Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Letër e hapur: BE të mos vonojë vizat për shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Letër e hapur: BE të mos vonojë vizat për shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letër e hapur: BE të mos vonojë vizat për shqiptarët

Shko poshtë

Letër e hapur: BE të mos vonojë vizat për shqiptarët Empty Letër e hapur: BE të mos vonojë vizat për shqiptarët

Mesazh nga Vizitor Sun 28 Feb 2010 - 4:39

Një letër e hapur e organizatës jofitimprurëse e Iniciativës Evropiane për Stabilitet i kërkon urgjentisht Parlamentit Evropian të mos shkelë premtimin e bërë për të liberalizuar vizat me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën brenda këtij viti.
Letra e hapur i është dertuar Komisionit Evropian, grupit të punës për liberalizimin e vizave, Parlamentit Evropian dhe Sekretariatit te Këshillit Evropian të PE.
Në këtë letër BE akuzohet se po përdor standarde të dyfishta lidhur me liberalizimin e vizave me vendet që ngelën në klasë në fazën e parë ku përfitoi Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Letra e firmosur më 26 shkurt bën me dije se dhe Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina do të plotësojnë standardet do të ketë vonesa në procedurat e BE-së. Letra konstaton se në bazë të vlerësimit të ekspertëve që kanë monitoruar plotësimin e standardeve të dy vendeve arrihet në përfundimin se të dy këto shtete do ti arrijnë plotësisht plotësimin e kritereve në verë për të përfituar nga liberalizimi i vizave shenjen.
Kur u miratua rezoluta e Parlamentit Evropian u tha se data kur do të vendosej për këtë çështje për Shqipërinë dhe Bosnjën do të ishte qershori 2010, por vonesa mund të nisë që nga Komisioni Evropian i cili nuk pritet që të japë një vlerësim në mes të muajit prill. Parlamentit Evropian i duhen të paktën 6-7 javë që të përpilojë rezolutën për liberalizimin e vizave pas rezolutës së KE-së . Kjo do të thotë se rezoluta nuk do të jetë gati të paraqitet në Këshillin e Ministrave të BE-së në një takim që do të mbahet gjatë presidencës spanjolle më 3-4 qershor 2010.
Nëse humbet kjo datë çdo negociatë do të vazhdojë pas përfundimit të muajve të verës. Një tjetër takim i Këshillimit të Ministrave të BE-së do të mbahet më 7- 8 tetor gjatë presidencës belge. Nëse vendimi merret pikërisht në këtë datë do të duhen më pak se 20 ditë që vendimi të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare. Kjo nuk përjashton faktin se vizat mund të liberalizohen për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Sidoqoftë kjo organizatë prestigjioze dhe me ndikim në vendimet e BE-së bën thirrje që premtimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën të shihet pa vonesë pasi këto vende të kenë plotësuar kriteret teknike. Letra përfundon se situata politike në këto dy shtete nuk duhet të ndëshkojë qytetarët e tyre që të trajtohen padrejtësisht pasi në Ballkan nuk duhet të fitojë terren ideja e favorizimit dhe përjashtimit të qytetarëve.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi