Nese nje popull nuk arrin te njohe dhimbjen,nuk do te jete ne gjendje te njohe lumturine!
Faqja 1 e 1

Data 19 maj,1950 ora 11 e nates!..
Nje trokitje ne dere ,do na shqetesonte ,por do te ndryshonte edhe rrjedhen e jetes sime.Mamaja hapi deren dhe disa oficera sigurimi hyjne furishem ne dhomen 3x3,ku jetuam per 30 vjet dhe per WC,perdornim ,nje te vetme 6 familje. .Njeri prej tyre ,pyet se kush eshte Rita Sami Koka!..Une i them !Ne emer te popullit jeni e arrestuar! Mamaja u trondit pamase dhe i u drejtua oficereve tesigurimit :- Amani , ku po e coni cupen time ? ..Me arrestuan ,pa me thene arsyen dhe pa e ditur PSE.Ne ate kohe ndodhte shpesh qe oficera te sigurimit shkonin neper shtepite ete perndjekurve,u rrembenin cupat gjoja per t'i arrestuar,i perdhunonin dhe idegdisnin ne fshatra te largeta e te humbura te Shqiperise . Une e kapa ngasupi mamane dhe me ze te qete e te vendosur i thashe : -Mos u tronditmama,une s'kam bere gje,prandaj do te kthehem !..Ata me vene prangat e bashke me mua largohen duke lene mamane ne lot e ngasherimne gjendje shoku e pikellimi, se njeresit e tjere te famijes largoheshin ,sikur te ishin me lepren.....Qendrimin tim ,prej krenareje dhe me koken lart ,kurajoja qe i dhashe mamase time ,do te me permendej edhe ne hetuesi,duke me quajtur shume te vendosur ne aktivitetin tim ,kunder pushtetit popullor. -Sipas jush - i drejtohem hetuesit ,ne birucat e hetuesise -Cfare prisnit ,te kapja mamane ne cep te fustanit e te qaja ?!
Pas nje viti hetuesi te tmerrshme ,te shoqeruar me tortura dhe izolim te rende ,denohem me 10 vjet heqje lirie nen akuzen :
Organizatore grupesh ne shkollat e mesme ,agjitacion propagande me shkrim e me goje ,kunder pushtetit popullor,komunist e Partise!
Sigurisht ,une e prisja nje akuze te tille ,sepse ,ne shtator tetor ,te vitit 1949,filloi SPASTRIMI ,dhe nga shkollat e mesme u perjashtuan,16 nxenes ,nga teknikja dhe gjimnazi ..Nder ta isha une dhe vellai im i vogel,Genci.Perpara se te me leviznin nga birucat ne kampin e te denuarve,shoqet me te cilat ndajne ditet dhe netet e izolimit ,me porositen qe te beja kujdes ,nga nje spiune dhe provokatore e rekrutuar nga Sigurimi i shtetit ,nje ish-pjesetare e Ballit Kombetar ,e quajtur Nurije Maska,nga Vlora.Kur kishte qene,ne kampin e burgut te Vlores,tre djem vendosen te arratiseshin .Per kete gje ata biseduan me Nurijen ,por ajo i raportoi te Drejtori i burgut ,Xha Metani.Dhe kur ata tentuan te arratiseshin,njeri u vra,duke mbetur ne telat me gjemba ne perpjekje per t'i kapercyer ato vdekjeprures,ndersa dy te tjeret i kapen.Njeri nga te burgosurit kishte qene nje mesues ,dhe i kishim birucat ngjitur.Nje dite ,ai duke kaluar per ne banje ,me fut nje leter poshte deres ,kume tregonte gjithe historine e tij,dhe me porosiste ,qe t'i tregoja N.Koculit (nga Vlora),per t'i lajmeruar nenen e mesonjesit ,se ai ishte gjalle .Nena e gjore e dinte te vdekur birin e saj.Kur leviza nga izolimi ne biruce , ne kampin e burgut,aty me kane pritur disa te denuara per politike ,nder to dhe sopranoja e talentuar ,e mira e mrekullueshmja ,Merita Sokoli,e cila me mori ne dhomen e saj te vogel,si i pelqente Merites ta quante .Nurie Maskes nuk i dhashe fare te njohur ,por nuk kisha as edhe deshire ta shihja e te komunikoja me te.Nurijen e perbuznin te gjitha,duke e quajtur monster .Kur ,drejtor Metani u transferua nga burgu i Vlores,ne burgun e Tiranes ,Nurien e mori me vete ,qe ajo te vazhdonte misionin e saj te provokatores e spiunes,.Ajo i qendroi aq besnike aktivitetit te saj,sa spiunonte edhe per gjera fare te thjeshta ,qe me pas beheshin ceshtje te medha.Sado qe mundohesha ta injoroja Nurien ,ajo qe ndodhi -ndodhi e mua me duhej,te perballohesha me shpirtligesine dhe hipokrizine e provokatores ,Nurije Maska.Ishte dite e diele,dite shtatori.Nurija ,provokon nje vajze te re ,e denuar ordinere .Ajo e rrahu Nurijen paq ,dhe per t'i ndare nderhyjne disa te denuara te tjera.Nurija kur u ngrit ,vrapoi te dera dhe bertiti:-Roje ,lajmero drejtorin se me rrahen! Mbas 10 minutave ,vjen oficeri i rojes dhe me therret ,e me mbyll pa me thene as nje shpjegim ne birucen ,qe ishte ne oborrin e burgut.Une kundershtova , dhe kerkova te flisja me drejtorin e burgut.Shoqet e mija te burgut ,kur dilnin jashte per ajrim ,vinin me radhe ,afroheshin te dera e biruces ,me gjysem zeri me jepnin kurajo.Te nesermen vjen drejtor Metani qe ishte bere si bishe ,por edhe nje komision i posacem ,nga gjykata ushtarake me gjithe prokurorin Kulla Kullai.Me cojne ne zyren e drejtorit dhe aty m,e presion psikollogjik,fillojne te me pyesin ,se si ishte puna qe u rrah Nurija.Une ju tregova dhe insistova qe nuk kisha fare te beja me kete pune.DRejtor Metani sa nuk po me hante te gjalle.Me cojne peseri ne biruce e nuk me japin asnje shpjegim.Ne oren 10 te nates ,vjen toger Mitat Lamaj,komandant i bisucave se bashku me nen -kryetarin e Deges se Puneve te Brendeshme e dy oficera te tjere.Me thane qe do kish erdhur vete SHEFI,por e kishin cuar ne Moske.Ishte fjala per Halim Xhelon.Filluan te me pyesnin gjere e gjate per incidentin me Nurijen.Habitesha shume per rendesine dhe vemendjen qe i kushtonin Nurijes,por edhe kuptoja se sa e rendesishme ishte ajo aty ne ate burg.Pas meje kishin marre ne pyetje edhe shoqe te tjera te denuara .Ato me perjashtim te shoqeve te saj ,e shanin duke thene se ishte e poshter,shpifte shume dhe kurre nuk thoshte te verteten.Me pas ky komision ,zbret pohte ,ku rrinin te denuarat ordinere dhe Mitati filloi t'i merrte me te mire duke ju thene :-Kush do te vije te beje nje shetitje ?..Gjashte prej tyre u ngriten dhe i thane se deshirojne te vijne per nje shetitje.Perjashta i priste kamioni.Bashke me vajzat me morren mua dhe Fatime Degen,nje vajze 15 vjece Fatimja(C'hipokrizi,nje femije 15 vjet ne burg!!!) kishte ngulur kembe ne pafajsine time.Na cuan ne Burgun e Ri,e na mbyllen ne nje dhome.Na lane ne cimento me duar te lidhura prapa shpines.Disa nga vajzat filluan te qanin e bertisnin.Te nesermen ne mengjes ,filluan t'i marrin vajzat nje nga nje ,ne zyren e burguit.Njera prej tyre ,Shefe Maloku,kur u kthye nga zyra ,filloi t'i shaje me fjalet me te pista vajzat e tjera .ne nje moment ajo mu drejtua mua:-Keto kurvat firmosen ,deklaraten ,qe te akozojne ty si organizatore,per te rrahur Nurije Masken Mbas pake oresh erdhen rojet e burgut dhe perseri i moren vajzat, pas"shetitjes" duke I kthyer ne burgun e vjeter . Fatimen ( Degen ) e lane me mua ngaqe ajo nuk kish pranuar te firmoste. .Fatimja qe denuar per ceshtjepolitike qe ne moshen 15 vjec.Mbas dy ditesh vjen prokurori Kulla Kullai dhe me merr ne pyetje , duke mebere pyetje te ndryshme dhe te gjithfarllojshme politikeMidis shume pyetjeve me ben nje pyetje si kjo:- : A do te fitoje komunizmi ne bote ?Dhe une iu pergjigja pa u trembur fare :Kurre ! Komunizmi eshte nje utopi!Vendet qe po e provojne jane tezhgenjyer.Do te vije nje dite qe do te marre fund , si gjithe diktaturat tebardha , te zeza apo te kuqe .Kullai me pa dhe me tha :-Pa afrohu nje cike ketu ! Une iu afrova. Ai perseri me pyet :- A vuan ngandonje semundje ?Jo ! -i thashe, Te pakten , deri tani jo ! Ai vuri gishtin te koka e tij ,dhe me thote : -Po ketu ?...... Je nerregull ?Une ? Si asnjehere ,e keni fjalen per pergjigjen qe ju dhashe ? Une thashe,ate qe mendoj, pa hipokrizi. Kete donit ju ?...........Heshta.Ai i habitur, pafolur, vazhdoi te me shikonte ( Kulla Kullai qe martuar meVera Bashen qe kish babane te pushkatuar). Ai u ngrit ,me pa edhe nje heredhe hiku.Ne darke vone,vjen roja dhe na transferon ne Birucen Numer 7 , poshte. Ishte1 meter me 1.5 , e thelle 50 centimetra ,me qellimin per ta mbushur me ujete ftohte.Kur vajtem ne , qe e zbrazur dhe kish nje haser per shtroje, memikrobin e zgjebes dhe morra koke.Nuk kishte dritare ,vetem nje kamare qeshihte ne korridor dhe thithte gjithe ajrin e konsumuar te qelive tetjera.(Kush ka qene ne ate burg e njeh mire ose e ka ndigjuar Birucen Nr.7Aty na jepnin gjysem racion ushqim burgu,sa per te mbajtur shpirtin gjalle.Ne biruce mezi levizej. Menjehere u infektova nga zgjebia dhe u mbusha memorra. Mua dhe Fatimen ( Degen ),na mbajten aty dy muaj.Nje nate erdhi shefi i deges Halim Xheloja dhe toger Mitati ( Lamaj ),perinspektim (deri nate kohe nuk qe dukur asnje njeri i gjalle vec rojeve ).Une perfitova nga rasti dhe pyeta shefin per c'arsye me kishin izoluar.Toger Mitati ,mu pergjigj : -Ti mund te rish e izoluar edhe derisa te kryeshdenimin , po qe se nuk denohesh prape. Nderkohe nxori nje plumb nga xhepidhe duke ma treguar me tha :-Me ate qe ke bere ti, ky te priste,por te shpetoi nderhyrja e nje personi,qe shpetove . . Ne moment i drejtohem shefit te deges ,Halim Xhelos:- Me sillnileter dhe pene qe ti drejtohem gjykates per te me nxjerre ne gjyq dhe te di arsyen e ketij denimi !Halim Xheloja iu drejtua Mitatit dhe i thote : -Silli leter dhe pene !....Pasi iken, roja therret Fatimen ( Degen) qe qe me mua ne biruce,dhe i thoteqe te merte dysheket qe ishin ne zyren e burgut.Ajo u tmerrua , duke kujtuar se mua do te me pushkatonin . Ne fakt natransferuan ne nje qeli tjeter pake me te madhe dhe qe kish nje dritare ngajashte ne oborr, nje pellembe me nje pellembe.Kontakti i menjehershem meajrin me shkaktoi menjehere , nje rrufe te forte.Gjate asaj kohe mamaja kishte shkuar te drejtori i burgut dhe kish takuardrejtor Metanin,duke e pyetur qe pse nuk e linin qe te me sillte ushqime.Por ai i pergjigjet me arrogance : -Po te kish qene ne doren time ,une ikisha dhene plumbin , jo ushqim .Mamaja nga deshperimi u semur dhe u shtrrua ne spital.Ne 1 dhjetor me sollen ushqim nga shtepia,une njoha doren e gjyshes..Ne mbremje erdhi toger Mitati . Une e pyeta se si qe puna qe me sollen ushqimindhe qe gatimi i gjyshes jo i mamaseMitati foli me admirim per gjyshen time ,Asaj duhet ti kete thene dikush -tha Mitati.Me dolli perpara.Une isha memotor,dhe ajo me bllokoi rrugen.Une edhe mund ta shtypja,por ajo nuk levizi asnje cike ,me zuri timonin dhe me tha :Ke familje ti ? Nene ? Grua ? Me lejo ti coj Rites, mbeses time ndrresa! Eshtefemer , mua nuk me duhet se c'keni me te, eshte puna e juaj.Atehere -i thashe thashe ,-vazhdoi Mitati , qe te vinte te te sillte ndrresa dheushqim . Mamaja eshte shtruar ne spital .Mua mu duk sikur ajo po vdiste dhe nuk do ta shihnja me.Mitati na tregoi qe me rastin e 29 nentorit ishin liruar gra nga burgu (natyrisht ,denime ordinere dhe disa nga spiunet qe duheshin per jashteburgut ).Zoti Toger , - i thashe -meqe Nurija qenka liruar ,si eshte puna e ime ? .Dhe ai filloi te me tregonte qe ajo i kish thene drejtorit te burgut se uneisha organizatorja e nje grupi ne burg per te rrahur spiunet.Me pas ,drejtori patlajmeruar degen e brendeshme dhe kur ata erdhen ketu dhe pyeten Nurien , ajo perseriti te njejtat gjera.Megjithese ,e kishin kercenuar se neqoftese nukdo te ndodhte gje,ajo do te denohej per shpifje,dhe faktikisht punet rrodhensic pat thene Nurija-perfundon Mitati.Joooooo - I thashe -ju moret firma nga vajzat per te deshmuar nje genjeshter,nje shpifje qe ju e sajuat vete. Nejse-tha Mitati,edhe ti do ta gjesh vendin vete dhe u largua..Te nesermen ,ishte 2 dhjetor, mengjes,vjen roja dhe me thote te mbledh plackat dhe te shkoj me te.Kur dola jashte shoh qe po me prisnin dy police tearmatosur.Sa me pane mua me thane : -Shpejt se na iken autobuzi !Pse ,ku do te shkoj- ?Ne Burrel- me tha njeri prej tyre.Nuk ta tha toger Mitati ?........Nga burgu deri ne qender te qytetit , prapa sahatit ku qene agjensite eautobuzave ecem ne kembe,duke mbajtur ne kurriz dengun me placka.Shihja njerezitqe ndalonin e me veshtronin me keqardhje e kuriozitet per te ditur se kushisha une .Cfar krimi te madh kisha bere,une nje vajze e re akoma ne adoleshencen time.E me teper qe akuzohesha per krim ndaj udheheqjes se tyre dhe partisekomuniste qe do tu ndriconte rrugen e ndritur dhe te lumturise drejtkomunizmit.. Pika ne koke gomereve te malit !Duke hecur neper pjace e harrova fare Burrelin,mbas dy vjeteshizolimi,pa pare driten e diellit dhe qiellit,merrja fryme thelle dhe nuk ngopeshame ajrin e fresket te fillimit te dhjetorit.Kur arritem te autobuzi,shoferi kishte dale te dera dhe pyeti policet : -Kueshte i burgosuri ? Dhe policet me gjysem zeri i thone :- Ja , erdhem !Shoferi shtangu,ju duk e pamundur,e pabesushme qe ne burgun e Burrelit teconin nje vajze sapo kish bere te 20 vjetet.Nga mungesa e ajrit dhe e drites, lekura ime e zbardhur si bora dhe epajete,bente nje kontrast te madh me floket e zeza korb ( te nxira me shumenga mos pasja drite )..Kur hyme ne autobus te gjithe pasagjeret qe po flisnin me ze te larteheshten me nje here,sikur dikush urdheroi ; -Heshtni ! Shikonin njeritjetrin te shtangur dhe te habitur se si ndodhnin keto gjera ..Pastajfilluan perseri bisedimet por me ze shume te ulet sikur te kish ne autobuzndonje te semure qe s'duhej ti prishej qetesia .Ky qe populli i thjeshte qevuante jashte burgjeve si edhe une, populli tim, trim dhe i mashtruar.Mendimin e kisha te fiksuar te nena , reagimin dhe deshperimin e saj kur tamerrte vesh transferimin tim ne burgun e Burrelit.Kur arritem ne Milot,autobuzi ndaloi per pushimin e pare.Pasagjeret zbrite te pinin cigare.Duke pare ata njeres te thjeshte ,te lire fizikisht se moralisht ishim njesoj,duke thithur cigaren ,mu cfaq deshira qe edhe une te tymosja nje cigare me ta. U thashe rojeve qe me shoqeronin,a qe e mundur qe te me linin edhe mua per te tymosur nje cigare nje jashte?Dola e shoqeruar dhe pa dhene muhabet,e porositur per kete qysh mepare.Pashe qe sapo kish mbrritur edhe autobuzi I estrades se Shkodres.Aktoret me ate humorin e tyre profesionist qeshnin me njeri tjtrin dhe gjithe humor flisnin me ze te larte.Dikush utregoi per mua dhe e qeshura e tyre u pre.Me shikonin me habi dhe dickabisedonin me njeri tjetrin me ze shume te ulet.Me shihnin me habi e dhimbje.Dikushtundte koken sikur pyeste vet vehten: -C'ndodh keshtu ?..........Une nuk utrondita fare ,perkundrazi e ndjenja vehten krenare dhe kete krenarimundohesha ta tregoja ne cdo cast.Me denonin komunistet,kriminelet, llumi i kombit qe kish uzurpuar pushtetin legjitim. Isha krenare dhe me kete krenarishijona ato ore te pakta lirie,edhe pse me shoqeronin policet me pushkeautomatike.U ndjeva e lire per pake ore, jashte mureve te qelise.Kur arritem ne Burgun e Burrelit,na priste nen drejtori,sepse qe e diele dhedrejtori nuk ishte aty.Ne ate kohe ne Burrel qe edhe Musine Kokalari..Te nesermen kur erdhi drejtor i burgut Dino,me pa qe isha me Musinene ( edhe dy gra te tjera), dhe qendron per nje cast mendohet dhe me thote : Urdheri nga Tirana eshte qe ti te ishee izoluar me vehte ketu,dhe na morri te katrave per te na treguar qeline qeqe caktuar per mua.Por-vazhdoi nen drejtori nuk e dija kete gje,tani eshte e kotevazhdoni te rrini bashke.Burgu i Burrelit eshte i futur ne grope dhe i rethuar me shkurre.Kishte njelageshti te paimagjinushme,muret kullonin uje dhe ishin te zbutur,llac igjalle.Klima e vete qytetit ishte shume e ftohte. Per fat ate dite qe shkova une kish dale dielli,por ne darke filloi te binte bore. Une e infektuar neqelite e burgut te Tiranes me zgjebe dhe morra,duhej qe tepastrohesha.Doktori i burgut, Lush Pogu, i denuar edhe ai,me dha mjekimet eduhura.Zoti I Madh me ruajti qe nuk mora pleurit,ngaqe isha e detyruar qe telahesha perjashta ne debore. Hava Golemi dhe Xhemo Ahmeti, mbanin dy carcafe per te me mbrojtur nga era dhe ngrica,kurse Musineja me hidhte uje tengrohte ndersa lahesha.Ne pranvere Musineja dhe dy grate e tjera u transferuan per ne burgun eTiranes.Kur u komunikuan transferimin ,Musineja u kthye nga une dhe me tha:Rita, si do te te le ty vetem ne kete sketerre ? Une i thashe: Musine,mendovetem nenen tende te moshuar,qe ka kaqe kohe pa te pare,pse gjer ketu nukvinte dot,une do ta kaloj ashtu si e kalove ti.U ndame me perqafime e te perlotura mbeta vetem ! E vetmja femer ne ateburg.Nje dite kur dola ne oborr,ne oren e daljes, pashe rojet qe po ngacmonin mekembe nje zog dallandysheje te rene ne nje pellg uji. U thashe rojeve qe temerrja zogun dhe ata me lane,duke me thene qe ay po ngordhte.Kur u ktheva ne qeli,e pastrova zogun dhe e mbeshtolla me nje cope te leshte,e futa ne gjoksin tim dhe fjeta me te.Ne mengjez kur u zgjova,zogu filloi te levizte,e mora ne dore pertypa njecope krothe buke qe me kish mbetur nga darka dhe me gjuhen time ja dhashe ne sqep,pastaj perseri mbusha gojen me uje dhe i jepja zogut te pinte.Per njekohe vazhdova ta ushqeja zogun ne kete menyre.Pata nxjerre pak lesh ngadysheku dhe ne nje kutiiI pata bere nje vend si cerdhe duke e mesuar qe teflinte aty.E mbanja prane kokes time dhe pata vene emrin Cici,sa here qedonte per te ngrene me pickonte te faqia dhe hapte sqepin.Dallandyshja u sherua.Shpetoi ! Filloi te fluturonte neper qeli,kur diljajashte ne oborr per ajrim ,e merja me vete.Ajo qendronte ne supin tim,fluturonte pakdhe kthehej perseri tek une.Historine e dallandyshes e moren vesh te gjithe.Nje dite erdhi per inspektim nje komision nga Tirana,ndermjet tyre edheprokurori Kulla Kullai.He,me thote, si je tani ? A te kane ardhur trute ne koke ? Une iu pergjigja:-Nuk me kane ikur ndonjehere, I kam patur perhere ne vend e top fare. .Mire ,mire -me thote Kulla Kullai-me kane thene qe ke nje zogdallandysheje,ku e ke?Une thirra : -Cici!Cici! Dallandyshja erdhi dhe qendroi mbi supin tim dhe duke cicerritur hapte sqepin,une e ushqeva.Ata sa qene u habiten! Interesante-tha prokurori,preja krahet qe te mos te ike .Une me njehere i kunderpergjigjem -:Une kete zog e rrita qe te fluturoje i lire,sepse tani me shume se kurre ekuptoj dhe e ndjej se sa e vlefshme eshte lirija .Ay heshti dhe u pame me njeri tjetrin ne sy.Iku duke me thene :-Mire,mire...Nje dite kur u cova ne mengjes e thirra dallandyshen,por ajo nuk mupergjigj.E thirra ,e thirra,por me kot, ajo u zhduk dhe su pa me .E qava diteme radhe,isha e bindur se ajo do te kthehej,por me kot,mundohesh ta bindjaveten se ajo kish fluturuar nga dritarja me hekura dhe nuk e ka gjetur dotrrugen qe te kthehej,ne fund te fundit ,ky qe qellimi im,qe ta shpetojanga vdekja dhe ta bena qe te fluturonte e lire. Ashtu sic deshiroja per veten time dhe popullin tim.Njezet minuta larg burgut qe lumi.Ne nje pjese te bregut drejtoria eburgut,kishte mbjelle zarzavate,qepe,domate ,speca etj.tje punonin disa teburgosur.Kur erdh pranvera , i kerkova drejtorit te burgut qe te me nxirrteedhe mua per te punuar jashte.Nuk eshte pune qe e ben dot ti,me tha drejtori,por une insistova shume dhe ukerkova qe ta provoja nje here,po qe se nuk arrija normen , atehere le terrija ne burg. Ai u bind dhe urdheroi qe te dilja ne pune. Fillova tepunoja jashte me gjith forcat e mija,ne menyre qe te qendroja jashte neajer te paster.Atje punonin edhe dy te burgosur te tjere por kishim urdherqe te mos komunikonim me njeri tjetrin bile as edhe te pershendeteshim, apote benim ndonje shenje.Mbas disa muajsh ,nje dite mu mbarua uji i pishem qe kisha me vete dheshkova per te pire ne nje pellg uji te porsaformuar nje nate me pare , ngarrjedhja e ujit qe qe mbledhur per te vaditur token.Uji qe i kulluar,i paster si kristal,ne fund kish myshk.Nuk kaluan shume ore dhe ne tere trupin mushkaktua nje ortikaria,fillova te dridhesha nga te ftohtet dhe me hipitemperatura. E durova kete gjendje dhe nuk fola.Kur u ktheva ne burrg,bera dush me uje te ftohte per uljen etemperatures.Te nesermen ne pune me ndodhi e njejta gje.Diten e trete nukrezistova me.Temperatura arriti 41-42. Kalova ne gjendje koma per nje muaj e me shume .Vetem nje here mu duk sikur policet po me gjuanin me shkelma ne koke,dheme ze te keputur u thashe ,mos me shkelmoni,ne fakt ata po me luaninkoken,dhe kur une fola i thane njeri tjetrit qenka gjalle akoma.Kur me ra temperatura,u perpoqa te cohesha pa kuptuar se c'me kishtendodhur,e ndjeva veten te pafuqishme dhe u rrezova.Nderkaqe erdhi doktori i burgut ( I burgosur edhe ai ) Lush Pogu. Kur me pame tha :-E hodhe Rita,kalove malaria perniciosa tropicale , nje ne njeqind shpetojne ti e pate kete fat ne saje te nje personi qe porositi ilacet ne Itali dheshpetove. Ti dha Viktor Daragjati , qe pati te njejten gje.Me von mora veshse personi qe Vangjel Manushi i burgosur.Kur fillova te marr veten , erdhi drejtori i burgut dhe me tha :- Me erdhikeq persa kalove, por une te betohem ,lajmerova Tiranen qe te tetransportonim ne spital, por ata me thane:- Aty te ngordhe dhe ta varrosni teqershija , peme qe s'bente kokra dhe ku varrosnin te burgosurit e vdekur.Une ne ate kohe isha 21 vjec.Me vone mora vesh se ne burgun e Burelit kishin sjelle edhe babane.I kerkova drejtorit te ri , (I me parshmi Dinoja qe transferuar ) , qe te melejonte te takohesha me tim Ate . Ai me tha qe nuk lejohej ,por duke shkelurrregullin,do te bente nje perjashtim me inisiativen e vet..Ishte e shtune 4 pasdite,kur u takova me babane. Ai me shtrengoi fort pasgjoksit te tij duke mbajtur ngasherimin, me tha : -Ja tani edhe une jam ketume ty .Ky qe i vetmi ngushellim per te, s'kish se cfar te bente tjeter. Kur erdhimamaja nga Tirana per ne takim,na lejuan qe te dilnim te dy. Mamaja kur napa tha me ze te dridhur : -Tu befte kurban mamaja , qenke tretur.Babai iupergjigj se eshte shume mire tani,ti duhet te ndezesh qirinj ne kisha dhexhami , pse kete cupe e kemi peshqesh per here te dyte.E shkreta nene sa ka vuajtur edhe ajo per shkakun tone..Gjate kohes ne Burrel na jepnin supe me oriz,por orizi kishte me shume krimbase sa kokra orizi , siduket zevendesonin mishin.Partia ushqente me mish tedenuarit politike.Ata qe kishin ndihmen nga familja e kalonin me ndryshe,porata qe s'kishin (shumica ) , jo vetem qe hanin racionin e tyre , por kur qellonte qe vdiste shoku nuk e tregonin deri sa te mernin racionin egjelles se tij .Kur nje here moren vesh nje rast te tille ,policet ,sicishte rasti qe pat spiunuar nje malesor nga Veriu,nje spiun i burgosur, BajramMaliku ,quhej, e izoluan te burgosurin fatzi qe nuk pat treguar menjeher per tevdekurin dhe e lane per dite te tera ne qeli vetem me 50 gram buke thate dhenje tas uje..Mbas disa vjetesh me transferuan nga Burreli per ne Tirane. Me shpune nepunishten e artizanatit te te burgosurve, atje pata njohur nje malesore ngaZadrima, Prenen,e cila kishte patur kontakt me diversantet,sic quheshin ne ate kohe, luftetaret e lirise qe vinin nga bota perendimore , Prenen e patenzbuluar dhe e kishin arrestuar,por pastaj e kishin liruar pasi i kishin marrepremtimin qe kjo do te bashkepunonte me sigurimin qe te zinindiversantet.Por Prena qe s'ishte e asaj kategorie spiunesh, vertet shkontelajmeronte sigurimin ,por ne te njejten kohe u gjente shteg diversanteve qete canin rrethimin,kjo pune vazhdoi me vite.Me ne fund ne nje rast kursigurimi qe i sigurte se I kishin kapur diversantet, ngelen me gisht negoje,se diversantet qene larguar,Prena s'mundi te shpetonte veten.Earrestuan dhe me pas e paten zhveshur lakuriq , i leshuan floket , me duar te lidhura prapa e hipen mbi nje gomar per se prapi dhe e shetiten neper fshatte shoqeruar me nje tellall me loder qe grishte fshataret per ta pare. Pernje malsore,vdekja qe mjalte para ketij poshterimi qe benin komunistetanetaret e PPSH-se. pa dallim.Llum I kombit,horra e rrugace te zbritur ngamali.Kur nje here pat ardhur ne burg nje komision,ne mes tyre qe edhe shefi Izhdukjes se krimeve ( qe qe vete kriminel ).i cili merrej me zbulimin ediversanteve, kur pa Prene na u drejtua neve duke na thene :- E dini c'na kapunuar neve kjo ? Me vite na ka tallur dhe sjelle verdalle ,dhe na tregoihistorine...Mendje miza , tru gomari, kujtoi se ne do ta perbuznim Prenen. Perkundrazipatem respekt dhe admirim per te....Rrefehet:..Rita Sami Koci(Koka)Genci keto jane disa fragmente nga kujtimet e mija qe po i shkruaj neAthine,here pas here do te ti dergoj,Ti rradhiti kronologjikisht. Rita.Shkurt per Rita Koci ( Koka ).
Rita Sami Koka ka lindur ne Firence te Italise ne vitin 1930,Eshte e bija e ishKolonelit Sami Koka zevendes kryetar i shtatmadhorise mbreterore,dhekomandant i pergjithshem i Rojes Mbreterore te Kufirit dhe i Finances.Idenuar edhe ai me 30 vjet burg ne Burrel nga gjykata Speciale e marsit te1945-ses .Rita pas lirimit nga Burgu u martua me Xhoxh Kocin i denuarpolitik qysh ne moshe te re 1946. Rites iu vra djali i vetem kur e patushtar ne brigaden e punes.Tani ka tre cupa.Jeton ne Athine me njeren prej tyre te martuar me nje arkitekt . Rita pas burgut kaloi edhe disa vitete tjera e internuar ne Kulle te Durresit me gjithe familjen e saj.Ne vitin 1998 ajo u largua perfundimisht nga Shqiperia,per te cilen patvuajtur aq shume. Jeton e semure ne Athine duke shkruar kujtimet e saj.

Similar topics
» A janë shqiptarët një popull me jetë seksuale intensive?
» Nese gaboni ne jete....!
» Jemi një popull...
» Fusnota hiqet kur të na njohë BE-ja
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj .

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi