Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkrimtari shqiptar përballë emrave të mëdhenj të letërsisë botërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkrimtari shqiptar përballë emrave të mëdhenj të letërsisë botërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrimtari shqiptar përballë emrave të mëdhenj të letërsisë botërore

Shko poshtë

Shkrimtari shqiptar përballë emrave të mëdhenj të letërsisë botërore Empty Shkrimtari shqiptar përballë emrave të mëdhenj të letërsisë botërore

Mesazh nga Erika Thu 21 Jan 2010 - 10:29

Ismail Kadare, kandidat për çmimin e madh të Spanjës

Shkrimtari i madh shqiptar, një ndër përfaqësuesit e letërsisë por edhe i kulturës shqiptare, Ismail Kadare është nominuar sërish në listën e fondacionit spanjoll të letrave për një nga çmimet prestigjioze “Principe de Asturias”, që jepet çdo vit.
Një fakt i tillë ka bërë jehonë të madhe në median spanjolle dhe atë botërore, duke e konsideruar Kadarenë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të këtij shekulli. Kështu shkrimtarët Milan Kundera dhe Ismaíl Kadaré janë përfshirë në listën e kandidatëve për çmimin e madh të Spanjës “Príncipe de Asturias” që jepet në fushën e letrave. “Milan Kundera, shkritmari që i përket nënshtetësisë franceze është konsideruar si një shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë të kohërave tona. Kundera e filloi karrierën e tij letrare në vitin 1965 me publikimin e romanit “Shakaja”, ajo që vlen të përmendet nga ky shkrimtar çekosllovak, është lartësimi që u bën figurave të botës intelektuale si Jean Paul Sartre. Nga ana tjetër shqiptari Ismail Kadare është një ndër më të mëdhenjtë shkrimtarë të traditës shqiptare dhe origjinalitetit të atij vendi ballkanik, librat e tij janë përkthyer mbi 40 gjuhë të botës”, shkruajnë mediat e Madridit. Këto të fundit vlerësojnë lartë krijimtarinë e rrallë të shkrimtarit Kadare.
Fondacioni, tashmë i njohur ndërkombëtarisht në Madrid “Principe de Asturias”, ka shpallur dje listën për çmimin e madh të letrave për vitin 2009. Janë plotë 31 kandidatura nga 25 shtete të botës, të cilët do të vlerësohen nga një juri profesioniste.
Në listën e gjatë figurojnë emra të rëndësishëm të letërsisë si japonezi, Haruki Murakami, Alice Munro, hungarezi Agota Kristof, meksikania Elena Poniatowska apo dhe holandezi Cees Noteboom.
Çmimi i madh spanjoll “Príncipe de Asturias” të letrave, do t’i jepet një personi, institucioni apo edhe grup personash, të cilët përpiqen apo hulumtojnë për të kontribuuar në kulturën universale në fushën e letërsisë dhe linguistikës.
Në edicionet e kaluara kanë fituar çmimin e madh autorët, si José Hierro, Juan Rulfo, Ángel González, Mario Vargas Llosa, Camilo José Cela, Claudio Rodríguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Günter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz.
Ndërsa shpërblimi në euro është 50.000 euro si dhe riprodhim të një statujë projektuar nga Joan Miro, është i gjashti në çmimet “Príncipe de Asturias” është këtë vit në vazhdën e arteve.
Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ka qenë ndër tre finalistët e edicionit të kaluar.
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi