Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sejdiu: Vendimi heq të gjitha dilemat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sejdiu: Vendimi heq të gjitha dilemat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Vendimi heq të gjitha dilemat

Shko poshtë

Sejdiu: Vendimi heq të gjitha dilemat Empty Sejdiu: Vendimi heq të gjitha dilemat

Mesazh nga Alberti Tue 27 Jul 2010 - 0:55

Presidenti Fatmir Sejdiu, pak çaste pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se ky mendim rikonfirmoi fuqishëm se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës ka qenë vendim në përputhje të plotë me të drejtën e popullit të Kosovës për pavarësi.

Ky vendim, sipas tij, përfundimisht i heq të gjitha dilemat që mund t’i kenë pasur vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Populli dhe institucionet e Kosovës e përshëndetin dhe e çmojnë lart mendimin e drejtë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka deklaruar presidenti Sejdiu.

Ai u bëri thirrje këtyre vendeve që ta njohin Republikën e Kosovës. “Ky mendim hap rrugë për progresin e mëtejmë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu i ka bërë thirrje Republikës së Serbisë që t’i bashkëngjitet misionit të përgjithshëm të shteteve të rajonit, për integrim të përbashkët në institucionet euro-atlantike .

Lidhur më qasjen e Kosovës ndaj 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ai pohoi se Kosova do të ketë qasje të bashkëpunimit me të gjitha vendet e BE-së, siç ka pasur edhe më parë.

Presidenti i Republikës në fund të paraqitjes së tij para mediave, ka thënë se “dita e sotme është ditë e bekume për Kosovën”.

Krasniqi shpreh mirënjohjen për opinionin e GjND-së

Kryeparlamentari Jakup Krasniq, në emër të Kuvendit të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të pavarësisë së Kosovës.

“Shprehja nga Gjykata Ndërkombëtare se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare rikonfirmon edhe njëherë se deklarata e datës 17 shkurt 2010 që shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, ishte një akt i udhëheqësve të popullit që pasqyronin vullnetin e popullit të Kosovës dhe që i përgjigjej thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë përkrahur Republikës e Kosovës në të gjitha proceset politike dhe sidomos në kontributin e tyre pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Shprehim mirënjohjen tonë dhe të të gjithë popullit të Republikës së Kosovës ndaj institucioneve ndërkombëtare, komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi dhe sidomos ndaj SHBA-ve, BE-së, dhe të gjitha shteteve në veçanti që kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”.

Një mirënjohje e veçantë, sipas Krasniqi, i shkon edhe vendeve te rajonit që e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke i kontribuar stabilitetit dhe një të ardhme më të mirë dhe të sigurtë për të gjithë popujt e këtij rajoni.

“Shprehim gatishmërinë tonë të sinqertë për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë në të mirë të të dy popujve tanë dhe të stabilitetit dhe prosperitetit politik, social dhe ekonomik të rajonit tonë”.

Ai u ka bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur akoma Republikën e Kosovës që ta njohin atë. “Këto shtete do të gjejnë tek Republika e Kosovës një partner të sigurt dhe të denjë të familjes së shteteve paqedashëse në botë”.

“Republika e Kosovës edhe njëherë shpreh zotimin e saj të shprehur në deklaratën e pavarësisë për të qenë një shtet demokratik, laik dhe multietnik, i udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit, i cili do të mbrojë dhe promovojë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.

Kryetari i Kuvendit ka ritheksuar edhe njëherë synimin e institucioneve të Kosovës për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë të vendit në Bashkimin Europian dhe për të zbatuar me shpejtësi reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik të shtetit dhe të popullit të Kosovës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi