Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeveria prin me deklarata të pavërteta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeveria prin me deklarata të pavërteta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria prin me deklarata të pavërteta

Shko poshtë

Qeveria prin me deklarata të pavërteta Empty Qeveria prin me deklarata të pavërteta

Mesazh nga Alberti Sat 13 Mar 2010 - 8:33

Qeveria prin me deklarata të pavërteta

Lëvizja FOL, ka nxjerrë edhe një raport javor të verifikimit të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës që nuk përkojnë me realitetin, apo edhe janë të vërteta.
Kështu, duke iu referuar mbledhjes së Qeverisë të Kosovës, të datës 30 janar 2008, kur është kërkuar nga të gjitha institucionet, të vendosura në objekte private, të vendosen në objekte publike – sipas Lëvizjes FOL, disa prej ministrive kishin shkelur këtë afat dhe kishin vazhduar funksionimin në objekte private edhe shumë gjatë pas kësaj date.
“Rasti më i spikatur është ai i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të drejtuar nga Enver Hoxhaj. Kjo ministri ka arritur të vendoset në objektin e ri vetëm gjatë muajit shkurt 2010, që do të thotë se e ka shkelur vendimin e qeverisë për 14 muaj. Ministria e Arsimit ka paguar gjatë kësaj kohe me qira një objekt privat, me vlerë mujore 15-20 mijë euro”, kanë raportuar të shtunën aktivistët e kësaj lëvizjeje.
Vetëm nga MASHT-i, sipas raportit të kësaj lëvizjeje, buxheti i Kosovës është dëmtuar me rreth 200.000 euro. Po ashtu kjo lëvizje ka shtuar se, disa mistri vazhdojnë të paguajnë zyre me qira nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës, dhe ka ende agjenci qeveritare që janë duke vepruar në objekte me qira.
Gjithashtu në raportin javor të Lëvizjes FOL është paraqitur si e pavërtetë deklarata e zëdhënësit të Qeverisë, Memli Krasniqi, se “ndërtimi i shtëpisë së kryeministrit është çështje e tij personale”.
“Përderisa nuk ka asnjë gabim që z.Thaçi të ketë shtëpi, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë dhe duhet të dinë burimet e financimit të ndërtimit të shtëpisë së kryeministrit të vendit dhe në këtë kontekst nuk është kjo çështje vetëm personale e z.Hashim Thaci i cili është edhe kryeministër i vendit”, thekson FOL.
Sipas Lëvizjes FOL, pasuria zyrtare e Thaçit e paraqitur në organet kompetente dhe paga që merr si shef i ekzekutivit, krijojnë hapësirë për dyshime rreth aftësisë së tij të financojë ndërtimin e një shtëpie të përmasave të prezantuara në publik.
Si deklarata të pavërteta të kësaj jave, Lëvizja FOL ka radhitur edhe deklaratën e ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit Fatmir Limaj për fillimin e ndërtimit të autostradës Morin-Merdare në fillim të pranverës, si dhe deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi se lufta kundër korrupsionit nuk është kompetencë dhe përgjegjësi ekskluzive e pushtetit ekzekutiv.
Ndërkaq, si deklaratë të vërtetë Lëvizja FOL ka nxjerrë atë të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili kishte deklaruar se, “vetëm ministrat dhe vetëm për ketë mandat kanë të drejtë kushtetuese t’i mbajnë dy pozita”.
“Neni 92 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thotë mjaft qartë: Qeverinë e Kosovës e përbëjnë kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Znj Citaku, është zv.ministre dhe këtë post e ushtron gati që dy vite, duke shkelur kështu Kushtetutën e vendit”, thuhet në raportin e Lëvizjes FOL.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi