Vendimi “i vonuar” për shpërndarjen e 20-përqindëshit
Faqja 1 e 1
Vendimi “i vonuar” për shpërndarjen e 20-përqindëshit
Publikuar: Sot, më 26 shkurt 2010
Prishtinë, 26 janar – Lajmi për nisjen e shpërndarjes së 20- përqindëshit për nëntë ndërmarrjet e privatizuara që më parë, ka kthyer shpresën tek shumë ish-punëtorë se më në fund mund t’i gëzohen “shpërblimit” për djersën e derdhur për vite. Shumë prej tyre ka gjashtë, madje edhe shtatë vite që presin të mbyllet kjo mesele. Njëri nga ta, Beqir Orllati nga Fushë-Kosova, ish-punëtor i ndërmarrjes shoqërore “Urata” (ish-‘Voqari’), ka punuar plot 35 vjet dhe hisen e vet e pret që nga viti 2003. Ai në fillim kishte besuar se këto mjete do të ndahen në afat më të shkurt, e që sipas tij do të ishte mirë si për ekonominë kosovare ashtu edhe për punëtorët.
“Nëse ato mjete do t’i merrnim në fillim ne do t’i investonim. Jam i bindur që deri tani unë i kisha dyfishuar apo edhe i kisha trefishuar ato mjete. Përveç që kemi humbur në aspektin personal, mosshpërndarja e atyre mjeteve ka pasur ndikim negativ edhe në ekonominë kosovare. Sepse, është ndryshe sikur në treg këto vite të kishin qarkulluar edhe 80 milionë euro shtesë”, ka thënë Orllati për “Koha Ditore”.
Përkundër vonesave, lajmi se shpërndarja e 20-përqindëshit do të përshpejtohet e ka gëzuar Beqir Orllatin, ish-punëtor i “Uratës”.
“Është mirë që më në fund po ecin gjëra siç duhet, e për këtë merita ka edhe Sindikata. Përsëri mjetet që do t’i marrë do t’i investoj që ato të ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës”, është shprehur Orllati.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, i cili është edhe anëtar i Bordit të AKP-së ka thënë se janë finalizuar listat finale për nëntë ndërmarrje shoqërore, e për të cilat do të merret vendim në mbledhjen e radhës të bordit. Ai ka shpjeguar se këto listat kanë kaluar edhe në komisionin e pavarur, ndërsa me dritën jeshile të Bordit të AKP-së mjetet e 20- përqindëshit për këto ndërmarrje do të mund të shpërndahen.
“Rreth 75 për qind të mjeteve ndahen në mënyrë lineare për të gjithë punëtorët, ndërsa 25 % në bazë të përvojës së punës”, ka shpjeguar ai.
Arifi ka thënë se çdo ankesë që bëhet sa i përket listave mund të shkaktojë vonesa, mirëpo sipas tij me vendimin e Bordi të AKP-së shpërndarja e mjeteve të 20 % do të përshpejtohet dukshëm. Anëtari i bordit të AKP-së Arifi ka thënë se edhe listat tjera të përfunduara do të procedohen, mirëpo nuk dha ndonjë datë se kur mund të finalizohen, pasi sipas tij duhet edhe vendimi i komisionit të pavarur.
Ndërsa, Arta Gosallci, zyrtare për informim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ka konfirmuar se mbledhja e radhës së bordit të drejtorëve të AKP-së do të mbahet me 25 shkurt, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth agjendës së mbledhjes. Ajo ka thënë se gjatë vitit të kaluar AKP-ja ka bërë publikimin e 27 listave finale.
“Do të fillohet me shpërndarjen e një pjese të 20 % për listat e NSH-ve te publikuara nga AKP-ja që nga marsi i vitit 2009 (27 sosh) ku për asnjërën nga to deri tani Dhoma e Veçantë nuk ka lëshuar ndonjë vendim”, ka thënë ajo.
Sipas saj, për secilën NSH që hyn në Privatizim, Menaxhmenti i NSH-së në bashkëpunim me përfaqësuesit sindikal është i obliguar që sipas ligjit në fuqi të përgatisë listën me emrat e punëtorëve legjitim për marrjen e 20% nga të hyrat e shitjes së NSH-së dhe të njëjtën ia dorëzon AKP-së, e cila pastaj bënë publikimin e listës fillestare të punëtorëve.
Bordi i AKP-së në mbledhjen e fundit të mbajtur 29 janar 2010 ka aprovuar ndryshimin e procedurave për shpërndarjen e 20 % në mënyrë që të dilet nga situata e bllokimit të 20 %. Këto ndryshime, sipas AKP-së, do të ndikojnë në përshpejtimin e shpërndarjes të një pjese të 20 % punëtorëve të kualifikuar.
“Kjo shpërndarje do të bëhet nga pjesa prej 75 % e 20 % pa pritur vendimin final të Dhomës së Veçante të Gjykatës Supreme dhe do t’u bëhet të gjithë punëtorëve, të cilët janë në listën përfundimtare dhe ndaj të cilëve nuk është ushtruar ndonjë ankese për mospërfshirje në atë listë. AKP-ja do të fillojë me shpërndarjen e një pjese të 20 % për të gjitha Listat Finale të publikuara me herët dhe që ende nuk ka vendim nga Dhoma e Veçante për to”, ka thënë Gosallci.
Për shkak të statusit të veçantë që kanë punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe ndikimit që mund të këtë privatizimi (shitja e NSH-ve) në statusin e tyre, punëtorët e NSH-ve kanë të drejtë në një pjesë të të hyrave të krijuara nga shitja e NSH. “Kjo pjesë do të jetë 20 % nga të gjitha të hyrat e krijuara nga shitja e NSH qoftë përmes privatizimit me spinoff apo likuidimit”, ka thënë Arta Gosallci.
Për shkak të stërzgjatjes së procesit të shpërndarjes së 20- përqindëshit nga privatizimi, ka shumë raste që punëtorët e NSH-ve, të cilët kanë pasur të drejtë t’i marrin këto mjete tanimë kanë ndërruar jetë. Edhe Arta Gosallci, zyrtare për informim në AKP ka thënë se ka raste kur punëtorët që janë në listat finale ndërkohë kanë vdekur, por siç tha ajo për këtë nuk ka shënime të sakta. “Në princip nëse punëtori ka qenë i gjallë në kohën e privatizimit dhe ekziston në listë, kurse ka vdekur në ndërkohë, ai/ajo ka të drejtë në 20 %, kurse parat ka të drejtë t’i marrë trashëgimtari legjitim i punëtorit të vdekur”, ka shpjeguar Gosallci.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Sarandë, kaos me shpërndarjen e faturave
» Raporti KE-së: Shqipëria e vonuar në plotësimin e kushteve
» Të hënën merret vendimi për heqjen e vizave
» Bruksel, Thaçi: Jeni vonuar me Kosovën. Barroso: Brenda qershorit firmoset MSA
» Sejdiu: Vendimi heq të gjitha dilemat
» Raporti KE-së: Shqipëria e vonuar në plotësimin e kushteve
» Të hënën merret vendimi për heqjen e vizave
» Bruksel, Thaçi: Jeni vonuar me Kosovën. Barroso: Brenda qershorit firmoset MSA
» Sejdiu: Vendimi heq të gjitha dilemat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi