Rrëshqitjet e dheut rrezikojnë mbi 100 shtëpi në Pejë
Faqja 1 e 1
Rrëshqitjet e dheut rrezikojnë mbi 100 shtëpi në Pejë
Pejë, 25 shkurt - Kur shirat bashkë me shkrirjen e borës një muaj më parë kishin shkaktuar erozionin e parë në qytetin e Pejës, askush nuk e kishte besuar se situata do të përkeqësohej në masë të një fatkeqësie të mundshme natyrore. Banorët e Zatrave, lagjja më e rrezikuar, thonë se janë nën ankth jo vetëm për shtëpitë e tyre të rrezikuara, por edhe për jetën e vet. Sali Mataj tregon se një muaj më parë rrëshqitja ishte shumë e vogël dhe gati e zakonshme për stinët me shi. “Por tashti, një muaj pas, gjendja është përkeqësuar aq shumë sa frikësohemi edhe për jetën tonë”, ka thënë ai të enjten për Kohën Ditore, derisa po tregonte se pos rrëshqitjeve të mëdha, që janë duke vazhduar, në këtë lagje shumë shtëpive iu kanë çarë edhe themelet.
“Shtëpia e Refki Hajdarit tashmë paraqet rrezik shumë të madh për të banuar në të, pasi që i janë çarë themelet”, ka thënë ai. Mataj ka treguar se në këtë situatë alarmuese është vështirë të ndërpritet ky proces. “As makineria e rëndë nuk bën punë pasi rrëshqitja e dheut është duke vazhduar”, ka shtuar ai, duke treguar se zyrtarët komunalë çdo ditë janë prezentë ë këtë lagje për të përcjellë gjendjen nga afër. Sipas Matajt, janë mbi 100 shtëpi të rrezikuara nga erozioni.
Shumë kryefamiljarë me mbiemrin Hajdari thonë se ka një javë që bëjnë kujdestari edhe natën për të shpëtuar jetët e familjeve të tyre, në rast të ndonjë intensiteti të vrullshëm të erozionit. Refkiu, shtëpia e të cilit tashmë është dëmtuar në themele, shton se nëse vazhdojnë shirat frika do t’i detyrojë që përkohësisht të gjejnë strehim diku tjetër.
Se situata është shumë serioze dhe e rrezikshme për banorët e këtushëm e kanë konfirmuar edhe zyrtarët komunalë. Kumrie Shala, zyrtare për shtyp në Zyrën për informim publik, ka pohuar se pas situatës së krijuar në këtë lagje, Bordi i Drejtorëve të mërkurën ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të marrë masat e duhura në rast të ndonjë fatkeqësie.
Të enjten në lagjen Zatra është ngjitur edhe vetë kryetari Ali Berisha, bashkë me drejtorin e Emergjencës, Avdyl Lajçin, dhe autoritete të tjera komunale për të parë përshkallëzimin e situatës këto dy ditët e fundit, kohë kjo kur edhe reshjet kanë qenë të një intensiteti të lartë.
Drejtori i Emergjencës, Lajçi ka deklaruar se situata e krijuar është bukur serioze. “Ne edhe sot ishim në këtë lagje dhe tashmë jemi duke shikuar me ekspertë të ndryshëm se ç’farë mund të bëjmë”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se për momentin erozioni nuk është i përmasave aq të mëdha. Ka identifikuar shtëpitë e familjes me mbiemrin Hajdari si më të rrezikuarat. Megjithatë, Lajçi ka pohuar se ekspertët nuk kanë preferuar ndonjë evakuim popullate. “Ne jemi duke e përcjellë situatën dhe fillimi i përmirësimit të motit duket se ka e ngadalësuar erozionin”, ka thënë Lajçi.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Rrëshqitja e dheut dëmton Apoloninë
» Të rinjtë myslimanë në Pejë kundër statujës së Nënë Terezës
» Në Pejë kthehet rreziku
» Vritet një 21 vjeçar në Pejë
» Bora nuk ka të ndalur, rëndohet gjendja në Pejë
» Të rinjtë myslimanë në Pejë kundër statujës së Nënë Terezës
» Në Pejë kthehet rreziku
» Vritet një 21 vjeçar në Pejë
» Bora nuk ka të ndalur, rëndohet gjendja në Pejë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi