta, dhe gjallëria nuk përbëhej më nga dridhja e muskujve, nga hedhja e këmbëve dhe nga mbartja e shalleve dhe luleve, dhe lëvizja ndodhte përtej të gjitha përdredhjeve, në brendi, dhe jeta nuk përbëhej më nga marshimi dhe tingujt e trombave dhe zhurma, por ishte rrjedhja e vazhdueshme e këngës poshtë atyre, një valle brenda një valleje, një ëndërr brenda një ëndrre, duke u shtrirë në pafundësi, në taktin e përhershëm të vallëzimit të paprekur, jetës së paprekur.
.com/ya/download?mid=1%5f8457%5fAGCzo0IAAItUSaH5tQDzqxaR6iI&pid=6&fid=Inbox&inline=1" style="width: 212;height: 295" alt="" />
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
Pendë palloi
Ajo pa anije prej safiri mbi dete koralore dhe e shihte veten në kiç duke kënduar. Kishte përshtypjen të mbahej mbi një re të lehtë pambuku në sfera në të cilat zëri i saj rridhte si dritë e lëngshme.
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
Një shesh tepër i rrëshqitshëm
“Gjithmonë kam dashur të jetoj në mënyrë inkandeshente. Po burrat që kanë një dhunti për jetën inkandeshente, janë pikërisht ata që nuk dinë t’i japin qëndrueshmëri.”
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
.com/ya/download?mid=1%5f7557%5fAF%2bzo0IAAOM7SaIKFwghyGFHREg&pid=3&fid=Inbox&inline=1" style="width: 198;height: 295" alt="" />
Shpirtrat tanë janë të fejuar
Shpirtrat tanë janë të fejuar
“[Ky hov] është bërë një pjesë e vyeshme e intensitetit, me të cilin vetëm je në lartësinë e jetës."
Ajo ndiente që qartësia e saj ishte e kotë - sepse ishte një qartësi mendore; ai duhet të arrinte zbulimet nëpërmjet ndjenjës. Energjia e saj nuk i shërbente atij aspak; ai duhet të gjente forcën e tij. Ajo nuk mund t’i ndihmonte. Vetëm mund ta dëgjonte.
Mbi jastëkun e mëndafshët, që gjendej mbi divanin, ai vizatoi një rreth. Jeta ishte për të si buza e një tasi. Ai kishte filluar në qendër të tasit, me idetë e mësuara të asaj që duhet të ndiente dhe të bënte. Zbulimet dhe instinktet e tij personale pastaj e zgjeruan rrethin. Shtrirja e veprimeve të tij vetëm shtohej e rritej. Përparoi deri në buzën e tasit dhe ra jashtë - si Gide, Proust dhe ndoshta edhe Da Vinci.
Ata për të cilat e merrte malli, plotësia dhe normaliteti, i shpresonte nga dashuria e një femre. Ajo duhej t’ia jepte ndjenjën që ishte mirë, i plotë, burrë.
Për një çast ishin aq veçanërisht, aq çuditërisht të harmonizuar në të njëjtat ndjenja; të dy zbuluan të vërteta me të njëjtin sinqeritet të munduar, të njëjtën vetëharresë. Sa i rrallë qenka ky akordim mendor, përgjigjja gjithmonë e drejtë, reagimi i befasishëm, vazhdimi i ëndrrave të veta, ëndrra të përziera, që çoheshin te fantazi të pjellshme.
Flisnin për atë se sa digjeshin të ishin të lidhur me jetën nëpërmjet dashurisë dhe krijimit, por në të vërtetë digjeshin për të qenë të lidhur me njëri-tjetrin.
- Ka vetëm një rrugë për përsosmërinë artistike, dhe kjo është rruga e vetmuar -, tha ajo.
Ajo mbante një jetë të plotë brenda saj dhe prandaj nuk kërkonte asnjërën prej tij.
“Por ndoshta, ndonëse është platan, ka ndjenjat e një peme tjetër? Pse ta ngushtoj ashtu?”
Ishte e çuditshme të dëgjoje se si ai fliste me intensitet lirik për mënyrën e tij të pajetë - e çuditshme që dinte të bënte poezi prej saj.
Ajo hamendoi që ai që nuk ndien dot asgjë, në mënyrë të pandërgjegjshme e mban tjetrin përgjegjës për këtë.
Ai e kishte kthyer luftën, që zotëronte në botën e tij të brendshme, në poezi, dhe jehona të panumërta i përgjigjeshin.
Personaliteti i tij i pasur shpërtheu lëvozhgën, hoqi obsesionet e tij dhe preku diçka universale.
Ajo kuptoi që ai përpiqej ta bënte veten më të fortë duke e dobësuar atë.
Por kur ajo pa se si ai e përvetësoi këtë forcë të rremë, kuptoi që dobësia e saj në të vërtetë nuk e forconte - por që ndihej i fortë vetëm sepse kishte fuqinë për të munduar.
Ai nuk dinte që një burrë duhet të orvatet dhe të arrijë vetë atë që lakmon, dhe që nuk është puna e gruas të zvogëlohet.
Ajo nuk do të zvogëlohej. Ishte e ngopur me një burrë që kishte frikë nga forca e gruas së vet. Plot gëzim hyri prapë në botën e saj. Horizonte të gjera, ajër, hapësirë - sa e ëmbël qenka liria.
.com/ya/download?mid=1%5f7557%5fAF%2bzo0IAAOM7SaIKFwghyGFHREg&pid=4&fid=Inbox&inline=1" style="width: 193;height: 295" alt="" />
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
Anaïs Nin (r njohur si /ana'i:s nin/ "ana-EESE neen") (21.3. 1903 - 14.1. 1977)
është shkrimtare franceze -katalonase, me gjeneze kubaneze dhe daneze.
Ështe e njohu me Ditaret e shkruar gjate 60 vjeteve duke i filluar ti shkruaj qe nga mosha 11 vjecare. Gjithashtu eshte e e njohr per letersine erotike.
Anaïs Nin jetoj si bigamiste. Verzionet e Ditareve te saj i ka botuar Ruperta Polea
është shkrimtare franceze -katalonase, me gjeneze kubaneze dhe daneze.
Ështe e njohu me Ditaret e shkruar gjate 60 vjeteve duke i filluar ti shkruaj qe nga mosha 11 vjecare. Gjithashtu eshte e e njohr per letersine erotike.
Anaïs Nin jetoj si bigamiste. Verzionet e Ditareve te saj i ka botuar Ruperta Polea
Vizitor- Vizitor
Re: PERLA NGA ANAIS NIN
Duke qene se shkrimtarja se ciles i kushtohet tema, eshte e huaj, po e zhvendos kete teme tek Poezia dhe Muzika e huaj...
Ju faleminderit...
Ju faleminderit...
Similar topics
» Perla forumore!
» Tropoja, pse është perla e vërtetë shqiptare
» Ankandi rekord, perla e Liz Taylor shitet për 9 mln euro
» Tropoja, pse është perla e vërtetë shqiptare
» Ankandi rekord, perla e Liz Taylor shitet për 9 mln euro
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi