Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjykata Supreme vërtetoi 190 vite burg për Brodecin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjykata Supreme vërtetoi 190 vite burg për Brodecin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykata Supreme vërtetoi 190 vite burg për Brodecin

Shko poshtë

Gjykata Supreme vërtetoi 190 vite burg për Brodecin Empty Gjykata Supreme vërtetoi 190 vite burg për Brodecin

Mesazh nga Vizitor Sun 28 Feb 2010 - 4:35

Gjykata Supreme e Maqedonisë ka vërtetuar dënimet e 17 të burgosurve të rastit të Brodecit, duke hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga avokatët mbrojtës. Pas gjykatës së Apelit, edhe Gjykata Supreme vërtetoi si të plotfuqishme vendimin për 190 vite burg të dënuarit për rastin e Brodecit, të cilët u akuzuan nga autoritetet shtetërore maqedonase për veprime terroriste.
Dënime maksimale për këtë rast që ndodhi në nëntor të vitit 2007, me ndërhyrjen e njësiteve policore speciale në fshatin Brodec, gjoja në kërkim të grupeve të armatosura, kryesisht goditën banorët e këtij fshati, të cilët përfunduan në burg, ndërsa organizatorët e grupit të armatosur që vepronte: Lirim Jakupi nga Lugina e Preshevës, Fatos Alija nga Shqipëria dhe Amir Sopa gjenden në arrati, por që morën dënime nga 15 vite.
Banorët e fshatit Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë: Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti u dënuan me nga dhjetë vite burg.
Kohë më parë ndër të burgosurit, 52 vjeçari Hanif Dervishi ndërroi jetë në qelinë e burgut, pas një sëmundje, e cila u vlerësua si vdekje e dyshimtë nga familjarët e tij.

Familjarët me revoltë të madhe kanë pritur lajmin e vërtetimit të dënimit të bashkëfamiljarëve të tyre që gjenden në burg, dhe të cilët sipas tyre, konsiderohen të pafajshëm. Vendimi i trupit gjykues është politik dhe se gjykatat nuk munden të dëshmojnë se të arrestuarit kanë kryer akte terroriste, kanë theksuar familjarët, të cilët kanë paralajmëruar se drejtësinë do ta kërkojnë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare.
Ngjarja e Brodecit ndodhi më 7 nëntor 2007 në këtë fshat në Malësi të Sharrit, pas ndërhyrjes brutale të njësiteve policore, ku vranë 6 veta dhe u plagosën 12 shqiptarë, ndërsa u arrestuan 13 veta, kryesisht banorë të fshatit. /
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi