Maqedoni: Policia shkatërroi rrjet ndërkombëtar droge
Faqja 1 e 1

Ministria e Brendshme e Maqedonisë, pas indikacioneve nga autoritetet gjermane ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar droge që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut për në Evropë.
Sipas drejtorit të Sigurimit Publik, Lupço Todorovski, gjatë aksionin policor të zhvilluar në Taftalixhe të Shkupit, është konfiskuar rreth dy kilogram kokainë "paste" vlera e së cilës në treg arrin shumën prej 200 mijë eurosh.
Po ashtu, një person është arrestuar, ndërsa një i dytë, është në arrati. Lënda narkotike ishte dërguar me postë të shpejtë nga Peruja në Gjermani, dhe më pas e ridërguar në Maqedoni me arsyetimin se në pako kishte ngjyrë për porcelan.
Droga, gjendej në fazën e parafundit të përpunimit të saj, dhe përmes një procesi të fundit kimik, ajo shndërrohej në kokainë të pastër. Kështu e demonstron në këto pamje edhe numri ‘një’ i sigurimit publik.
“I akuzuari i parë në fillim të këtij viti, i cili paraprakisht kishte udhëtuar në Peru në marrëveshje me personin e dytë, kanë organizuar transport droge, të cilën e kanë porositur nga Libani. Në operacionin operativ të përbashkët ‘Frankfurt’ është realizuar transport i mbikëqyrur ajror të drogës së llojit “kokain pasta” në relacionin Peru-Gjermani-Shkup”, deklaroi Lupço Todorovski, drejtor i Sigurimit publik.
Pas marrjes së mandatit të kontrollit, nga gjykatësi hetues, policia ushtroi bastisje në banesën e personit që u arrestua në lagjen Taftalixhe. Aty u sekuestruan edhe veshmbathje të markave të shtrenjta, vlera e të cilave arrin në disa qindra mijë euro. /

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Policia e Tiranës arreston dy persona për trafikim droge
» Policia shqiptare: Në Greqi nuk është kapur asnjë “drogë e re” nga Shqipëria
» Van Der Meyde: Droga më shkatërroi
» Ndërprerja e kontinuitetit të trasesë, humbje e korridorit ndërkombëtar
» Majmuni “kalorës” shkatërroi bahçen

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi