Acer përgatit laptop super të hollë pa kornizë
Faqja 1 e 1
Acer përgatit laptop super të hollë pa kornizë
Kompania Acer, siç kanë filluar thashethemet, është duke punuar në një laptop ultra të hollë pa kornizë dhe me tastierë të ndjeshme në prekje.
Në fotografinë e këtij artikulli është koncepti i laptopit pa kornizë i kompanisë Fujitsu, e pasi që nuk kemi fotografi të diçkaje të ngjashme nga Acer, portali Digitimes pohon se edhe kjo kompani është duke punuar në një laptop të tillë.
Modeli i Acer do të duhej të kishte tastierë të ngjashme me atë të iPad, domethënë shumë të hollë dhe të ndjeshme në prekje, pa komponentë mekanik. Ekrani i xhamtë megjithatë do të shërbente edhe si kapak i laptopit.
Duke marrë parasysh se kohëve të fundit po shohim çdo ditë e më shumë kësisoj konceptesh, nuk do të çuditeshim nëse Acer edhe në të vërtetë do të prodhonte diçka të tillë, posaçërisht nëse Apple iPad tregohet i suksesshëm, e sipas burimeve të Digitimes pajisja do të mund të arrinte në treg qysh në pjesën e dytë të këtij viti.
Similar topics
» HP përgatit tablet me webOS?
» Super gjoks apo super vithe?
» BlackBerry Laptop, BlackPAD
» Audi përgatit paketën S-line për modelin A1
» Archos përgatit konkurrentin e iPod Nano
» Super gjoks apo super vithe?
» BlackBerry Laptop, BlackPAD
» Audi përgatit paketën S-line për modelin A1
» Archos përgatit konkurrentin e iPod Nano
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi