Te jete Shqiperia jone valle ?! ANALIZA!
Faqja 1 e 1

Te jete Shqiperia jone valle ?! ANALIZA! John Gordon: Shqiperia ne vitin 1925
"Teo vagabonds in Albania" eshte titulli i nje vepre qe ka shkruar anglezi Xhon Gordon mbi vendin tone. Ai ka udhetuar bashke me te shoqen Cora, qe ne tekst e quan JO. Te dy bashkeshortet jane vizatues te mire, duket se kane nje arsim te mire dhe kane udhetuar shume. Secili prej tyre ka shkruar nga nje liber ne vendet ku ka qene. Kjo eshte Shqiperia e vitit 1925 dhe me syte e tyre parakalohen Tirana, Elbasani, Pogradeci, Permeti, Gjirokastra, Kelcyra, Berati, Tirana edhe nje here tjeter, Shkodren dhe Malesine e Madhe dhe jane larguar nga Shqiperia nepermjet Shkodres.
Si kryeqytet Tirana na beri nje pershtypje te dobet. Ne fillim na u duk si pazari i nje qyteti oriental, por qe ka humbur qytetin. Ne kete pazar punen me te madhe e bejne kafexhinjte dhe shton, ne paste tagrambledhes per patente, mund te llogarite te ardhurat e nje tregtari, pas numurit te kafeve qe harxhon diten.
Ne Shqiperi ka dy veshtiresi. E para eshte mbeturinat e gjuheve qe ka lene prapa saj lufta evropiane. Secili te flet dhe te repeton (perserit) ato te pakta fjale qe ka mesuar: gjermanisht, bullgarisht, italisht, serbisht, greqisht, vllahisht, amerikanisht, turqisht, edhe nuk e di akoma ce, po kurrkush nuk te flet shqip dhe keshtu s'kuptohesh dot, Zahmeti i dyte eshte me monedhat, me cdo fare te hollash qe duan nje hesap te veshtire
Duke vajtur ne Pogradec, me kuaj samari padyshim, ndalen ne Qukes, te nje hanxhi dymbedhjete vjec.
C'ka hanxhi te na japesh?
Gjithe c'urdheroni. Ve, qumesht, buke, djathe, mish. Kemi nga te gjitha edhe mish te pjekur.
Po shkuan tridhjete minuta dhe asgje nuk vjen.
Ku i ke vezet?
Pulat jane ne katund.
Po hiq e i merr.
S'di ne kane pjelle sot!
Po mishin?
Dhente po kullosin, tani vjen tufa, zeme nje qingj dhe e therim. Pas dy ore hengrem buke kollomoqi dhe pak qumesht!
Ne Pogradec udhetaret vene me gjykatesin per hetimin e nje krimi ne nje katund. Autori shenon se, katundaret shqiptare jane te lindur aktore, dijne te fshehin te verteten dhe zyrtari i drejtesise i thote se: mjeti per te gjetur te verteten eshte te mbyllurit e fajtorit brenda ne nje ode me dy gjindarme dhe me nje shkop te forte.
Gordoni nuk na fsheh se tekdo ka gjetur nje pritje miqesore prej shqiptareve te cilet e falenderojne pse erdhi ne Shqiperi dhe pse do te shkroje mbi Shqiperine. Keto falenderime perseriten ne nje menyre qe autori ze dhe merzitet; kot perpiqet te rrefeje se libra e tij eshte nje mbledhje shenimesh udhetimi; nje pershkrim pa qellim propogande, nje volum qe do te kete te verteten. Degjonjesit vazhdojne ta falenderojne me besim dhe shprese.
Cuditeshim me optimizmin e ketyre njerezve kur na falenderonin pse u thoshnim qe do te shkrojme te verteten. Por, ne keto tri dite qe biseduam me shume njerez, secilido na thoshte duke na hequr menjane se Shqiperia eshte nje vend fatkeq dhe mizerabel dhe nenshtetasit e saj jane, per me te shumtit, njerez qe duhen perbuzur. Secili donte te thosh ay vete ka nje shpirt me te larte nga i te tjereve. Kjo shfaqje mendimi ne kete menyre perseritesh kaq shume sa, kurdohere qe shihja ndonje shqiptar te ri dhe kuvendoja me te, kisha deshire t'i them:
E di c'do te me thoni; Shqiperia eshte nje vend i perbuzshem, pa vlefte, me qeveri te keqe, plot me njerez pa edukate, egoiste, te poshter, pervec teje. Po lerme te shikoj punen time.
Autori ankohet hidhur per ata qe kane qene ne Amerike dhe tani s'pelqejne vendin e tyre, kane humbur cilesite e mira te shqiptareve pa fituar ndonje karakter me vlefte. Edhe veren se, kur ne kohen qe Shqiperia ishte nje province turke, cdo njeri e mbante nenshtetesine qe kish, po sot qe Shqiperia eshte indipendente, shqiptaret ne Shtetet e Bashkuara behen qytetas amerikane me t'u dale dokumentat e duhura. Ca me tutje...
Pa dyshim, thote, keta emigrante qe kane qene ne Amerike jane nje mallkim per vendin. Kam pare katunde te tere, ku burrat ishin ne Amerike dhe tani duan te kthehen prape ose s'kane qene fare ne Amerike dhe deshirojne qe te vene. Keta emigrante e gjenin te vogel Shqiperine, enderronin enterpriza (ndermarrje) te medha, bertasin per drite, arsim, perparim; po e verteta eshte qe bertasin si te fitojne shume te holla. Disa prej tyre, kur u mbyll Amerika, vane ne Australi. U kthyen shpejt prape; s'kishte pune. I pari problem i perparimit, permiresimi i fatit te grave te tyre, ishte aty perpara, po askush nuk kujdesej
Permbi Permetin pashe nje katund fort te bukur qe eshte banuar vetem prej grave: burrat jane ne Amerike per te llustruar kepucet ose te shesin uje-soda.
Nuk besoj te kete ne bote nje qytet si Gjirokastra.
Mjerisht ca me tutje shtrengohet te shtoje:
Pirja dhe tuberkulozi po e shpien qytetin ne nje degjenerim te shpejte.
Disa faqe me tej autori ben kete gjykim mbi gjendjen mendore dhe shoqnore te vendit tone:
Cdo faj politik bie mbi kurrizin e bejve ne Shqiperi dhe beu shikohet fajtor per cdo te keqe te vendit. Si cdo pronar toke hereditar (trashegues), edhe keta jane prej natyre konservatore dhe kete konservatorizem duhet ta skuzojme (falim). Mund te themi se Shqiperia ndahet keshtu: e para, nje shtrat themeltar katundaresh. Pa ndjenje kombesie , qe nuk deshiron vecse prosperitet, mireshkuarje personale, te mos i perzihet njeri, te mos i kerkoje pagesa dhe tagra, e te kete liri per bijte e tij te emigrojne ne Amerike; e dyta, politikanet myslimane konservatore, te cilet anojne nga Turqia; deshirojne te ruajne venomenet e vjetra, te kene nepunesi qe te fitojne sa me teper te holla dhe te mundin te veprojne krejt ne menyre orientale; e treta, politikanet progresiste te krishtere, te cilet, duke mos patur ndonje venom, duan te rrezojne gjithe privilegjet e vjetra, te prishin aristokracine e vjeter dhe te mbrojne vendin pas modelit amerikan, sa me teper pas parimeve te Amerikes; e katerta nje parti e formuar prej njerezish te cdo feje dhe klase, e trembur dhe tmerruar nga shprovimet e politikaneve amatore dhe egoiste, do te donin te vinin vendin e tyre per ca kohe nen nje mbrojtje te huaj, ne qofte e mundur te Anglise; e pesta, ata te deshperuarit, qe nuk shohin gjekundi shpetim dhe presin oren e tmerrshme kur Shqiperia, e copetuar pej oligarkeve dhe demagogeve egoiste te saj, do te pjestohet midis Serbise, Greqise dhe Italise
Katundari ose tregtari shqiptar ka urrejtjen me te madhe kunder pagimit te tagrave dhe jane gati te bejne revolucione me shprese qe te gjejne nje qeveri qe te administroje vendin pa marre taksa.
Ky vend i duket fare i vogel, shtepite me kater mure te vetme, pa oda, dhe me teper akoma, pa mobilie vec do raqe, do shkorsa, do rrogoze dhe disa lekure dashi qe s'jane pastruar, s'jane lare kurre. Ne nje faqe tjater Gordoni na kishte mesuar se mirditasit i duken fort antipatike; tani ipeshkun e Gojanit e shembellen me nje Machiavel me fytyre kinezi dhe malsoret i akuzon me te mos pasur mirenjohje; kane harruar zojushen Durham, dhe ne vendet qe duhesh te mbanin mend me mire, mezi ia kujtonin emrin e saj. Nga mungesa e mirenjohjes te ky popull i jane anku'i pranoja. Si te ndaja nje here te holla, bota do te vinte prape per heren e dyte, pastaj per heren e trete dhe akoma per heren e katert, gjersa te mbaroheshin parate. Dhe ne fund do te me akuzonin mua se vodha per veten time dy te tretat e shumes.
Jemi cuditur dhe tmerruar me shumesin e semundjeve qe kemi verejtur ne keto male. Do te pandehni se keta malsore do te deftenin nje shendet te forte, sadoqe ne Boge me te shumtit e atyreve u unjen ne fushe kane marre malarje ne breg te Matit. Por, ne Theth, ne cdo shtepi qe hyme, gjetem nga nje ose me teper te semure ethesh ose lengate tjater&Ne ate shtepi, semundja arrinte kulmin: skrofule, sifiliz i trasheguar, ethe, zgjebe kishin zene njerin prej banoreve ose tjatrin, domethene te gjithe sa ishin ne shtepi. Sa mundte Jo jepte keshilla dhe ua perseriste prape dhe prape grave, se burrat nuk interesohen sa pa u semurur vete. Nje foshnje ishte ne gjendje te rrezikshme. Jo tha se duhet shpene te nje mjek.
Vendi eshte i varfer. Nevoja me e madhe eshte per kripe: nje grua eci dy dite udhe per te shitur dhjete ve ne Shkoder dhe per te blere nje oke kripe. Gjithe ankohen nga kjo varferi. Ne shtepi te bajraktarit te Shoshit shkrimtaru hyn ne bisedim. Vendi eshte i varfer, thote, por jo dhe aq sa Sierrat e Spanjes, Laponi e Suedise, Auvergni i Frances ose nje shumice njerez ne London, ne Rusi, ne Kine qe mend vdesin urije.
Opinioni i autorit permbi politiken e Shqiperise nuk eshte dhe me i mire. Ne faqet e para te libres na kishte treguar me ate humor anglo-sakson qe e karakterizon se automobilin e tij nga Durresi ne Tirane, e ndaluan kater here ushtaret duke kerkuar te gjejne gratis nje vend ne te. Shoferi mundi me shpenzim te madh oratorie t'i beje te kuptojne qe zotnia eshte nje englez, nuk eshte shqiptar dhe, pra, nuk mund te hyje njeri tjater me pahir ne karrocen e tij.
Filluam te kuptojme dhe te admirojme c'vlente nenshtetesia dhe qytetasia shqiptare; edhe me te vertete, ne eshte se kjo qenka ajo qe fituan me ane te kombesise, c'duhesh pra Shqiperia te mundohesh kaq teper sa per t'u bere nje komb!
Me gjithe parlamentin e saj Shqiperia eshte nje autokrati, nje tirani me kuptimin grek te kesaj fjale; edhe gjithe puna e nje deputeti eshte te trazoje punet ne administraten civile, ne polici, ne ushtri dhe te siguroje fitime per veten e tij.
Duke mbaruar analizen e kesaj vepre do te permendim me kenaqesi pershtypjen e mire qe kane marre "te dy vagabondet" tane prej dy miqve ne Elbasan, prej dy zotnive ne Kelcyre, te dy vellezerve dhe prej nje telegrafisti ne mes te Kelcyres dhe Beratit. Udhetaret rrefejne nje gezim te madh per bisedimet qe kane pasur me ata njerez, admirojne karakterin e tyre dhe s'kursejne asnje levdate.

Re: Te jete Shqiperia jone valle ?! ANALIZA!
Me te vertete libra qe analizojme mund te quhet e pikellueshme. Por eshte si kinina e hidhur qe duhet pire kunder etheve. Kemi detyren te shikohemi ne pasqyre para se te dalim para botes, te shohim c'te mete kemi. Z.Gordon mbase i thekson pak si teper te hollat tona, mbase vepra e tij nuk thellon sa duhet as situaten e Shqiperise, as psikologjine e banoreve te saj. Mungojne verejtjet e thella, sondazhet e fundit. Edhe autori vete s'ka pretendimin te beje nje libre shkencore: na paraqit fotografine, fytyren dhe figuren tone edhe, si cdo fotografi nuk shohim pervecse siperfaqen, po ne nje menyre besnike.
Suplementi eshte mbeshtetur mbi botimin "Udhetaret e huaj ne Shqiperi gjer ne fund te shekullit XIX" te Mithat Frasherit, pergatitur per botim nga studjuesve Luan Malltezi dhe Sherif Delvina. Ne shume vende i eshte qendruar besnik gjuhes se botimit te Frasherit.
***************************************
Ami Boue 1840; "La Turquie d'Europe"
Ai ka udhetuar ne vitet 1836, 1837 dhe 1838 ne vendet nen pushtimin turk. Ai ka lindur prej nje familje franceze ne 1794 ne Hamburg. Mesimet i ka plotesuar ne Edinburg dhe ne Gjeneve. Ne Edinburg ka mare titullin e doktorit ne mjekesi. Por ai ishte i prire me shume ne shkencat gjeologjike, se ciles i ka kushtuar shume vite dhe ka mbledhur vezhgimet e tij ne forme hartash, librash dhe broshurash.
"Sido qe te jete, keta popuj te bukur eshte ne shesh se nuk gezojne ndonje qyteterim ashtu sic u ka hije me ato cilesite e larta te tyre, cilesi te provuara prej kolonive te tyre ne Hidre dhe Spece dhe sikunder, qe kendohen mbi fytyrat e tyre".
"Shqiptaret jane ndoshta raca me e bukur e Tyrqise Evropiane. Banoret e Shqiperise, dhe me teper akoma te Shqiperise se Siperme, kane profilin si ate te ushtareve romane qe duken mbi disa harqe triumfi te imperatoreve te pare&Bota i perfytyron kurdohere si ushtare te dhene fort shume pas plackes dhe te keqinj, gje qe s'duket te jete fare e vertete, si e rrefen shembulla e bukur e mirditoreve, te cilet me 1810 i refuzuan Ali Pashes te masakrojne si kasape kardhiqotet e mbyllur ne nje shtepi me mur".
"Jeta aventuriere eshte kaq thelle ne zakon te tyre sa harrojne te peshojne dhe te shohin fatkeqesite qe u shkaktojne luftrat. Kur jane ne breg te detit, jane te zot te behen aq detare te mire sa edhe qellonjes te shkathet".
"Sapo te okupohet Shqiperia e mesme edhe bashkimi i gegeve dhe i toskeve behet i pamundshem. Megjithekete, do te veme re se, suksesi i kesaj manovre per tyrqit ka ardhur nga antipatia qe kane te dy fiset dhe jo nga taktika e ushtrive tyrke".
"Shqiptari e perbuz tyrkun se veten e tij e shikon me te larte, me te mencem, me te zgjuar".
"Te mesuar ne nje rregjim me te ashper dhe te keq dhe me te instruktuar me shkollat qe do te celen dhe me shembullin e evropianeve qe do te vendosen ne mes te tyre, shqiptaret do te permiresonin bujqesine dhe racen e kafsheve; jo vetem do te merrnin shije per tregtine, por do te linin edhe ca nga ca zakonet e tyre per t'iu shtruar ligjeve ne harmoni me moralin".
"Ne fund s'do harruar se shqiptari eshte gati kurdohere, qe te marre fene e atij qe e sundon dhe, sidomos ne Epir, shume veta mund te behen te krishtere; por, sipas idese fikse te malesoreve dhe te mirditeve, eshte pothuaj sigur qe keta s'do t'i shtrohen kishes ortodokse".
*********************************
Ibrahim Manzour Shqiperia 1816-1819
Ne librin e titulluar "Memoires sur la Grece et l'Albanie pendant le Gouvernement d'Ali-pacha", (Kujtime mbi Greqine dhe Shqiperine gjate qeverisjes se Ali Pashes, nga Ibrahim Manzur efendiu, komandant gjenial ne sherbim te ketij veziri).
Ibrahim Manzur Efendiu ose me emrin e vertete te tij Adolphe Cerfbeer, nuk eshte nje udhetar si ata qe analizojne ne kete rubrike. Megjithekete libres se tij nuk mundim te mos i shogrojme nje kaptine te vecante: si oficer dhe pa dorashken e tij. Ai ka ndenjur prane Ali pashes nga qershori i motit 1816 gjer ne fund te korrikut 1819, domethene pak me teper se tre vjet dhe ka shkruar nje monografi te pashait te Janines, nje histori qe do kenduar pak me kritike, pa i zene bese cdo fjale, si shkrimi i ndokujt aventurieri prej karakteri, i egersuar dhe hidheruar kunder nje njeriu dhe nje vendi, te cilet e mbanin me pahir si skllav.
Autori i ndan shqiptaret ne kater pjese : gege, toske, labe, came. Geget katolike, latinet ose mirditet si edhe i quan, i gjykon si me te miret e te gjitheve:"Njerez te estimueshem(te cmueshem) qe shikojne tregtine dhe bujqesine dhe nuk i bien kujt me qafe".
Tosket i karakterizon si me te keqinjte dhe me tradhetoret e shqiptareve, si myslimanet si edhe te krishteret, te cilet s'dijne vecse te urrejne ata qe s'jane ne fe te tyre dhe te mos hane mish te merkurave, te premteve dhe ne kreshme, pa pasur asnje virtyt. Per labet gjen keto levdata: jane me te felliqurit dhe me trashaniket, shtazoret e te gjithe shqiptareve. Emri Lab u konsideruaka si nje sharje dhe cnderim per shqiptaret. Labet s'kane as vlema, as dervish, as hoxhe. Nje katund lab u be mysliman me prift me gjithe popullin e tij, se disa vjet me rradhe vuajti nga te thatet dhe nga karkalecet. Sapo u bene myslimane, drithet u be me mire dhe gjindja nuk pati me nevoje te bleje qirinj per shenjtoret e kishes! Grate labe jane aq te ndyra sa edhe burrat, bien ere, se te dy sekset s'nderrojne pothuaj kurre kemishen: disa veta e mbajne gjersa u griset mbi shtat.
Ne camet jane edhe suljotet qe jane o greke, o shqiptare prej vetijave, prej gjuhe dhe prej origjine. Camet jane fanatike, barbare, anarkiste; kete anarki e quajne liri.
Ne cdo rast autori s'gjen sharje dhe perbuzje ne gjuhe te pendes se tij. Jeta e tij aventuriere, te paret dhe te shetiturit e kaq vendeve te ndryshme duhesh ta kish bere me tolerant, me te zotin per te kuptuar psikologjine dhe natyren e nje kombi kaq te ndryshem prej races se tij. Perkundrazi, vepra e tij s'eshte vecse nje vandak akuzimesh dhe qertimesh per shqiptaret:
"Zbavitjet e qeta te shqiptareve jane te pine duhan, te kendojne kenge duke bertitur sa kane zerin, te flene shtrire ne diell ose te kerkojne morrat qe trupi si edhe petkat e tyre jane kurdohere plot".
Gjetke thote: shqiptaret jane kaq konservatore prapanike, sa nuk m'u be e mundur t'u mesoj te mbjellin dhe te hane patate: doja t'u beja nje te mire atyre dhe gjithe kombit. Po, asnje syresh, musliman, i krishtere, gege, toske, lab ose cam, asnje s'deshi te perfitoje! Ata qe i kisha pandehur me te zgjuar skuzoheshin duke me thene se, nje shqiptar nuk duhet te poshtersoje veten e tij sa te haje si frengjte!
Por autori ka kujdes te na rrefeje ca me poshte se nuk urren vetem shqiptaret: perbuzja dhe cmiri i tij ndehet mbi te gjithe popujt, qe okupojne token midis Adriatikut, deteve Jonian, Egje, Marmara dhe i Zi, te banoret e Bosnjes, Serbise, Bullgarise, Thrakes dhe Maqedonise, shqiptare, sklavone, tyrq, greke te sterese ose te nisise qofshin, meqenese te gjithe jane "tradhtare, shpagimtare, vrases, supersticioze, fanatike, neqeze, te kote, intolerante ne fe dhe te brinur prej nakari". Me keto fjale, oficeri i xhenjos kerkon te na siguroje se nuk i vjen keq per banoret e Parges, qe Aliu kerkonte te shtjere ne thonjte e tij se edhe parganjotet te atille jane.
*******************************
Felix de Beaujour Shqiperia ne 1829
"Voyage militaire dans l'empire othomn, ou description de ses frontieres et de principales defenses soit naturelles soit artificielles". Ky liber, sipas Skendos, eshte nje liber qe nuk ka te beje me udhetimin. Ai tregon se qellimi i tij eshte qe te tregohet imperatoria e gjere e tyrqve nga pikpamja ushtarake, te rrefeje mbrojtjen ose menyren si mund te mundet ne rast te nje lufte.
Pershkrimi i autorit ka te beje me topografine, me gjeografine fizike: te maleve, lumenjve, grykave dhe mengeve te detit; cdo qyteti ose katundi i rrefen edhe popullsine, por duke marre si referim vepren e Pouqueville. Kur arrin ne Durres, na jep nje histori te shkurter te luftes mes Cezarit dhe Pompeut, nje histori te strategjise se tyre. Dhe ne fund mbetet edhe nje gjykim mbi shqiptaret dhe Shqiperine:
"Keta popuj kane gjetur ne malet e tyre mjetet qe te shpetojne nga shtypja e turqve dhe kane nje fare indipendence, si ajo e kurdeve dhe e tyrkomaneve ne Anadoll. Ne malet e Shqiperise jane terhequr gjithesa ishin te zote t'i kunderqendrojne Tyrqise, me trimat dhe me kurajo. Keta popuj mbajten zakonet e tyre, rrojten indipendente prej njeri-tjatrit dhe nuk u perzien kurre ne mes tyre: ky eshte shkaku i qyteterimit te tyre te pambaruar. Por, kjo gjendje e qyteterimit, qe i ndaloi te perparojne ne artet, u favorizoi karakterin e tyre luftetar. Prandaj shqiptaret jane me te miret e ushtareve te Tyrqise evropiane. Kane ne shkallen me te larte fuqine, shkathtesine, flaken dhe gjithe cilesite me te volitshme per mjeshterine e armeve dhe do te ishin baraz ose do te shkonin me te miret e trupave te Evropes sikur te kishin ate stervitje dhe ate disipline; por, meqenese rrojne ne nje vend pak te qyteteruar, nuk dijne te bejne lufte me art, e bejne vetem me instikt dhe vetem luften e vogel e bejne mire. Asnje ushtar nuk qellon me mire se ata, askush prej trupave nuk zgjedh me mire se ata vendin dhe nuk e mbron me me teper force. Duke ecur dhe levizur shpejt armiku i pandeh se jane te shumte dhe rrehet. Te shperndare kur hiqen, fshihen dhe qellojne prapa nje shkembi ose prapa nje ferre; dhe kur toka eshte rrafsh dhe s'gjejne ku te mbrohen, mihin dhene dhe hyjne ne vrime; po kur atakojne sulen te gjithe se bashku dhe asnje ushtri nuk mund t'u kunderqendroje pa u celur

"Shqiptaret nuk duan punet ose mjeshterite qe behen duke ndenjur dhe, me teper se cdo gje, preferojne mjeshterite e luftes. Kur nuk luftojne njeri kunder tjatrit, vejne dhe hyjne ne sherbim te pashave te Tyrqise, si zvicerianet qe vene dhe marrin pune te princat e Evropes. Rregullisht marrin nje zekin ne muaj si kembsore dhe dy zekine si kalores, me lirine qe te bejne dhe placka mbi armikun. Keta ushtare kane trimerine dhe besnikerine e zvicrezeve, por s'kane bindjen e tyre dhe jane belaja e qyteteve dhe e katundeve. Kujtoni ata hajdute te regjimentuar, te cilet nen emrin malandrine shkretuan Francen ne kohen e Charles V dhe moren peng papen Urban brenda ne Avinjon dhe do te kene nje ide per ushtaret shqiptare. Kjo milici do te zaptoje Tyrqine ose do ta copetoje dhe ndoshta nje ushtar shqiptar do te rrezoje fronin e Osmanit".
*************************************
William Martin Leake ne 1835
"Travels in Northern Greece"
Autori (1777-1860) ka qene nenkolonel i artilerise ne Angli, pastaj i ngarkuar me mision ne Shqiperi dhe prane Ali Pashes; ka lene vepra me rendesi mbi arkeologjine e Greqise, Morese e te Azise se Vogel.
Ne Tepelene bujti ke Beqir agaj, biri i Jusuj Arapit, qyteti i vogel s'do te kete me teper se 80 ose 90 shtepi, po pallati i Aliut eshte ne vendin me te kandshem dhe me piktoresk qe mund te enderroje njeriu. Autori kujton se me te vdekur Ali pasha, te dy bijte e tij, Muhtari dhe Veli Pasha, do te zihen ne mes te tyre. Ky rivalitet shihet qe tani. Ardhja e tij ne Tepelene e ben te na flase nje pakice mbi historine e Ali Pashes dhe per njerezit e tij, te cilet vishen te gjithe me rroba shqiptare, fustan dhe xhamadan. "Fustani, thote englezi, eshte gje e bukur kur eshte i paster. Por, pastri eshte send i rralle, kemisha nderrohet fort pak shpesh dhe shume here ushtaret, ne vend qe ta nderrojne dhe ta lajne, e mbajne mbi zjarr qe te bien morrat, te cilat kercasin duke rene ne prush. Prandaj edhe mbi minderin e Aliut, ne kadifet e qendisura, shume here ecin morrat, se prane pashait afrohet cdo fare njeriu".
Per Bregdetin autori na jep shenime te vlefshme: katundi ose qyteti Himare ka 300 familje ndare ne pese fare ose fratri: Liganate, Cakanate, Kojkadhe, Kokurtadhe. Himarjotet mburren me lirine e tyre, domethene mosbindja te tyrqit, por edhe ankohen prej anarkise dhe carjes, qe kane ne mes te tyre. Shume prej bregdetasve jane dhe kane qene ne sherbim te mbretit te Napolit si ushtare dhe oficere duke marre dy here me teper rroge se ushtaret italiane dhe Kostandin Andrucua, nga fara e Kojkadhateve, i thote se, ne dashte Anglia, fort lehte mund te mbeshtjelle nje trupe 800 vetash prej himarioteve te lire dhe dy here me teper se kaq, ne qofte se lejojne shqiptaret myslimane te merren edhe nga katundet Nivice, Lukove,Piqeras, Sopot, Qeparo, Himare, Vuno, Dhermi, Palase, Dukat si edhe katundin e vogel Pilur ."Pothuaj se te gjithe burrat dijne greqisht dhe ata qe kane qene ne kurbet flasin edhe italisht; por grate pergjithesisht s'dijne asnje gjuhe tjeter vecse shqipes dhe te gjithe kane zakone dhe veti gjysem barbare".
Joseph Muller
"Albanien, Rumelien und die Osterreichisch montenegrische Granze ne 1844". Autori ka perdorur shume literature te njohur per Shqiperine. Autori vete ka mbledhur nje material te madh dhe shume informata te vlefshme per Shqiperine. Ai pershkruan se ka njohur Shkodren, Tivarin, Zadrimen, Ishmin, Kavajen, Peqinin, Elbasanin, Ohrin, Dibren, Tiranen, Mirditen, Dukagjinin, Ipekun, Gjakoven, Hasin, Puken, Prizrenin, Manastirin. Ja si e pershkruan Tiranen, nje pjese qe eshte marre nga Lumo Skendo:"Qyteti ka 8000 banore, te njohur si dinake dhe per te cilet eshte bere fjala:Tirane, virane. Me pare, motit 1830 dhe trazimevet te brendshme, Tirana paska pasur 13.000 njerez me 1000 shtepi, 727 dyqane, sot me te shumtet te zbapsur, keshtuqe qyteti paraqet nje pamje te pikellueshme, pa tregti, pa industri; ka tete xhami, prej te cilave ajo e quajtur Mekteb Xhami, prane sheshit te Pallatit eshte me e shquara. Tri te katerta ore prej qytetit, ne jugperendim te tij, duket nje teqe (tyrbe) fort e kandshme dhe e bukur e Tiranes. Tyrqit kane nje thenie qe thote : Perendia te ruajte nga cifuti i Selanikut, nga tyrku i Egribozit, nga greku i Athines dhe nga shqiptari i Tiranes".

Shqiptaret, si kane qene
Patjeter, qe shqiptaret e vjeter nuk kane pasur ndryshime thelbesore me shqiptaret e sotem. Duke marre parasysh koeficientin e kohes kur kane jetuar, atyre te rrethanave historike dhe sociale, ata mbeten pothuaj te njejtet me te sotmit. Ndersa, ata qe mundohen qe te gjejne ndryshimet ne librat e historise, qe zakonisht nuk te mesojne asgje nga historia, patjeter qe duhet te jene zhgenjyer shpesh, nga ky fakt. Ndoshta me afer te vertetes per te, kane qene udhetaret e huaj, qe e kane pershkruar Shqiperine, ne shekujt e kaluar. Sot, kur i lexojme, me shenimet e kujdesshme te Lumos Skendo-s, ato duken si nje rruge e vertete imagjinare drejt imazhit te paraardhesve. Kuptohet duke hequr subjektivizmat here pozitive dhe here negative te tyre, qe i kane shoqeruar shpesh hartuesit e tyre, qe ne duhet t'i vleresojme per kontributin e tyre, pavaresisht frymes se vepres. E cila ne shume raste ka qene e hidhur per shqiptaret.
Gjithsesi, me percaktimet qe lexojme, duhet thene se paraardhesit tane, nuk kane ndryshuar shume nga ne. Ata kane qene po kaq grindavece dhe luftetare sa ne, po kaq "punetore" dhe po kaq te dhene pas "te rese" sa edhe ne, dhe madje po kaq "te kuptueshem" me njeri-tjetrin, sa edhe pasardhesit e tyre kohe me vone, ne vitin 1991 dhe 1997. Nje lexues jo i vemendshem mund te gjendet edhe perballe groteskut, kurse nje vemendje e lehte te percjell natyrshem drejt lidhjes me te kaluaren tone .
Ne librin e ardhur vitet e fundit, dhe te botuar nga EuroRilindja, "Udhetaret e huaj ne Shqiperi" Lumo Skendo ka bere nje pune, qe ne ditet tona eshte pak te thuash e lavderueshme. Ne permbledhjen e tij, ai ka shkuar edhe me tej, duke u dhene nje ushqim studiuesve por me shume publikut te kohes se tij, per nje sere gjerash qe lidhen me Shqiperine. Fale pregatitjes se dy studiuesve te njohur, Luan Malltezi dhe Sherif Delvina, qe e kane sjelle botimin, libri tingellon aktual ne te gjithe ndarjet e autoreve te tij.
E vecanta e librit eshte se Lumo Skendo eshte munduar qe te evidentoje cilesite e mira te shqiptareve pa menjanuar ne te njejten kohe karakteristikat e tyre negative. Ne kete kontekst te dy studjuesit duke iu referuar paralajmerimeve te autorit, i cili ka bere vete nje vleresim kritik te udhetareve te vecante qe jane treguar te padrejte me shqiptaret, theksojne se libri eshte nje kontribut me vlere ne fushen e albanologjise.
Gjithsesi, ne suplementin tone, per shqiptaret jane shmangur nje moment cilesimet e skajshme pozitive duke fokusuar me shume disa prej aneve te tyre negative. Keto te fundit, te mbartura njesoj, edhe disa shekuj me vone, jane nje pengese e madhe e shqiptareve ne rrugen e tyre ne perparim. E me teper, ato vihen ne dukje, si katerqind, apo tre qind vjet me pare, kur i largohesh kryeqytetit shqiptar dhe afrohesh ne skajet e vendit. B.an
Udhetaret e huaj: Keshtu i pame bijte e eger te shqiponjes
Udhetimet njohese drejt Shqiperise jane te paraqitur ne nje liber nga shekulli i XV dhe kane vazhduar deri ne shekullin e kaluar. Eshte publicisti dhe studjuesi i njohur shqiptar Mit'hat Frasheri (Lumo Skendo), qe hedh drite mbi vezhgimin e aventurierve, diplomateve, ushtarakeve dhe studjuesve te ndryshem te kaluar evropiane mbi shqiptaret. E, tiparet qe kane evidentuar ata, duhet thene se kane ndryshuar shume pak me karakteristikat e shqiptareve te sotem. Sepse eshte po ajo vemendje per punen, po ai temp luftarak dhe po ai trajtim per femren, ne shume vende te Shqiperise, edhe sot ne shekullin XXI. Keto te gjitha e bejne librin "Udhetaret e huaj ne Shqiperi gjer ne fund te shekullit XIX", te botuar ne cerekun e shekullit XX, ende shume aktual.
Arnold von Harff, shekulli XV
Nga ky autor qe ka bere nje udhetim neper Shqiperi ka ardhur nje nga shenimet me te hershme te gjuhes shqipe, ne kohen, qe e ka shkruar Lumo Skendo. Arnold Von Harff, ka ardhur nga nje familje fisnike e Rinit. Ai niset nga Kelni ne 1496 dhe ka udhetuar ne Azi, Afrike dhe ne Evrope deri ne 1499. Ka pak shenime edhe per Shqiperine. "Nga Raguza ne Dulcin eshte nje qind milje. Ky eshte nje qytet i bukur i vogel, ne prone te venecianeve dhe eshte ne token shqiptare. Nga Dulcini ne Duratzo 70 milje , vajtem me ere te keqe; ky eshte nje qytet i madh shkretuar prej turqve, tani ne dore te venecianeve. Edhe ky qytet eshte ne Shqiperi. Shqiptaret kane nje gjuhe te tyre, qe nuk mund te shkruhet mire, meqenese nuk kane shkronja te tyre&Ja disa fjale te permendur nga ai".
Boicke-buke
Vene-vere
Mische-mish
Pyske-peshk
Myr-mire
Criste-krisht
Kale-kal
Kijrij-qiri
Mirenestrasse-miremengjez
Myreprama-Mirembrema

shqiperia gjithmon ka qene analize per ne edhe per te gjith varet se c'far i bohet analize shqiperis
Similar topics
» Erioni i propozon Klaudjas për t’u lidhur: Do të jetë arma jonë
» JAM nje vajze 26 vjec nga Shqiperia e mesme ,, kerkoj nje burre qe te jete …
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj .
» Ne te vertet ,,Sa pengesa ,,Ka ne jet valle !!
» Valle perse njerezit filozofojne?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi