Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Letër e hapur e familjes së gjyqtarit të vrarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Letër e hapur e familjes së gjyqtarit të vrarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letër e hapur e familjes së gjyqtarit të vrarë

Shko poshtë

Letër e hapur e familjes së gjyqtarit të vrarë Empty Letër e hapur e familjes së gjyqtarit të vrarë

Mesazh nga Durrsaku Tue 22 Nov 2011 - 21:56

Letër e hapur e familjes së gjyqtarit të vrarë Vlore-Skerdilajd-Konomi-300x212
Gjyqtari i vrarë, Skerdilajd Konomi


Familja e gjyqtarit te vrare, Skerdilaj Konomi i është drejtuar me një letër të hapur opinionit publik, duke e shpërndarë atë për mediat.

Më poshtë lexoni letrën e plotë të familjarëve.

*** Me ane te kesaj letre, Familja Konomi deshiron t’ju perditesoje me zhvillimet e fundit ne lidhje me çeshtjen akoma te hapur te vrasjes se familjarit tone te dashur dhe njekohesisht edhe te procesit te hipotekimit te pronave.

Kane kaluar me shume se dy muaj nga vrasja e Skerdilajdit, nje funksionar i larte i shtetit shqiptar, e megjithate familjes nuk i eshte transmetuar asnje rezultat shpresedhenes. Jemi te ndergjegjshem qe hetimet kane kohen e tyre, por megjithate pas cdo dite qe kalon na duket sikur largohemi nga e verteta.

Kjo ide perforcohet edhe me shume ndersa perballemi me veshtiresi te shumellojshme dhe te panatyrshme ne perpjekjet tona per te hipotekuar pronat qe na perkasin me ligj, procedura te cilat zvarriten deri ne piken e skadences se cdo afati ligjor. Si eshte e mundur qe ne Shqiperi nuk zbatohet as vendimi i Gjykates se Larte? Nuk e kuptojme pse-ne? Kush fshihet pas kesaj? Pse shteti vete na nxjerr pengesa? Nuk e kuptojme pse Drejtoria Rajonale e Hipotekave ne Durres dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hipotekave nuk duan te firmosin dokumentat te cilat jane te rregullta ligjerisht dhe te njohura edhe nga Gjykata e Larte. A nuk eshte ky nje shembull i pashoq i abuzimit me pushtetin, ne nje kohe qe dokumentet e pales kundershtuese rezultuan se ishin totalisht te falsifikuara, ndonese te regjistruara edhe ne institucione si Arkiva e Shtetit? Avokatura e shtetit dhe gjykatat vazhdojne gjyqe mbi keto dokumente false te pales kundershtare, ndersa perpjekjet tona per hipotekim kane deshtuar dy here deri tani.

Te thyer nga dhimbja e humbjes se njeriut tone te dashur, por edhe te indinjuar nga mungesa e seriozitetit dhe transparences se organeve kompetente, Familja Konomi e ka cdo dite e me te veshtire te besoje qe jetojme ne nje vend ku mbreteron e verteta dhe ligji e jo mashtrimi dhe mafia. Çdo dite e me pak e ndjejme mbeshtetjen ligjore qe i takon çdo individi ne menyre te barabarte.

Kerkesa jone per median, si nje nga mundesite e vetme per te sensibilizuar opinionin publik por edhe vullnetin qeveritar, eshte te hetoni mbi kete ceshtje dhe te ushtroni te gjithe presionin e mundshem qe ngjarje te tilla si hedhja ne ere apo djegia e gjalle e zyrtareve publike te mos mbetet pa autoresi dhe pa te ndeshkuar, ne menyre qe ne kete vend te mos fuqizohet pushteti i mafies, por te rivendoset drejtesia.

Faleminderit,

Familja Konomi
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi