Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cerkin Ismaili People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cerkin Ismaili People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cerkin Ismaili

Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:16

HYR NË LËKURËN TIME

Dreç apo njeri kushdo që të jesh
Vetëm një herë
Dhe vetëm një çast
Hyr në lëkurën time
Shtrihu në Shtratin e Prokrustit
Me gijotinën e përgjakur jastëk
Ku unë fle e zgjohem
Shkurtohem e zgjatem
Tash e dymijë vjet
Dhe do ta ndiesh në lëkurën tënde
Satana sa i ngulë dhëmbët e mprehtë.

Hyr në lëkurën time
Gjarpërushë-
Tënden vare në ferrë
Dhe do ta ndiesh
Sa zjarr
Sa akull
Sa dhembje
Pata në çdo pranverë!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:17

FËRSHËLLIMË VERIU

Prapë nga Veriu
Në dritaret e dhembjes
-Fiu- fiu-fërshëllin suferini...

Plaga e irnosur ngrin në shtat
E gjarpëri skutaç
Lëpihet e ngrehet në bisht
Pas lojës në hiq
Lëkurën e leckosur
Flamur të bardhë lart ngrit
E lumë Lumëbardhit
Përralla i pëshpëritë.

Lumë Lumëbardhi rrjedhë nuk ndërron
Me varrë në shtat
Me plagë në ije
Me valët gjak
Baladën e dhembjes këndon.

Fërshëllin Veriu-
Stralli në zemër vetëtimë,
Vallja e re në teh thike nis,
Balada e harrimit cijatet në urë
E lumë Lumëbardhi fle mbi zall
Lumë Lumëbardhi thyhet në gurë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:17

PYKË NË LIS

Kurorëdjegur lisi plak
Rrudhat palë-palë
Në ballë e në shtat
Idhshëm qesh
Gjëmon
Varrët tek i kullojnë gjak

Mallkon rrënjën trungun që i rriti
Mallkon trungun dhe degën pykë
Pykas ngulur në shpinë
Thikas thikë në fyt.

Mallkon erërat që e rrahin në kreshtë
Mallkon gjethet që i bien në vjeshtë.

* * *
Mos i kërkoni autoktoni
As biografi në botanikë Darvini
E gjeni në kushtrimin e burrave
Në vajtimin e nënave-
Në lotët e gurëzuar të nuseve
Në rrathët e hakërruar të currave.

Kush e di si lisi
Sa dhemb e si djeg pyka e degës
Në trungun e shtrirë horizontalisht.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:17

NË KURTHIN TËND

Edhe në të njëqindtën herë
Në kurthin tënd rashë
E gropat e maskuara
Nën këmbë kurrë nuk i pashë...

Sa gurë , zjarr e mallkime
Më paske hedhur mbi krye
E nuk e paskam ditur!...

Surratin nuk ta njoha
Satanë nën vellon pëlhurë
As shikimin idhnak nën vetulla
Nuk ta kuptova kurrë...

Nuk ta kuptova shikimin vëngër,
Me bisht të syrit!.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:18

KA ARDHUR NJË KOHË...

Ka ardhur një kohë pa kohë
Që as duket as zhduket
As hipet as zbritet
Kur apokalipsi -
Vesh më vesh pëshpëritë trishtimin
E fëmijët e dijnë përmendësh
Përrallën për Natën e Kijametit
Si Formulën e Pagëzimit...!

Ka ardhur një kohë atavizmi
Kohë djajsh – mizori,
Kur njeriu imiton majmunin
E majmuni urren të bëhet njeri.

Ka ardhur një kohë e nemun
Mjegullnajë-
Kur fytyrën e vet;
Njeriu s’e njeh n’pasqyrë
Lakuriq jashtë vetëvetes
As në tokë as në qiell...

Ka ardhur një kohë e ligë
Pa shtat e pa frymë;
Një kohë kureshtrat tonë brejmë
Si krimbi lisin-
E gjakun njëri tjetrit i pimë
-Gëzuar të marrë!
Gëzuar, në kremtat e Olimpit!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:18

KRIMBI NË KOKË

Ka hyrë krimbi në kokë
E trurin po e gërryen-
Ndërsa sorra sytë na i pi,
Me gjuhën e nxjerrë
Gjarpëri sertak
Gjarpërisht po lëpihet në lëkurë
Si do gjallojmë e si do vdesim kështu
Akoma kush s’e di...?

Vdekje nëntëdhjetë e nëntë shifrore
Në regjistrin pa emër
Me mollën e ngrirë të Adamit
Guri në fyt-
Dhe mëkatin e Kainit ,heshtë në zemër!

Cili flamur, me cilën ngjyrë
Do t’i prijë kortezhit tim deri te varri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:18

FILLIMI APO MBARIMI

Prapë po dridhet
Kënga e këputur në tela
Fillimi ngatërrohet me mbarimin
Epilogut si shihet fundi!?

Në kokë rrënojat ,frymëndaljet, plojat
Askush nuk di saktësisht-
Ka ngordhur apo nuk ka ngordhur
Kali i Drurit
As pse Trojën e lidhin me toja?!

Agu i përgjumur
Sytë e lëbyrur (s)m’i fshinë
Damarin e Tokës
Urithi i Ezopit
Ante-
Nënë këmbë prapë ma dridhë
E m’i vret ninullat mbi djepa
E m’i vret kushtrimet në shkrepa...

Urna ime kryengritëse
Zgjohet strall e eshkë-
Gjirmë me erë shkrumi!...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:19

A I RAMË NË KOKË ?

Nuk di a i kemi rënë në kokë
Gjarpërit katullaç nën rrasë
Që ngrehet në bisht
E ngreh gisht
Apo veç shpinën ia pamë
Kur iku i trishtë!?

Nuk di a i kemi rënë në krye
Por e di:
Gjarpërisht me treqind këmbë ecë
Padukshëm si i ka hije
Gjithmonë me të pa besë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:19

KUR MATET ME ZEMËR

E kam matur botën me sy
Lisat me hijen time
Saharën me hapa
Shekujt me orë
Ditët me shekuj
Kosovën me zemër.

E kam matur etjen e ylberit
Në lumin e shteruar
Barrën e lotit-
Gur në bebzat e jetimit
Dashuritë e dhembjet ngatërruar
Në pellgun e cemtë të pikëllimit.

Veç kur matet me zemër
Dhembjet kanë emër.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:20

NATA VRASTARE *

(Mikut tim, piktorit Kadri Kadriu,, i vrarë buzë lumit Ibër nga kriminelët serbë më 11 mars 1999)

Më pate thënë se çdo natë
E pikturoje lumin
Dhe flije
Me imazhin e shelgjeve
Që koteshin në dritëhënë

Atë natë nuk e pikturove
As nuk e kalove lumin
As hënën e verdhë e shelgjet
Nuk i derdhe në lumë
Atë natë
Pikturove shtrëngatën
Dhe portretin tënd që fle në gjumë.

Atë natë
Muza dha shpirt para teje
E buza e nemitur s’foli asnjë fjalë
Atë natë kur të vrau nata vrastare
Vetëm krismat e errësira ishin dëshmitare.

* Kjo poezi ka fituar çmimin e parë në konkursin letrar ”Kadri Kadriu” të Kuvendit Komunal të Besianës në dhjetor të vitit 2009.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:24

BALADË DËSHPRIMI

Padashtas m’u përvodh shikimi
Në lakun e vjerrur në tra
Dhembshëm m’shikoi lahuta
Nisi për të qa...

Zemra kishte aritmi
E emri nuk lakohej në asnjë rasë,
Ndjeva se agimet e mugta
Të lindura me gurë në qaftë
Po i herrë harrimi...

Gjethet e verdha
Të kurorës së vyshkur
Në lojën e erërave mbi varr
Intimisht më pëshpërisin
Baladën e dëshprimit ...

Po vdes pa i pagëzuar dashuritë
E pa i rrëfyer ëndërrat
Si Nositi i Lazgushit
Në betejë me siluetat e dhembjes ...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:24

MOMENT

Toka ime kurrë se kuptoi
Këngën time -
As dhimbjen time s’e ndjeu
Edhe pse të njejta i patëm dashuritë...

Orë e çast ,ditëmordjet m’i përmend
Ditëlindjen ma ke harruar
Në vallet e shtrigave
Diku në përendim dielli
Dhembjet tek bredhin poshtë e përpjetë
Nëpër zbrazëtirën e zhubrosur
Të rrufeve të natës...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:25

PËRLESHJE ME DURIMIN

Eh, ç’më vjen sonte
T’ia ngjes durimit për grykë
Si plaçkë të vjetër ta shkund ashiqare,
Kur tinëz më mbyt;
Dhe në shpinën e rrjepur më vë samar
E gjakun shurrë ma bën në damarë.

Ta përplas me ëndrrat deri në pafundësi
Si shpirt të keq që rrëfehet në altar
Durimi bie dhembje, kurrë lumturi
Vërragë në ndërgjegje e në kurriz varrë...

Eh, ç’më vjen sonte
Me durimin të përleshem
Kur m’çukat rrashtën si ogur i zi;
E strallin ma fikë në shkrepin e bjeshkës
Sa i ftohtë është durimi veç unë e di!...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:25

NYANSË MASHTRIMI

Nëse shikoheni në pellgun e vrerit tim
Nuk iu duhet pasqyra
Besoni-
Nuk jeni më ata që jeni
Polipë
Të inkarnuar fytyrën do ta keni.

Nëse mburreni para dhembjes time
Pa plang e pa troll-
Sakat në dheun tuaj jeni
Shkërpinj me bishta
Incognito biografinë e keni.

Nëse më shikoni drejt në sy
I vogël është deti për t’u larë
Lakuriqë të territ, mendjen dry
Në lojën bizare kalamaj mëkatarë!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:25

S’MË MORI LUMI

Vetë kam hyr në lumin që vërshen
E po përleshem me të harlisurat valë
Luftë e ashpër,o përendi-
Nuk e di rrugën në breg të dal.

As hilet as huqet e lumit
S’i di
As që i kam ditur kurrë
I mposhtur nga dallgët
Lumit në gjunj i lutem
E lumi më flet:
-S’të mora unë , por hyre vet!-
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:26

MARRËZI

Hunjtë e gardhit po m’i lëkundin
E gurët e mezhdës
Që vetë i kanë ngulë
Prapë po i dridhin
Plagët e vjetra po i shtrydhin
Tokës së djegur-
Lëkurën prapë ia ndrydhin.

Hënës i kanë vënë perde
E kanë ndarë në dysh
As në diell- thonë- hise nuk keni
A i thonë kësaj jetë , hej
Apo të gjykuar qenkemi
Të kënaqemi me heshtjen e trishtë!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 12 Mar 2010 - 6:26

FJALA

Fjala me grep, heshtë që më vret
E nxjerrë me vrer, stuhi me erë
Fjalën me shkumë, në treg si samuni
E vjell filozofi e ha majmuni!

Fjala me thera , me romuze fjala
E lehtë si pendël,e rëndë si guri
Herë mbetet në fyt,herë rrëshqet si njala,
Të ngreh në qiell, të mbështet për muri...

Fjala plakë me fjalët flakë
Idhshëm digjen në katran të ferrit
Çupa të reja, s’bëhen dot-
Kur i nxjerrin me zgaç të vrerit!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cerkin Ismaili Empty Re: Cerkin Ismaili

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi