Disidentët kubanë në grevë urie
Faqja 1 e 1
Disidentët kubanë në grevë urie
Havanë, 27 shkurt - Disa disidentë kubanë thonë se do të refuzojnë ushqimin në shenjë proteste për vdekjen më herët gjatë kësaj jave të një kundërshtari qeveritar të burgosur.
Grupi opozitar, Komisioni kuban për të Drejtat e Njeriut tha se katër disidentët e burgosur do të refuzojnë ushqimin.
Një tjetër aktivist anti-qeveritar, i cili nuk është në burg, ka deklaruar se edhe ai do të refuzojë ushqimin dhe pijet.
Orlando Zapata Tamayo vdiq të martën në një spital në kryeqytetin Havana, pas grevës së urisë 85 ditëshe.
Vdekja e tij shkaktoi protesta ndërkombëtare dhe presidenti kuban Raul Castro shprehu keqardhje.
Katër disidentët e burgosur, të cilët planifikojnë të fillojnë grevën e urisë janë Eduardo Diaz Fleitas, Diosdado Gonzalez Marrero, Nelson Molinet Espino dhe Fidel Suarez Crus, njoftoi grupi opozitar.
Guillermo Farinas, një aktivist dhe gazetar, i cili jeton në qytetin e Santa Claras, tha se tashmë është duke refuzuar ushqimin dhe po përjeton dhimbje koke, si rezultat i kësaj.
Pesë disidentët, kërkojnë lirimin e rreth 200 të burgosurve politikë në Kubë.
Vdekja e Tamayos ka shkaktuar kritika të shumta në adresë të qeverisë kubane jashtë vendit.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Xhafaj: Grevë urie pa afat
» PS proteston me grevë urie, PD feston me koncert
» Itali, greve ne sektorin e transportit publik
» Greqi, greve e pergjithshme kunder qeverise
» Greqi, emigrantët në grevë
» PS proteston me grevë urie, PD feston me koncert
» Itali, greve ne sektorin e transportit publik
» Greqi, greve e pergjithshme kunder qeverise
» Greqi, emigrantët në grevë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi