Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Feithit përfaqësues i BE-së në Kosovë deri më 31 gusht People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Feithit përfaqësues i BE-së në Kosovë deri më 31 gusht People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feithit përfaqësues i BE-së në Kosovë deri më 31 gusht

Shko poshtë

Feithit përfaqësues i BE-së në Kosovë deri më 31 gusht Empty Feithit përfaqësues i BE-së në Kosovë deri më 31 gusht

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Thu 25 Feb 2010 - 23:19

Feithit përfaqësues i BE-së në Kosovë deri më 31 gusht 27xkqx0


Bruksel, 26 shkurt - Sado që duket e palogjikshme në rrethanat e caktuara, Peter Feith do të vazhdojë, së paku edhe për disa muaj, të ketë dy poste të rëndësishme në Kosovë me dy mandate të ndara. Si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Kosovën do të vazhdojë të qëndrojë deri më 31 gusht të këtij viti. Kështu që moti kishin rënë dakord vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ky vendim, me procedurën teknike pa diskutim, u kalua të enjten nga Këshilli i BE-së gjatë takimit të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme në Bruksel.
Peter Feith ka edhe postin tjetër, atë të përfaqësuesit civil ndërkombëtar, i cili duhet të mbikëqyrë zhvillimin e shtetit të Kosovës, zbatimin e Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisaarit. Ai në cilësinë e përfaqësuesit të BE-së nuk mund të shprehet rreth pavarësisë së Kosovës dhe ta mbështesë atë publikisht. Kur Peter Feith është pyetur se si mund të koordinojë në të njëjtën kohë këto dy poste dhe a ka problem për shkak se ato nuk duken kompatibile pasi që në njërin post duhet të forcojë pavarësinë e Kosovës e në tjetrin nuk guxon ta trajtojë Kosovën si shtet, Ffeith ka thënë se dy postet që ka "nuk janë pengesë por përparësi e tij" dhe ka shpjeguar se para shqiptarëve paraqitet si përfaqësues civil ndërkombëtarë që mbështet pavarësinë dhe para serbëve me kapelën tjetër si përfaqësues i BE-së, i cili është neutral ndaj statusit. Kjo ka qenë arsyeja pse disa shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, sidomos Spanja, kanë dashur ta vënë në pikëpyetje vazhdimin e mandatit të tij por, me përkujdesjen edhe të diplomacisë amerikane dhe kontakteve të tyre me Spanjën, është arritur pajtim i plotë brenda Bashkimit Evropian për t’i vazhduar edhe një herë mandatit holandezit Feith.
Ndërkohë, në BE janë duke u bërë planet për ndërtimin e strukturës së re diplomatike të Bashkimit Evropian, në formën e Shërbimit të veprimit të jashtëm Evropian. Siç i pati thënë “Kohës Ditore” në intervistën në prag të ardhjes së saj në Kosovë, Catherine Ashton, në muajt në vijim do të vendoset se si do të ndikojë ndërtimi i strukturave të reja diplomatike të BE-së në praninë e saj në Kosovë. Normalisht, përfaqësuesit e posaçëm të BE-së nëpër vendet e ndryshme të botës do të bëhen edhe shefa të zyrave të Komisionit Evropian. Por në rastin e Kosovës do të jetë më e komplikuar pasi që për momentin posti i përfaqësuesit të posaçëm i BE-së është i bashkuar me atë të përfaqësuesit civil ndërkombëtar. Disa diplomatë në Bruksel i kanë thënë “Kohës Ditore” se, në rast se do të ndaheshin këto dy poste, në rast se përfaqësuesi civil ndërkombëtarë do të ishte një person tjetër nga ai i përfaqësuesit të BE-së, atëherë roli dhe pesha politike e BE-së në Kosovë do të zvogëlohej dukshëm. Prandaj, ka shumë vende që insistojnë që të mbahen bashkë këto dy poste edhe për një kohë të caktuar, në mënyrë që të pritet se si do të veprojnë vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi