Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qetësohen përmbytjet në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qetësohen përmbytjet në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qetësohen përmbytjet në Shqipëri

Shko poshtë

Qetësohen përmbytjet në Shqipëri Empty Qetësohen përmbytjet në Shqipëri

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Fri 26 Feb 2010 - 1:15

Qetësohen përmbytjet në Shqipëri 15efu6t


Shkodër, 26 shkurt - - Shkarkimet nga hidrocentralet e kasakadës së lumit Drin kanë shënuar rënie gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme, duke sjellë kështu dhe një përmirësim të situatës në zona, raporton Balkanweb. Gjithsesi në zonat ku ka vërshuar uji prej ditës së djeshme, po vazhdon aksioni për evakuimin e banorëve.
Sipas informacioneve nuk ka pasur shtim të nivelit të ujit në lumenjtë e këtij rajoni, por për t’i paraprirë ndonjë situate disa familje të rrezikuara po evakuohen nga forcat e ushtrisë dhe policisë.

Nga përmbytjet e fundit më e prekur rezulton të jetë komuna e Dajçit e Bregut të Bunës. Nga pasditja e djeshme nga komuna e Dajçit të Bregut të Bunës janë evakuuar 142 familje, kryesisht nga fshatrat Darragjat, por dhe nga fshatrat Pentar, Suka Dajç, Shirq dhe Mushan.
Nga informacionet e marra në shtabin e emergjencës rezulton se në fshatin Obot të komunës Ana e Malit janë evakuuar 12 familje, ndërsa nga komuna Velipojë 10 familje.
Gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencës në prefekturën e Shkodrës ka planifikuar një sërë ndërhyrjesh në disa nga zonat problematike, krysisht në përforcimin e argjinaturave në Darragjat të komunës Dajç, në fshatin Ças në komunën Velipojë, në fshatin Ashtë dhe Mali i Jushit të komuns Bushat, etj.
Situata e shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit jo vetëm në Shkodër, por edhe në Korçë, është duke u ndjekur dhe nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës, i ringritur tre ditë më parë nga qeveria.
Një ditë më parë, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, informoi se përveç përmbytjes së tokave nga uji, probleme mbetet dhe erozioni i shkaktuar nga lumenjtë, shembja masive e dheut etj. Në këto kushte, tha ministri Ruli, kërkohet angazhim më i madh i komunave.
Ndërkohë, ushtria është vënë në dispozicion për çdo evakuim të mundshëm të popullatës dhe blegtorisë, në zonat e përmbytura.
Faleminderit për rekomandimin
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi