Hakerët iranianë sulmojnë faqen e Zërit të Amerikës
Faqja 1 e 1
Hakerët iranianë sulmojnë faqen e Zërit të Amerikës
Faqja zyrtare e internetit të Zërit të Amerikës, është sulmuar nga hakerët iranianë të hënën, duke pamundësuar shërbimin e lajmeve për më shumë se 30 shtete, përfshirë edhe edicionin shqip.
Faqja kryesore e Zërit të Amerikës, vazhdon të shfaqë një pamje të kaltër, dhe një logo të Cyber Ushtrisë Iraniane, në të cilën shkruan: “Ne kemi dëshmuar se mundemi”.
Zëri i Amerikës mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe hakerët i kanë dërguar një porosi të drejtpërdrejt Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.
“Zonja Clinton, a dëshironi të dëgjoni zërin e kombeve të shtypura nga zemra e SHBA-ve. Bota islame nuk u beson dredhive të SHBA-ve. U bëjmë thirrje të ndaloni përzierjen tuaj në shtetet islame”.
Ata zëvendësuan pamjen mirëpritëse të faqes me një flamur të gjelbër dhe mbishkrimin: “Kjo faqe është hakuar nga Cyber Ushtria Iraniane”. /Telegrafi/
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Similar topics
» Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë
» Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe
» Zonja e parë e Amerikës , në film ?
» Vjeshta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes
» Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
» Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe
» Zonja e parë e Amerikës , në film ?
» Vjeshta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes
» Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi