Ndërprerja e kontinuitetit të trasesë, humbje e korridorit ndërkombëtar
Faqja 1 e 1
Ndërprerja e kontinuitetit të trasesë, humbje e korridorit ndërkombëtar
Autostrada Merdar – Prishtinë – Kukës - Durrës ( Korridori i 7) Kosovën dhe Shqipërinë e lidh me rrugën më të shkurtër në rrjetin evropian të rrugëve ndërkombëtare. Gjithashtu ky korridor transballkanik është lidhja rrugore më e shkurtër për pesë shtetet ballkanike juglindore (Rumani, Bullgari, Serbi, Kosovë, Shqipëri ) me Mesdheun. Kjo do të ketë rëndësi shumë të madhe ekonomike në aspektin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve për shtetet gravituese ballkanike dhe lidhja e tyre sa më e afërt mes shteteve evropiane dhe atyre mesdhetare.
Ndërtimi i korridoreve, rrjetit ndërkombëtar të rrugëve, ndihmojnë në aktivizimin e resurseve natyrore dhe njerëzore, ndihmojnë në tejkalimin e problemeve politike dhe civilizuese, ndarjeve etnike dhe ofrojnë bashkëpunim ekonomik, politik dhe kulturor të vendeve të Ballkanit Jugor. Por kjo autostradë (Korridori i 7) do ta ketë efektin e plotë, kur portën e Durrësit e lidh me Korridorin e 10, sepse transporti ballkanik pjesërisht do të orientohet në rrugën më të shkurtër nga bregdeti dhe Porta.
Prandaj ndërtimi i Korridorit të 7, rrugës transballkanike, për Kosovën është një prej projekteve më të rëndësishme në këtë fazë të ndërtimit të shtetit dhe hapjen e perspektivave të reja ekonomike, lidhjeve me shtetet ballkanike, sidomos pas periudhës së hidhur të konflikteve. Autostrada Merdar – Prishtinë - Kukës - Durrës është definuar si pjesë e rrjetit ndërkombëtar, Korridori i 7, dhe ky vendim merret në nivelin e BE-së dhe për ndërtimin e saj duhet të respektohen si kushtet teknike ashtu edhe ato të sigurisë. Ky nivel i Korridorit ndërkombëtar nuk ka prioritet lidhjet ndërurbane përbrenda Kosovës, por të sigurojë transportin ndërkombëtar me shpenzime më të ulëta dhe kohën më të shkurtër të transportit, gjë që mund të realizohet me trasenë e Korridorit më të shkurtër, pa ndërprerjen e trasesë dhe të ndërtuar me kriteret e sigurisë së kyçjes vetëm në vendet e parapara. Pjesa e trasesë në Kosovë duhet të ndërtohet me këto kritere dhe ky projekt është vazhdimësi i autostradës, e cila është ndërtuar në Shqipëri dhe për shfrytëzimin efektiv të Portit të Durrësit kërkon vazhdimësi pa ndërprerje dhe lidhje me rrjetin e korridoreve transballkanike.
Në bazë te këtyre kritereve janë bërë dy studime për arsyeshmërinë ekonomike të autostradës, nga ekspertët vendorë (Drejtoria e rrugëve) dhe nga firma konsulente KOWI të financuar nga Banka Botërore. Në të dy studimet janë propozuar disa variante të mundshme të trasesë, por asnjë variant nuk e ka ndërprerjen e vazhdimësisë të Korridorit. Është bërë edhe projekti i autostradës nga firma gjermane, por ai ka qenë i mbyllur në Ministrinë e Transportit ( MTPT), mandati i mëparshëm dhe larg ekspertëve vendorë. Është konstatuar se projekti nuk është komplet dhe me zgjedhjen e një pjese së trasesë (Caraleva ) me tri tunele, të cilën ekspertët vendorë nuk e përkrahin, janë zgjuar reagime, sepse ekzistojnë mundësi të tjera, të ruhet vazhdimësia e trasesë dhe të projektohet korridori pa tunele. Këtë e mundëson konfiguracioni i terrenit.
Pas shpalljes së tenderit për ndërtimin e autostradës dhe përzgjedhjes se dy kompanive konkurruese kanë filluar negociata për kontraktimin e punimeve, por janë paraqitur probleme serioze që mund të ndikojnë negativisht në humbjen e kualitetit të Korridorit, me krijimin e fytit të ngushtë në një pjesë të trasesë, si dhe kostoja variabile për shkak te projektit jokomplet.
Firma Bechtel & Enka me të cilën po zhvillohen negociatat ka propozuar devijimin e trasesë prej Duhlës me dalje në Orllat dhe shfrytëzimi i rrugës ekzistuese Prishtinë – Pejë, deri në Sllatinë e pastaj vazhdimi i trasesë së re deri në Besi, dhe ky variant po e ndërpret vazhdimësinë e Korridorit dhe në distancë prej 20 km, rruga nuk i plotëson kriteret e autostradës as teknike, as ato të sigurisë dhe frekuenca e automjeteve do të formojë fytin e ngushtë. Firma ka propozuar këtë variant në bazë të konfiguracionit të terrenit dhe përfitimeve, prandaj nuk duhet të pranohet sugjerimi i kostos më të ulët, kinse kursimin e ndërtimit që është vlerësimi shkurtpamës, sidomos kur dëgjohet nga zyrtaret, të cilit nuk konsultohen me ekspertët dhe harrojnë rolin e Korridorit ndërkombëtar. Ndërprerja e vazhdimësisë së trasesë është humbja e korridorit.
Pasi përgatitjet teknike (projekti jokomplet dhe diskutabil për një pjesë të trasesë) nuk janë bërë si duhet, vërejtjet e paraqitura në Komisionin funksional të Kuvendit kanë mbetur pa përgjigje dhe shumë të panjohura të tjera mund të tejkalohen në qoftë se negociohet për pjesën, e cila nuk është kontestuese.
Pjesa e autostradës Vërmicë – Prizren – Duhle mund të kontraktohet, sepse projekti zbatues mund të përdoret, është shpallur zona e interesit të trasesë nga Kuvendi i Kosovës, janë siguruar mjetet financiare nga buxheti për shpronësim të tokës, nuk mungon as infrastruktura ligjore. Ndërkohë duhet të analizohet mirë vazhdimi i trasesë dhe projektohet pjesa kontestuese pas konsensusit të arritur përbrenda institucioneve tona (Kuvendit dhe Qeverisë) duke respektuar kriteret e Korridorit ndërkombëtar dhe kjo është përgjegjësia jonë, e jo e firmës ndërtuese.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Humbje e shpejtë dhe e sigurt e peshës
» Vitaminat A, C dhe E janë humbje kohë dhe mund të shkurtojnë jetën?
» Johansson dhe Washnington, aktorët më të mirë ndërkombëtar për Berlinin
» Maqedoni: Policia shkatërroi rrjet ndërkombëtar droge
» Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, “Përtej Kufijve”
» Vitaminat A, C dhe E janë humbje kohë dhe mund të shkurtojnë jetën?
» Johansson dhe Washnington, aktorët më të mirë ndërkombëtar për Berlinin
» Maqedoni: Policia shkatërroi rrjet ndërkombëtar droge
» Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, “Përtej Kufijve”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi