Komuna emërton “sokakët” me emrat e personaliteteve të kulturës

Prishtinë, 21.02.2012 09:35
Një rrugë në Matiçan do ta mbajë emrin e aktorit më famë botërore Bekim Fehmiu, një tjetër në lagjen
“Kalabria” do të marrë emrin e mjeshtrit të madh të teatrit e filmit, Faruk Begolli, ndërsa emrin e diplomatit dhe shkrimtarit Rexhai Surroi do ta mbajë një rrugë në lagjen “Kodra e trimave”. Në mesin e 165 rrugëve të reja të Prishtinës, për të cilat janë gjetur emra përkatës, janë përfshirë edhe personalitete nga fusha e kulturës dhe artit, transmeton Koha.
Në këto tri lagje dhe në të tjetra si këto që po urbanizohen në kryeqytet nga Komisioni për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike i Komunës së Prishtinës janë propozuar që rrugët të mbajnë edhe emrat e shkrimtarëve Din Mehmeti, Hasan Mekuli e Zejnullah Halili, pastaj kantautorit e aktorit Muharrem Qena, aktorit Xhevat Qena, aktores Tefta Tashko, Marie Kraja, doajenëve të arsimit Mehmet Gjevori e Jashar Rexhepagiqi, e emra të tjerë të personaliteteve tashmë të ndjerë të kulturës e artit.
Komuniteti artistik dhe familjarët e personaliteteve, të përfshira në listën e re të emërtimeve rrugore nuk janë të kënaqur me vendet ku është vendosur që ata të kthehen në adresë. Ata mendojnë se më e udhës do të ishte sikur emërtimet të bëheshin karshi asaj me çka lidhen ato personalitete, ose ku janë të koncentruara institucione të kulturës. Por në komision arsyetohen se kanë pasur mandat të emërtojnë vetëm rrugë të krijuara rishtas.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Plagoset vëllai i kandidatit të PS-së, komuna Shalë
» Bartësit e kulturës së Komanit
» Komuna e Kumanovës heq gjuhën shqipe nga faqja zyrtare
» Varianti jugor i kulturës arbërore
» 'Beje TeNDEN!', fushate sensibilizuese ne dobi te monumenteve te kultures

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi