MPB përgënjeshtron informacionet rreth furnizimit me targa të automjeteve
Faqja 1 e 1

Ministria e Punëve të Brendshme i vlerëson si të pavërteta pohimet e plasuara para opinionit lidhur me procedurat tenderuese për furnizim me targa të automjeteve. MPB-ja, nëpërmjet një komunikate për media, konfirmon se procedurat tenderuese ende nuk kanë përfunduar dhe si të tilla janë në fazën e marrjes së vendimit final.
“Shkrimet se gjoja ka pasur shkelje sidomos në aspektin e pasqyrimit të shumave ofertuese i konsiderojmë si shpifje dhe totalisht të pavërteta. Publikimet e bëra ditëve të fundit kanë pasur efekt negative në përfundimin e procesit të vlerësimit të operatorëve ofertues”, theksohet në komunikatë.
“Shkrimet e tilla, të nxitura nga disa operatorë ekonomik të afërt me eksponentë politikë, të përcjella me paragjykime”, siç theksohet në komunikatë, “kanë filluar që nga muaji dhjetor 2009, kur procedurat tenderuese ende kanë qenë në fazën e parë të ofertimit dhe vlerësimit”.
“E sigurojmë opinionin e gjerë se ndërhyrjet e tilla do të trajtohen në procedura të veçanta gjyqësore bazuar në faktet ekzistuese që gjenden në shkresat e lëndës”, theksohet në komunikatën e MPB-së.
Paragjykimet jo te drejta, të pa argumentuara dhe të pa matshme, sipas MPB-së, kanë sjellë një situatë ku është cenuar liria e vendosjes nga organet kompetente të MPB-së dhe cenimin e dispozitave ligjore në fuçi që rregullojnë procedurat e ofertimit dhe procedimit të ofertave serioze.
“Shumat e kalkuara nga personat e papërgjegjshëm që për qëllim kanë njollosjen e pamatshme të institucioneve tona, janë qëllimisht të kalkuluara gabimisht në aspektin aritmetik. Shkrimet se gjoja diferenca në mes të operatorit të përzgjedhur dhe atyre të ranguar më poshtë është 1.5 milion euro është plotësisht e pavërtetë, kur dihet se i tërë projekti nuk ka kushtuar kaq”, shpjegohet më tej.
“E informojmë opinionin se procedura e marrjes së vendimit përfundimtar ende nuk ka përfunduar dhe se është në fazën finale të shqyrtimit të Organit të Pavarur Shqyrtues të Prokurimit Publik. OSHP-ja është në fazën e vlerësimit të ankesave të bëra nga operatorët ekonomik prandaj edhe procesi si i tillë ende nuk mund të quhet si i përfunduar”.
Për çdo dyshim të shfaqur nga secili operator ekonomik ofertues MPB-ja i siguron se do të krijojë të gjitha parakushtet për rishqyrtim dhe rivlerësim bazuar në dispozitat ligjore në fuçi, theksohet në komunikatë.
Të gjitha vonesat e shkaktuara gjatë përfundimit të procedurave ekzistuese MPB-ja i arsyeton përmes procesit të përzgjedhjes së ofertuesve serioz si dhe me përmbushjen e elementeve të domosdoshme të sigurisë.
“MPB-ja në këtë drejtim nuk do të marrë në konsideratë asnjë kompromis por do të procedojë tutje bazuar në legjislacionin në fuqi, vendimeve të Institucioneve përgjegjëse dhe të pavarura si dhe kërkesat e institucionit tonë për ofertues serioz që plotësojnë kriterin kryesor atë të sigurisë”, përfundon komunikata e MPB-së.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Te dhenat e Planeteve. Informacionet fizike te Planeteve dhe sqarimet rreth tyre
» Informacionet sekrete te Al Qaeda, te fshehura ne nje porno (video)
» Rreth Matmatikes
» Mashtrimet rreth duhanit
» Irak, pjesemarrja ne zgjedhje rreth 60%

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi