Fuere: Qeveria të investojë në rajonet e banuara me shqiptarë
Faqja 1 e 1

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere ka ftuar qeverinë e Maqedonisë që të investojë dhe të hap vende të reja të punës në rajonet e margjinalizuara, banorët e cilëve masovikisht po e braktisin vendin drejt perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë.
Këto komente të diplomatit evropian erdhën pas eksodit të shqiptarëve të rajonit të Kumanovës drejtë Belgjikës dhe Francës.
“Rritja e numrit të shtetasve të Maqedonisë që po kërkojnë azil në Belgjik është vërtet shqetësuese”, deklaroi Fuere. Ai paralajmëroi se së shpejti kryeministri i Belgjikës do ta vizitoj Maqedoninë dhe disa vende të rajonit, për tu njoftuar për së afërmi me këtë situatë.
Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të angazhohet më shumë për të parandaluar agjencitë turistike që mos manipulojnë me njerëzit, raporton agjencia e lajmeve INA.
Dy muajt e fundit mbi 1.000 familje shqiptare nga Likova dhe Kumanova, kanë aplikuar për azil në Belgjikë. Ata që kanë marrë vendim për të udhëtuar drejt Belgjikës nuk parapëlqejnë të flasin në mikrofon për arsyet e ikjes. Por, deklarojnë se arsyeja kryesore është kriza ekonomike. "Secili ka hallet e veta dhe kushtet ekonomike që mbretërojnë këtu na detyrojnë të marrim këtë rrugë," thotë një banor i Likovës.
Ditë më parë agjencia e lajmeve INA publikoi lajmin ku njoftohej se në vitin 2002 Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 500 mijë euro, për investime në rajonet e krizës, mirëpo këto para kanë përfunduar diku tjetër. Destinacioni i tyre pritet të sqarohet nga njerëzit kompetent që kanë menaxhuar me këto fonde.
Vërshimi masiv i banorëve të komunës së Likovës dhe Kumanovës drejt vendeve të BE-së nxori në sipërfaqe gjendjen e rëndë dhe mosrevitalizimin e këtyre rajoneve, nëntë vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» “Emri”, Fuere: Shkupi e Athina kanë vullnet
» Fuere: Deri në qershor të zgjidhet çështja e emrit
» Rama: Vizat, qeveria e paaftë
» Qeveria “pajtohet” me FMN
» PS: Qeveria ka marrë peng institucionet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi