Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hyseni kërkon liberalizim të vizave edhe për Kosovën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hyseni kërkon liberalizim të vizave edhe për Kosovën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyseni kërkon liberalizim të vizave edhe për Kosovën

Shko poshtë

Hyseni kërkon liberalizim të vizave edhe për Kosovën Empty Hyseni kërkon liberalizim të vizave edhe për Kosovën

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Mar 2010 - 7:30

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka pritur të hënën një delegacion nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Komunitete të Parlamentit të Italisë, kryesuar nga Stefano Stefani, kryetar i këtij komisioni. Gjatë takimit, ministri Hyseni dhe parlamentarët italianë folën për shumë çështje që kishin të bënin me Kosovën, progresin e saj, zhvillimet e brendshme si dhe raportet me Serbinë.
Ndërsa i falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që Italia ka dhënë për Kosovën, veçanërisht pas pavarësisë së saj, ministri Hyseni i njohu parlamentarët italianë me arritjet që Kosova ka bërë në dy vitet e pavarësisë së saj, si dhe shprehu gatishmërinë e Kosovës dhe institucioneve të saj për të punuar sa më shumë për të ardhmen dhe perspektivën evropiane të vendit.
Një temë e posaçme dhe e rrahur gjatë në takim ishte perspektiva e përbashkët evropiane e Kosovës dhe e të gjithave vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të posaçëm te liberalizimi i vizave. Ministri Hyseni kërkoi nga bashkëbiseduesit e tij, që Kosova as të mos përjashtohet nga procesi i liberalizimit të vizave dhe as të mos vonohet më shumë se vendet e tjera në përfshirjen e saj në këtë proces.
Procesi i liberalizimit të vizave, theksoi ministri Hyseni, ndërlidhet me çështje të natyrës teknike, për çka edhe nuk ka pse të kthehet e të ndërlidhet me çështje të natyrës politike.
Ndërsa potencoi qëndrimin e qartë të qeverisë së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët, ministri Hyseni i siguroi parlamentarët italianë se, të njëjtin qëndrim dhe interes Kosova ka edhe për marrëdhënie të mira me Serbinë. Por, theksoi ministri Hyseni, qëndrimi i prerë i institucioneve të Kosovës është se janë të papranueshme skenarët për rinegociata për pavarësinë apo për ndarjen e Kosovës.
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, theksoi mes të tjerash ministri Hyseni. Të njëjtin mendim me ministrin e jashtëm të Kosovës ndau edhe kryesuesi i delegacionit, Stefano Stefani, i cili pohoi që në krye se realiteti në Kosovë është i pakthyeshëm.
Ministri Hyseni dhe bashkëbiseduesit e tij nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit të Italisë biseduan gjatë edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, për EULEX-in dhe shtrirjen e tij në të gjithë territorin e Kosovës si dhe për shumë çështje të tjera me interes dypalësh
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi