Në Pejë kthehet rreziku
Faqja 1 e 1
Në Pejë kthehet rreziku
Mbrëmë(e hënë, 30 korrik), në qendër të qytetit të Pejës ka ndodhur
një përleshje me armë zjarri në mes të dy grupeve të personash, që për
momentin nuk është konfirmuar identiteti i tyre, ndërkohë që ky incident
është i treti më rradhë në tri netët e fundit në këtë qytet.
Në
qendër të qytetit, rreth orës 22:00 të natës së hënë, afër semaforave,
pranë kafiterisë ''Sprite'' në Pejë ka ndodhur një incident me ç'rast ka
pasur të shtëna me armë zjarri në mes të dy palëve.
Ngjarja ka
ndodhur në rrugën ''Mbretëresha Tetutëë'' në afërsi të semaforave në
qendër të qytetit të Pejës, pranë kafiterisë ''Sprite''
Dëshmitarët
shfaqin versione të ndryshme të spjegimit të ngjarjes, ndërkohë që deri
më tani nga ana e Policisë së Kosovës, respektivisht Komandës Rajonale
në Pejë, nuk ka ndonjë sqarim se si ka ndodhur ngjarja.
Policia është tanimë në vendin e ngjarjes, ndër të cilët vërehen edhe prania e forcave speciale.
Ky
incident është i treti më rradhë nga tri netët e fundit, pasiqë
mbrëmjen e ditës së dielë ka ndodhur edhe një tjetër incident ku në një
nga lokalet e qytetit ka pasur të shtëna armësh në mes të dy grupeve të
të rinjëve, përderisa një natë më herët, në sheshin e qytetit ka ndodhur
një përleshje në mes të disa të rinjëve.
Deri më tani, nuk ka
pasur asnjë komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës, Komanda
Rajonale e Pejës, gjegjësishtë Zyra për Informim Publik pranë këtij
institucioni të sigurisë./News/Europeja.com.

Similar topics
» Vritet një 21 vjeçar në Pejë
» Bora nuk ka të ndalur, rëndohet gjendja në Pejë
» Rrëshqitjet e dheut rrezikojnë mbi 100 shtëpi në Pejë
» Rreziku i buzekuqeve!
» Fidan Shabi është gjetur i vdekur në një banesë në Pejë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi