Meta: S’ka hapje të kutive, as zgjedhje të parakohshme
Faqja 1 e 1
Meta: S’ka hapje të kutive, as zgjedhje të parakohshme
Tiranë, 27 shkurt - Duke përshëndetur futjen e deputetëve të opozitës në parlament, zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëherësh ministër i Jashtëm ka deklaruar sot se mazhoranca është gati të ngrejë komisionin hetimor me shumicë opozitare, por hetimi nuk do të prekë gjykatat. Thënë shkurt nuk do të ketë hapje të kutive të votimit.
Gjatë një konference për shtyp, Meta ka sqaruar se "Mazhornaca e hapur për ngritjen e komisionit, dhe për t'i dhënë opozitës shumicën e kërkuar dhe kryesimin e komisionit. Është element pozitiv futja e deputetëve në Kuvend brenda afatit kushtetues dhe njëherësh besoj se propozimet e tyre do shqyrtohen sipas të gjitha procedurave të parlamentit në mënyrë që komisioni hetimor të ngrihet dhe të realizojnë ato objektiva që janë kërkuar, gjithnjë duke respektuar pavarësinë e gjykatave".
Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Meta është deklaruar i prerë se kush e nis garën më shpejt do të lodhet shpejt.
"Mazhoranca është solide. Zgjedhjet e reja janë vetëm në qershor të 2013 dhe të gjithë të kenë durim dhe përgatiten pas tri vitesh. Shqipëria është në periudhë normaliteti që prej vitit 97 dhe zgjedhjet bëhen njëherë në 4 vjet, kini durim për zgjedhjet e 2013"- tha Meta.
I pyetur për propozimet e opozitës, se nuk kthehen në Kuvend pa u marrë parasysh draftet e dorëzuar, Meta ka thënë se "nëse deklaruan se nuk kthehen pa hapur kutitë, tregon se nuk kanë vullnet për dialog dhe në rrugën e zgjidhjes. Është për të ardhur keq që kundërshtojnë institucione tepër të njohura ndërkombëtare për sa i takon ligjit dhe demokracisë si Komisioni Venecias, që e ka ndihmuar vendin edhe në bërjen e kushtetues dhe për interpretime të ndryshme".
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Rama: Zgjedhje të parakohshme
» Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme
» Meta: Fundi i bojkotit, pa hapjen e kutive
» Meta përjashton zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme
» PPE: Hapja e kutive e papranueshme
» Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme
» Meta: Fundi i bojkotit, pa hapjen e kutive
» Meta përjashton zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme
» PPE: Hapja e kutive e papranueshme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi