Piter Feithit nuk ka kush t’i shkruajë
Faqja 1 e 1
Piter Feithit nuk ka kush t’i shkruajë
Publikuar: Sot, më 27 shkurt 2010
Se situata në veri të Kosovës tash e dhjetë vjet nuk ka shkuar duke u përmirësuar, por duke u keqësuar, për këtë pajtohen të gjithë; se situata në veri ka qenë faktori kryesor i jostabilitetit në krejt Kosovën, edhe për këtë pajtohen të gjithë; se veriu është duke mbajtur peng zhvillimin ekonomik, përparimin e përgjithshëm dhe sidomos të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, edhe ky është një fakt i padiskutueshëm (u pajtuan, s’u pajtuan të gjithë!). Ajo për të cilën tani për tani pajtohen shumica dhe për të cilën do të zhgënjehen të gjithë është strategjia e re për veriun si zgjidhje e situatës.
Pa u thelluar në detaje të strategjisë në fjalë, është i tejdukshëm fakti se për të pasur sukses kjo strategji kërkohet një kusht, i cili faktikisht nuk mund të përmbushet. Dhe ai kusht është, hiç më pak e hiç më shumë, sesa pajtimi i serbëve në veri për t’iu nënshtruar institucioneve të Kosovës! Për këtë madje kërkohet edhe pajtimi i Beogradit! (Këtë e deklaron vetë Piter Feith, autori i strategjisë).
Le ta analizojmë këtë situatë me qetësi.
A është e logjikshme që në situatën e dhënë, pra në raportet Kosovë - Serbi dhe në situatën në veri, të pritet pajtimi i serbëve për nënshtrim ndaj Kosovës? Pse duhet të heqin dorë ata nga kontrolli i situatës dhe i territorit dhe nga të gjitha të mirat që u sjell kjo gjendje? A nuk kanë kaluar dhjetë vjet duke i lutur serbët e veriut të Kosovës dhe Beogradin që “ta pranojnë realitetin e ri”? A nuk kanë qenë dhjetë vjet të mjaftueshme për të parë se lutjet e tilla janë kundërproduktive? Situata nuk ka shkuar duke u përmirësuar, e as që ka dhënë shenja tilla. Përkundrazi. Situata në veri ka shkuar duke u keqësuar dhe tani atje serbët dhe Beogradi kanë konsoliduar pushtetin e tyre. Sa më tepër të vazhdojë kështu (e strategjia e re për veriun paralajmëron vazhdim të gjendjes e jo zgjidhje të saj) serbët dhe Beogradi do ta konsolidojnë edhe më mirë pushtetin e tyre në veri të Kosovës e do të vazhdojnë shpërnguljet e shqiptarëve nga këto hapësira, të cilët, në këto kushte, nuk mund të rezistojnë gjatë.
Problemi i veriut të Kosovës është para së gjithash problem në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por nuk duhet të harrohet për asnjë çast se në mes të Kosovës dhe Serbisë ekziston edhe një problem tjetër, problemi i shqiptarëve në Kosovën Lindore, i cili po heshtet padrejtësisht, dhe heshtja e tij po na kushton për çdo ditë. Në të dyja rastet, si në veri të Kosovës, ashtu edhe në Kosovën Lindore, Serbia dhunshëm ka krijuar avantazhe të mëdha dhe po i realizon për çdo ditë qëllimet e veta: shpërnguljen e shqiptarëve nga të dyja rajonet.
Çfarëdo përpjekje që të bëhet, çfarëdo strategjie për veriun e Kosovës që të përpilohet nuk do të këtë sukses në qoftë se nuk e ka parasysh se problemi shqiptaro-serb nuk ka marrë fund e sidomos nëse e anashkalon çështjen e pazgjidhur të Kosovës Lindore.
Përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës duke e anashkaluar çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore nuk kanë kurrfarë gjasa që të përfundojnë me sukses e sidomos jo në favor të Kosovës dhe popullit shqiptar.
Çështja e Kosovës Lindore lidhet ngushtë me veriun e Kosovës dhe që të dyja bashkë përbëjnë pjesën e mbetur të problemit të pazgjidhur shqiptaro-serb. Dhe të dyja këto çështje janë objekt dhe mund të zgjidhen vetëm duke respektuar parimin e vetëvendosjes së kombeve deri në shkëputje. Deri këtu çështja mund të shkojë më lehtë duke këmbëngulur në aplikimin e parimit të reciprocitetit në zbatimin e të drejtave si për serbët në veri të Kosovës, ashtu edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore. Dhe kjo duhet të jetë shtylla kurrizore e strategjisë për veriun. Dhe vetëm atëherë strategjia për veriun do të fillojë të japë rezultate. Këtë duhet t’ia thotë dikush Piter Feithit. Por, siç duket atij nuk ka kush t’i thotë asgjë, sepse të gjithë janë të zënë me duartrokitjet e tyre të zakonshme, duartrokitje, të cilat popullit shqiptar në përgjithësi dhe popullit shqiptar në Kosovën Lindore në veçanti po i kushtojnë shumë.
(Autori është kryetar i Lëvizjes për Bashkim)
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Feithit përfaqësues i BE-së në Kosovë deri më 31 gusht
» Një kinez mund të shkruajë me sy
» Për shkruaje veten me pak fjalë Metaforike...
» Mendon ta shkruajë romanin për një ditë
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Një kinez mund të shkruajë me sy
» Për shkruaje veten me pak fjalë Metaforike...
» Mendon ta shkruajë romanin për një ditë
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi