Bashkëpartiakët hapave të kryeministrit: o në Qeveri, o në Kuvend
Faqja 1 e 1
Bashkëpartiakët hapave të kryeministrit: o në Qeveri, o në Kuvend
Prishtinë, 26 shkurt - Brenda pak ditësh pritet të dihet se kush nga anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbetet në Qeveri e kush nga ta në Kuvendin e Kosovës. Zyrtarë të lartë të PDK-së kanë thënë për “Kohën Ditore” se: Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj, Arsim Bajrami, Fehmi Mujota, Adem Grabovci dhe Vlora Çitaku janë sfiduar nga kryeministri Hashim Thaçi, që ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, dhe tash secili prej tyre “vullnetshëm” do të përcaktohet për pozitën që do ta mbajë. Burimet brenda PDK-së kanë njoftuar se strukturat drejtuese të partisë janë mbledhur qysh javën e kaluar dhe janë pajtuar që anëtarët e PDK-së tash e tutje ta mbajnë vetëm nga një post të lartë zyrtar. Një mbledhje e të njëjtit karakter nuk përjashtohet të zhvillohet edhe javën e ardhshme.
“Shmangia nga njëri post i anëtarëve të PDK-së do të shënojë edhe të ashtuquajturin ‘riformatizim’ të kabinetit qeveritar”, ka njoftuar ky zyrtar.
Ai e ka arsyetuar këtë deklaratë duke mos e përjashtuar mundësinë që dikush prej ministrave apo zëvendësministrave të përcaktohet për postin e deputetit.
“Do të shihni se ka anëtarë të kabinetit që më shumë e pëlqejnë postin e deputetit”, ka thënë burimi i gazetës.
Një pjesë e këtyre pohimeve janë mbështetur edhe zyrtarisht nga zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, dhe nga zëvendësministrja për Punë të Jashtme, Vlora Çitaku. Numri dy i Qeverisë e ka pranuar publikisht se është sfiduar nga kryeministri në momentin kur e ka lënë njërin post dhe se tash është duke bërë analiza se si do të veprojë edhe vetë.
“Natyrisht që dorëheqja e kryeministrit nga pozita e deputetit na ka sfiduar. Na ka bërë që të mendojmë, dhe unë konsideroj se në një ambient të duhur dhe me kohë do ta marrim një vendim të tillë”, ka thënë Kuçi.
Por ai nuk e ka specifikuar kohën se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Në momentin që do ta marr vendimin do të njoftoheni. Por ajo që dua të them është se do të jem shumë i kujdesshëm lidhur me pozitën që mund ta kem në Kuvend, por edhe për interesat që i ka edhe Kuvendi, e edhe PDK-ja”, është shprehur Kuçi.
As zëvendësministrja Çitaku nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që të përshëndetet me njërin post të lartë zyrtar.
“Pa dyshim që vendimi i kryeministrit, njëherësh i kryetarit të partisë, për mua si deputete dhe si zëvendësministre më ka obliguar që të reflektoj rreth kësaj çështjeje, edhe pse Kushtetuta për këtë mandat nuk e obligon deputetin që të heqë dorë nga njëra pozitë”, ka deklaruar ajo. Vendimin e saj Çitaku ka thënë se do ta marrë në koordinim me kolegët e tjerë të partisë. Ajo ka paralajmëruar se kjo çështje do të diskutohet në forumet e partisë ditëve në vijim. Çitaku nuk ka mohuar se strukturat drejtuese të partisë kanë biseduar edhe më parë për postet e dyfishta, por, sipas saj, asnjëherë nuk është thënë në mënyrë të prerë se deputetët duhet të përcaktohen vetëm për njërën pozitë.
“Mbase kjo do të vendoset edhe në kuadër të procesit të riformatizimit, të cilin tashmë e ka proklamuar kryeministri Thaçi”, është shprehur zëvendësministrja Çitaku.
Kryeministri Thaçi i ka sfiduar edhe anëtarët e LDK-së në kabinetin qeveritar. Por, për dallim nga anëtarët e PDK-së, këta të fundit ende nuk kanë shfaqur ndonjë vullnet që t’i lëshojnë postet.
Një prej ministrave që vjen nga kjo parti ka thënë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga postet që i mban, për aq kohë sa ia lejon Kushtetuta.
“Pse duhet të jap dorëheqje nga njëri post, kur kjo e drejtë më jepet me ligj”, ka thënë ministri i LDK-së, i cili nuk ka parapëlqyer t’i përmendet emri në gazetë.
Ai ka thënë se çështja e mbajtjes së posteve të dyfishta as që është diskutuar nga kryesia e partisë.
Procesi i shqyrtimit të posteve të dyfishta nga anëtarët e PDK-së e ka burimin tek pagat retroaktive që janë marrë muajin e kaluar.
Kryeministri Thaçi nuk ka mundur të marrë vendim që ministrat t’i kthejnë paratë e marra, dhe ka vendosur që së paku vetë ta lëshojë postin e deputetit. Shefi i Qeverisë më 4 dhjetor kishte marrë vendim që 13 anëtarëve të kabinetit qeveritar, përfshirë veten e tij, t’u kompensoheshin retroaktivisht gjysmat e pagave mujore që ligjërisht u kanë takuar t’i merrnin në cilësinë e deputetëve nga janari i vitit 2008. Në bazë të këtij vendimi, shumica e ministrave-deputetë i kanë marrë përafërsisht nga 13 mijë euro. Dy vjet më herët, përkatësisht në fillim të mandatit qeverisës, ai ua kishte ndaluar të gjithë qeveritarëve-deputetë që të merrnin paga edhe nga Qeveria, edhe nga Kuvendi.
Si vendimi për ndalim të pagës së dyfishtë, ashtu edhe vendimi për lëshim të pagesës retroaktive, u patën kritikuar nga kryeparlamentari Krasniqi. Ai ka thënë se kryeministri nuk është dashur t’ua ndalonte ministrave që ta merrnin 50 për qind të pagës së deputetit, për sa kohë që ligji ua lejon këtë gjë. I kundërligjshëm, sipas tij, është cilësuar edhe vendimi për pagesë retroaktive, për faktin se mjetet që është dashur t’i merrnin ministrat për dy vjet janë shpenzuar për qëllime të tjera.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Quinti nuk ka kërkuar ndërrime në Qeveri
» Kabineti i ri, Berisha: Qeveri personale e Rames
» Prezantuesja pa të brendshme përpara kryeministrit serb
» Suedi, djali i kryeministrit punon në Mc Donald’s
» Goditet me qese mielli makina e Kryeministrit
» Kabineti i ri, Berisha: Qeveri personale e Rames
» Prezantuesja pa të brendshme përpara kryeministrit serb
» Suedi, djali i kryeministrit punon në Mc Donald’s
» Goditet me qese mielli makina e Kryeministrit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi