Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë
2 posters
Faqja 1 e 1
Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë
Të premten në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00, është sulmuar ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës nga grupi i ashtuquajtur “Hakerët serbë”, (Haxored by StRoNiX T0r3x - Skochko - EsC -!gOr).
Pas sulmit, në ballinë të ueb-faqes së MD-së, nuk ishte pamja e zakonshme, Roli dhe Misioni i kësaj Ministrie, por mesazhe të qarta sulmi, ku ishin vendosur simbole serbe dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”, si dhe objekte të ndryshme fetare serbe.
Mirëpo, zyrtarë të teknologjisë informative, që mirëmbajnë këtë ueb-faqe, shumë shpejtë arritën ta rikthejnë sërish në funksion ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Kosova Hackers Group (KHG) ka deklaruar se të enjten pas mesnate e ka mbrojtur faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, www.kryeministri-ks.net. Aty ata kanë lënë një mesazh për vendosjen e shenjës së tyre në faqe, duke thënë se e kanë bërë si masë parandaluese për sulmet e hakerëve serbë.
Ky grup thotë se ka paralajmëruar administratorët e faqeve të internetit të ministrive kosovare se ata duhet të punojnë për të parandaluar sulmet e hakerëve serbë, porse ata nuk kanë bërë asgjë për këtë dhe i kanë injoruar, ani pse një gjë të tillë institucionet e kishin deklararur më herët për portalin Telegrafi.com.
Ndërkohë, sipas Kosova Hackers Group, cak i sulmeve të hakerëve serbë kanë qenë edhe faqet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe dhe e sipërpërmendura Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilat duket të janë kthyer sërish në funksion.
Duket se online lufta në mes hakerëve shqiptarë e serbë nuk ka të ndalur. Hakerët e Kosova Network Security (KNS) dhe Kosova Defacers Group (KDG) kanë sulmuar dhe rrëzuar faqen më të popullarizuar teknologjike në Serbi - Alfasoft (www.alfasoft.rs).
Ndryshe, Alfasoft merret me projektimin e sistemeve të informacionit, duke bërë programet për kontabilitet, trajnime kompjuterike, shitje të kompjuterëve... Pjesëtarët e këtyre dy grupeve të hakerëve kanë deklaruar se sulmi kundër Alfasoft ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëhershme të hakerëve serbë në faqen e kompanisë teknologjike kosovare Kujtesa (kujtesa.com).
Anëtarët e dy grupeve të sipërpërmendura kanë deklaruar se që shumë shpejt pritet të sulmojnë faqe tjera serbe.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë
ehauehu ta shofim qka po bojn kta ktu..
/:UserCode"- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 3055
Gjinia :
Anëtarësuar : 08/01/2010
Mosha : 33
Hobi : Pa hobi :$
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Hakerët iranianë sulmojnë faqen e Zërit të Amerikës
» Bubulina Krasniqi, zyrtare e lartë e Ministrisë së Jashtme të Kosovës
» Eliza Dushku tani me faqen e saj zyrtare
» Leonora Jakupi hapë faqen zyrtare në FB
» Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe
» Bubulina Krasniqi, zyrtare e lartë e Ministrisë së Jashtme të Kosovës
» Eliza Dushku tani me faqen e saj zyrtare
» Leonora Jakupi hapë faqen zyrtare në FB
» Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi