Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poeti më i polemizuar i letrave shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poeti më i polemizuar i letrave shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poeti më i polemizuar i letrave shqipe

Shko poshtë

Poeti më i polemizuar i letrave shqipe Empty Poeti më i polemizuar i letrave shqipe

Mesazh nga Erika Wed 27 Jan 2010 - 6:47

I vetëpërcaktuar si Saadiu dhe Urfiu i kohës së tij, Nezim Berati, i njohur edhe si Ibrahim Nezimi (Frakulla) është një ndër poetët më të polemizuar dhe më të diskutuar të letrave shqipe. Madje, polemikat e diskutimet kanë filluar që në të gjallë të poetit. Kjo bëhet qartësisht e ditur nga disa poezi-replikë që Nezimi ka shkruar ndaj bashkëkohësve të tij poetë. Kurse në kohërat e mëpasme, këto diskutime ndonëse do të dalin jashtë kontekstit të rivalitetit dhe ambicieve/xhelozive njerëzore, sërish do të mbeten brenda kuadrit të gjykimeve subjektive nga më ekstremet. Në fund të shekullit XIX, Naim Frashëri e rendit Nezim Beratin poetin e dytë të madh shqiptar pas Hasan Zyko Kamberit. Vetëm 40 vjet më vonë, Mati Logoreci reagon ashpër ndaj përpjekjeve për ringjalljen e këtij poeti. Ai e paragjykon aq shumë poetin, sa e quan 'një farë Nezimi nga Berati', kurse poezitë e tij për 'dylberat e ashikët' përhapëse të atij 'kob poshtërsije e turpnije e at ves ma të ndyetin ndër vese kundra natyre'. Ndërsa Ernest Koliqi më 1962 mendon ndryshe. Ai Nezim Beratin e cilëson 'poet të talentuar' me një mentalitet 'të çlirët dhe pa paragjykime' në një kohë që, sipas Koliqit, ka qenë 'plot me fanatizëm'. Edhe përcaktimet e vlerësimet e dhëna në vitet e mëpasme enden nga një ekstrem në tjetrin, duke lartësuar apo në të kundërtën, minimizuar poetin. Kjo ndodh ngaqë edhe vetë kritikët mund të grupohen gjithashtu në dy grupe ekstreme, në njohës të mirë të veprës së poetit dhe në mosnjohës të saj, apo më saktë në njohës të një numri të kufizuar poezish të botuara sporadikisht në shtyp apo nëpër antologji. Mungesa e botimit integral të veprës së Nezimit ka sjellë dhe një përdorim të çlirët dhe të pangulitur të vetë emrit të poetit. Për herë të parë ky poet përmendet tek Hahni, me emrin Nezimi. Në literaturën e botuar në Shqipëri në vitet '30 të shekullit të kaluar njihet me emrin Nezim Berati, ndërsa në botimet e bëra në vitet '50, Nezim Frakulla. Madje, rasti më tipik i këtij përdorimi të 'shkujdesur' haset në 'Historinë e letërsisë shqipe', botim i vitit 1959. Në këtë tekst, në sythin ku jepet një vështrim i përgjithshëm mbi letërsinë shqipe e cila u shkrua me alfabetin e modeluar sipas alfabeteve të gjuhëve të mëdha të Orientit (arabisht, persisht e turqisht), thuhet: "Ndër autorët e parë të saj shquhen Ibrahim Nezimi i njohur me emrin Nezim Berati (vdekur më 1760) …." ndërkohë që kapitulli monografik mbi këtë autor (kap. XII) është emërtuar Nezim Frakulla. Çuditërisht, ky përdorim mbetet i kufizuar vetëm në titull, pasi nuk haset asnjëherë në tekst, përgjatë të cilit poeti përmendet vetëm me emrin Nezimi. Kurse poeti vetë në "Divanin shqip" paraqitet si Nezimi nga Berati. Madje, në Divanin turqisht ai qartësisht shprehet se, 'vatani' i tij është Berati. Ndërsa emrin e vendit të origjinës, Frakull, nuk e hasim asnjëherë në veprën e tij. Këtë fakt e mësojmë nga kronogrami i Fejziut, shkruar pas vdekjes së poetit. Për këto arsye. në këtë edicion tekstual kritik të "Divanit shqip" është përdorur emri Nezim Berati, duke i qëndruar besnik identifikimit që poeti i ka bërë vetvetes. Nezim Berati, në historinë e letërsisë shqipe përfshihet në grupin e autorëve të letërsisë së vjetër, si një ndër përfaqësuesit kryesorë të poetëve shqiptarë që i përkasin konfesionit islam. Në të vërtetë, segmenti kohor në të cilin ai jetoi (v. 1760) qe shumë i favorshëm për krijimin e një elitari tipik të provincës që përpiqet të shfrytëzojë maksimalisht të gjithë rrugët drejt integrimit perandorak. Perandoria Osmane, pas më shumë se dy shekuj sundimi kishte arritur që në viset shqiptare, ashtu si në të gjitha hapësirat ballkanike që kishte nën sundim, ritmin e jetës ta përshtaste me orën e Stambollit. Stabilizimi i jetës qytetare solli dhe krijimin e hapësirave për zhvillimin e një jete kulturore të mirëfilltë, me karakter oriental. Në këto kushte, elita shqiptare kishte mundësi që të zhvillonte dhe testonte aftësitë e veta jo vetëm në gjuhët e mëdha orientale (arabisht, persisht, turqisht), por të shkruante dhe të krijonte në gjuhën amtare, shqip. Vetëm në këtë mjedis dhe në këtë atmosferë mund të shpjegohen dhe marrin kuptim formimi i mirë intelektual i Nezimit, i filluar në medresenë e Beratit dhe plotësuar në Stamboll, mënyra e tij e të menduarit, si dhe krijimi sipas poetikës së Orientit.
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi