Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama: Vizat, qeveria e paaftë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama: Vizat, qeveria e paaftë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Vizat, qeveria e paaftë

Shko poshtë

Rama: Vizat, qeveria e paaftë Empty Rama: Vizat, qeveria e paaftë

Mesazh nga Vizitor Mon 26 Apr 2010 - 1:50

Rama: Vizat, qeveria e paaftë RamatpgjOpozita ka vijuar protestat në qytetet e Tepelenës dhe Gjirokastrës nga ku kreu socialist Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për t’i dhënë fund, siç tha ai, pushtetit të dështuar të kryeministrit Berisha.


Në Tepelenë kryesocialisti theksoi se kabineti aktual jo vetëm që nuk po mban premtimet, por përkundrazi po rrënon edhe më shume qytetarët. Sipas tij vonesa në liberalizimin e vizave është një tjetër dështim i kësaj qeverie të paaftë.
Në Gjirokastër zoti Rama u ndal tek kriza ekonomike dhe pasojat që ajo po shkakton tek familjet shqiptare.
“Sali Berisha e ka nxjerrë shtetin në ankand duke kërkuar borxhe me interesa më të larta, për të larë borxhet me interesa më të ulta që akumulohen vit pas viti, ndërkohë që të ardhurat shkojnë duke rënë muaj pas muaji. Shqipëria ra njëhërë në humnerën e piramidave të Sudes dhe të Vehbiut, e të tjerëve më radhë, që u ndërtuan nën hijen e Saliut. Shqipëria nuk mund të bjerë përsëri në humnerëhn e një shëmbjeje të piramidës të qeverisë së Saliut”, deklaroi Rama.
Sipas liderit të opozitës protestat janë e vetmja mundësi për t’i dhënë fund agonisë së krijuar nga kryeministri i vendit dhe oborrëtarët e tij.
“Më 30 prill ne do të mblidhemi në Tiranë. Do të mblidhemi për transparencën e atyre kutive ku nuk fshihet thjesht fitorja jonë e 28 qershorit, pork u fshihet arma me të cilën vrau Sali Berisha zgjedhjet e shkuara dhe nëse ne nuk e nxjerrim nga ato kuti, për ta flakur e për ta bërë të papërdorshme do të vrasë edhe zgjedhjet e ardhshme”, tha gjatë fjalës së tij kreu socialist, Rama.
Ndërkohë në Gramsh Partia Socialiste përmes deputetit Damian Gjiknuri ka përkrahur protestën e banorëve të këtij qyteti. Deputeti Gjiknuri ka vizituar edhe tregun e qytetit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi