Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mazhoranca korrigjon SHISH People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mazhoranca korrigjon SHISH People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mazhoranca korrigjon SHISH

Shko poshtë

Mazhoranca korrigjon SHISH Empty Mazhoranca korrigjon SHISH

Mesazh nga Vizitor Wed 10 Mar 2010 - 9:11

Mazhoranca korrigjon SHISH Shish-mazhorancaJo me larg se brenda tre muajve, kryeministri Sali Berisha do te vendose nese do te mbaje apo jo Bahri Shaqirin si drejtor te Sherbimit Informativ te Shtetit.

Ndryshimi perfundimtar i ligjit per sherbimet sekrete, i bere publik pasdite nga komisioni i ligjeve, qarteson edhe ceshtjen e mandatit te drejtorit aktual te sherbimit.

Pas kufizimit ne 5 vjet te mandatit te drejtorit te sherbimeve sekrete, komisioni i ligjeve ka vendosur qe brenda 60 diteve nga hyrja ne fuqi e ligjit, kryeministri t’i propozoje presidentit emerimin e drejtorit dhe zevendesdrejtorit te SHISH-it.

Nuk dihet me siguri nese zoti Berisha do ta propozoje zotin Shaqiri per te kryer per 5 vjet te tjera te njejten detyre.

Por e sigurte eshte se ne mbledhjen me dyer te mbyllura ne komisionin e ligjeve, drejtori i sherbimeve sekrete nuk e ka prekur fare kete pike.

Ashtu sic beri edhe ne prani te mediave, kur shpjegoi perse ishin te nevojshme ndryshimet ne ligj.

“Kryeministri donte nje ligj per t’iu pergjigjur kushteve te reja per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, si dhe ne kuader te detyrimeve si vend anetar i NATO-s, te procesit te liberalizimit te vizave dhe rolit qe duhet te kete SHISH ne keto procese”, deklaroi Shaqiri.

Zoti Shaqiri, i cili ishte ne seancen degjimore bashke me shefin e kabinetit te kryeministrit, Oerd Bylykbashi, kerkoi vete qe seanca degjimore me te, te zhvillohej me dyer te mbyllura.

Ai e beri kete kerkese pasi permblodhi ne 8 pika sugjerimet e sherbimit per permiresimin e ligjit, ku me te rendesishmet kane te bejne me fushat e veprimtarise se tij brenda dhe jashte vendit.

“Pjesa derrmuese e ketyre sugjerimeve qe jane bere nga sherbimi jane marre parasysh ne draftin e paraqitur, por ai ka edhe elemente te tjere, qe per mendimin tim duhet te diskutohen. Por, duke qene se diskutimi mund te hyje ne elemente teknike, do te deshiroja qe mbledhja te behej me dyer te mbyllura”, sqaroi Shaqiri.

Mesohet se per rreth tre ore, me dyer te mbyllura, anetaret demokrate te komisionit te ligjeve, bashke me drejtorin e sherbimit dhe shefin e kabinetit te kryeministrit kane riformuluar me konsensus thuajse te gjithe paragrafet e neneve te reja.

Sic duket nga krahasimi i te dyja varianteve, riformulimet nuk kane sjelle ndryshime thelbesore, por kane saktesuar kompetencat e sherbimit informativ ne rastet kur cenohet siguria kombetare, qe sanksionohet me ligj se eshte misioni i vetem i sherbimit.

Duke shtuar edhe frazen se sherbimi nuk kryen veprimtari te karakterit ushtarak apo policor, riformulimi i variantit te qeverise nuk e ve sherbimin ne rol mbeshtetes, por percakton se pa cenuar veprimtarine e tij, sherbimi ve ne dispozicion te policise dhe agjencive te tjera te zbatimit te ligjit informacionin e nevojshem.

Nje tjeter pike e rendesishme, e riformuluar, ka te beje me korrupsionin e funksionareve publike dhe sherbimi, sipas percaktimit te ri, mbledh informacion qe i sherben zbulimit apo parandalimit te korrupsionit, vetem kur ky cenon sigurine kombetare.

Komisioni i ligjeve ka ndryshuar edhe nje pike tjeter, e cila eshte ndjekur me vemendje edhe nga partneret nderkombetare per kompetencat e kryeministrit ne marredheniet e sherbimit sekret shqiptar me sherbimet e huaja.

Ne variantin e pare thuhej se sherbimi, me miratimin e kryeministrit, mbledh informacion per sherbimet e tjera. Duke qene se sherbimi informativ eshte nje organ i varur nga kryeministri, ky koncept nuk ka ndryshuar, por termi “miratim” eshte zevendesuar me termin “pelqim” dhe se procedurat per raportimin dhe marrjen e pelqimit percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Gjate diskutimeve te projektligjit munguan anetaret socialiste te komisionit te ligjeve, edhe pse opozita ka kundershtime te forta per ndryshimet dhe besohet se ajo nuk do te marre pjese as te enjten ne Kuvend, kur eshte parashikuar miratimi i ndryshimeve.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi