Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETE POPUJT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETE POPUJT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETE POPUJT

Shko poshtë

GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETE POPUJT Empty GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETE POPUJT

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 8:49

Martin Çuni - Antoni, u lind në fshatin Ujz i Hasit të Thatë, më 14 maj l948.
Ciklin e ultë të shkollës fillore e bëri në fsh. Bishtazhin të Hasit, ndërsa tetëvjeçaren e përfundoi në

fsh. Keqekollë të Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi në vitin l968 në Prishtinë.

Më pastaj i vazhdoi studimet në F F të Prishtinës,Dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve për shkak të

gjendjes së vështirë ekonomike u detyrua të punojë. Fillimisht , tre vite punoi në sh.f. “ Rilindja “ të

Keqekollës,Pastaj në K N I “ Ramiz Sadiku “ të Prishtinës. Më vonë pranohet në punë në RTV-të

Prishtinës, si gazetar në Redaksinë e Kulturë - Programi për fëmijë. Ka udhëhequr Emisionet: “

Mirëmëngjesi fëmijë “, “ Kolovajza e së dielës “ , emisionin për të rritur“ Karvani i fshatit “, etj.

Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozë, tekste për radiodramë etj.
Që nga viti 1968, M. Çuni , merr pjesë aktive në lëvizjen ilegale të kohës, në platformën e avancimit

të çështjes kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Në vitin l982 arrestohet me

shumë veprimtarë të tjerë, e më pastaj dënohet me tetë vjet burg. Për veprimtari në burg, më vonë

dënohet edhe një herë. Në burgjet e Serbisë i mban nëntë vjet, prej tyre tetë izolim. Martini edhe

në vuajtje të dënimit vazhdon të shkruaj.
Në fund të vitit 1990, pas vuajtjes së dënimit, ai emigron në Zagreb, një vit më vonë shkon në

Shqipëri, si reporter i Radio Zagrebit, për emisionin shqip atje.
Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike edhe politike emigron në Gjermaninë
Federale. Aty u angazhua për themelimin e Bashkësisë Shqiptare.
Në vitin 1998 kthehet në Kosovë dhe iu bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fillimisht ishte në njësitet e Z U të Drenicës, te komandanti Sylejman Selimi, në Likoc, prej nga

raportoi për Radion Deutsche Wele. Në nëntor të vitit l998, Shtabi i Përgjithshëm i U Ç K - së kishte

marrë vendim për themelimin e institucioneve të luftës: Radios “Kosova e Lirë “ e Agjencisë“ Kosova

Pres “. Aty M. Çuni do të veprojë deri në fund të luftës, së bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhën,

Nusret Pllanën, Nezir Myrtën, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e të tjerë.
Pas luftës, me vendim të Ministrisë së Informatave në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, derisa

punonte në R. “ Kosova e Lirë “, M. Çuni caktohet në detyrë të udhëheqësit të Organit Drejtues për

fillimin e punës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas gjashtë muaj angazhimi gratis, në drejtim të

krijimit të kushteve për kthim të gazetarëve dhe të punëtorëve në R T P , ai jep dorëheqje i

pakënaqur me rezultatet e arritura. Për shkaqe ekzistenciale sërish i kthehet kurbetit.
Aktualisht jeton e punon në Gjermani. M. Çuni ka këto vepra të botuara: “ Reportazhe Lufte “

dokumentar, “ Jetë e furtunë “poezi për të rritur, “ Jetë për jetën “ poezi për fëmijë. Ai ka edhe

shumë dorëshkrime të pabotuara , nga burgu e pas tij.
GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETE POPUJT 25081_1216637786167_1535548066_30478490_296423_n
MARTIN ÇUNI
SHQIPTARVE

Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë
U kemi ra
Trup, mishra e kocka me helm e vrer
Na kanë la
Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas
Na kanë heqë
Në shpirt e në zemër petka të zeza
Na kanë veshë

Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar
Të thyera nejtë
Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta
Jonë e shenjtë
Katilët me maska rreth e rrotull nesh
Me fytyrën e djallit
Hapu Tokë, hapu Qiell në paqe, të dalim
Nga gropë e zjarrit

Kalavar : fëmijë, gra e pleq të Arbërisë
Masakrohen me orgji
Eshtrat ua tundën, varrosën e zhvarrosën
Nëpër serbosllavi
Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmiu
Përpiqej të mbajë jetën
Heronjtë iu qepen shkrepave më dhëmbë
Një copë Dielli gjetën

O ZOT, me rrugën e JEZUIT profet
Gjatë na shëlbove
Lumenj gjurmësh gjaku nëpër vite
E nuk na shpagove
Kado që erdhi e keqja, futë e shemër
Të ne bëri fole
GJERGJ e ADEM çdo shekull, Përëndi
Pse s munden me lé.

GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETE POPUJT 25081_1216639386207_1535548066_30478501_2948077_n
I paepur,i kalitur në arsimimin e të rinjëve tanë në shkollat shqipe,i kalitur burgjeve dhe luftërave

Martini emigroj në Gjermani.Atje ai nuk mundi të pajtohet të bëjë një jetë të qetë mërgimtari,ai po

dëshiron që gjuha shqipe dhe kultura shqiptare të ndihet fuqishëm kudo që jetojnë shqiptarët.Ai mori

mbi supe një veprim që vështirë bartet krijimin e Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve

Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH).Kjo nismë për Martinin ishte e shejtë edhe pse ai ishte në njohuri

se nuk është e lehtë. Të jesh sot shkrimtar shqiptar do me thënë të jesh i vetëm në fushën e lojës,

të bëhesh pre e botuesve që punojnë pa kontratë, e shpërndarësve dhe librarëve mospërfillës dhe e

organizmave që shpërdorojnë të drejtën e autorit. Do me thënë të botohesh pa marrë asnjë pagesë

për punën tënde, ose mbasi ta kesh paguar vetë botuesin. Do me thënë të shkruash gjithë jetën për

të tjerët dhe rrallë, ose kurrë, të shkruajnë të tjerët për ty.
Të jesh shkrimtar shqiptar, kudo në hapsirën gjeokulturore shqiptare dhe kudo ku shkruhet e ku

botohet letërsi, do me thënë të kesh fatin të jesh bartës i realiteteve njerëzore dhe kulturore

autentike, të cilat vetëm presin një sy për t’i parë, një shpirt për t’i ndjerë dhe një penë për t’i

trupëzuar me përjetësi. Thënë drejt unë si mërgimtarë i kam njohur me kohë gjitha rrethanat që të

përcaktojnë të qenunit shkrimtarë sot.Para ardhjes së Martinit në këtë nismë,unë personalisht kam

shkruar në heshtje,pa u përballur me artdashësit e fjalës së shkruar në mërgatë.Thjesht

bashkëpunoja me gjitha gazetat dhe revistat shqipe që botoheshin në diasporë dhe ato më botonin

gjitha krijimet e mija.Me nismën e Martinit për formimin e LSHAKSH,unë vendosa të ndjek pas këtë

veprimtarë të shquar nga se e njihja dhe ndjeja një krenari të ndjek pas një veprimtarë të

përvuajtur,i cili ka kaluar të gjashtëdhjetat por dëshira për të bërë diqka për gjuhën,atdheun,kombin

e mbanë të rinuar dhe energjik,si djalosh njëzetvjeqar.Martin Çuni gjeti mbështetëjen nga

artdashësit dhe filloj një punë graduale me të cilën arritëm suksese të lakmuara,por që në

Gjermaninë e madhe ku hë për hë organizohen tubime të LSHAKSH-së,kjo lidhje nuk posedon shtëpi

të vetën.Krijuesit tonë i bie të udhëtoi qindra kilometra për të ndjekur një tubim letrar,dhe kjo nuk

përfundon këtu!Sallat ku organizohen tubimet e LSHAKSH duhet paguar për disa orë dhe çmimet nuk

janë të vogla!Po kush paguan këto salla?As më pak dhe as më shumë se këta krijues,e këta janë

dhjetëra,me një anëtarësi minimale prej pesë euro në muaj.A do të mund të mbajmë kështu kulturën

në mërgatë?Është dhënë maksimumi i qdo fuqie për vazhdimin e më tutjem.Shumë herë Martin Çuni

dhe disa tjerë nga kryesia,kanë dhënë mjete nga djersa e tyre vetëm e vetëm të mos shuajnë këtë

punë të ndritshme.Ky mik zemërgjërë i madhi Martin Çuni,herë-herë për të nderuar pjesëmarrësit

nga paga e vet mujore ka shtruar dreka për pjesëmarrësit.Letërsia është djep i kulturës,nga ai djep

duhet të rritet shkëndija e dritës,por që të rritet duhet që atë djep të e përkundim.Fillimisht kur u

formua Lidhja e Shkrimtarëve i madhi Martin Çuni pat kërkuar që kjo Lidhje të ketë një shtëpi të

vetën,ku mund të mirren aktivitetet,dhe mund të ndiqen nga artëdashësit.Kjo kërkesë qe miratuar

nga pjesëmarrësit.Prej asaj kohe miratimi shtëpi për LSHAKSH nuk ka,edhe pse përpjekjet nuk kanë

pushuar,shtëpia kërkon mjete,sigurisht këto mjete asesi nuk i mbulon antarësia.Po a do mundemi ne

të bëjmë një shtëpi të LSHAKSH këtu?Nëse nisemi nga rreth 400.000 shqiptarë që jetojnë në

Gjermani,të cilët pa hamendje ngurruan dhe derdhën mjete për të u ble shtëpi politikajve,që shumë

prej tyre nuk dihet pse duheshin të kishin shtëpi në Gjermani,si shfrytezohen ato?:::Nëse nisemi me

projektet dhe shumën e derdhur të mërgimtarëve tanë për ndërtimin e disa xhamive dhe kishave

shqiptare në Gjermani,blerja e një shtëpije të LSHAKSH këtu nuk është e pa mundshme,dhe nuk do

të kushtonte as sa shtëpitë e liderve që nuk dihet se çka bëhet me to këtu,as sa një objekt fetar

qoftë xhami apo kishë.Jetojmë në një vend të huaj ku gjuha dhe kultura jonë më e begatshme në

Europë,janë ura që lidhin dhe njohin në mes vete popujt,andaj po nuk e ruajtëm dhe kultivuam do të

mbetemi të përbuzur vendeve të huaja,kur dihet se secili që ndihet shqiptarë duhet të krenohet se

është shqiptarë,për këtë krenari do të duhej që të bënim diqka për gjuhën dhe kulturën tonë

kombëtare jashta atdheut.Kjo dmth.400.000 shqiptarë në Gjermani të derdhin nga xhepi i tyre nga

0,50 cent për këtë qëllim LSHAKSH në Gjermani do të kishte shtëpi të vetën ku do të kryante

aktivitetet e veta për lakmi.Nuk ka ditë që shqiptarët mes vete të mos takohen në ndonjë kafene

dhe të mos pijnë së paku nga një kafe,këto dy kafe meodomos kushtojnë pesë euro,dhe nuk do

ishte humbje të shmangim një kafe në muaj që të kemi një shtëpi të kulturës kombëtare.!Nuk ka

muaj që këtu nuk vijnë roker nga viset shqiptare,për të zhveshur xhepat e mërgimtarëve,të cilëve

ua kanë shpërla trurin me antivlera të veshura me brendi sllavo,turko-rome,dhe asnjë biletë hyrëse

nuk kushton më pak se 20Euro,por sallat janë të stërmbushura.Në analizimin e punës mjaft të

frytshme dhe domethënëse që u bë në këtë vit,u pa dukshëm një begati e punës,por si rezultat i saj

ka ardhur humbja materiale e krijuesëve të cilët prodhuan kulturë,por për të realizuar ate ndanë

mjete materiale nga kafshata e fëmijëve të tyre.Gjatë këtij analizimi Martin Çuni i cili tërë jetën ja

kushtoi kësaj çështje sikur dukej se do i thoshte një"JO" të mëtejme,por ne u bëmë sikur të

përkulemi në lutje të cilën ai e kuptoj dhe i tha "PO" edhe një vazhdimi të mundshëm.Muajt në vijim

LSHAKSH,ka aktivitete shumë të ngjeshura dhe domethënëse.A do mund të ia dalim me forcat

tona,do të japim gjitha të mundshmet,por për artdashësit shqiptarë në Gjermani,sikur është koha e

fundit të kuptohet se LSHAKSH ka nevojë të mbështetej,sepse pa një mbështetje nuk do mund të

rrugëtoi më tej.Duhet të pranojmë se shesheve jemi mësuar të hecim gjërë,me gjoks të hapur,me

krenari se jemi patriot,nuk kursejmë harxhimet kudo,por nuk japim aty ku duhet të japim.Të gjithë

duhet të dijmë:Patriot nuk mund të jetë asnjëri që nuk pasuron gjuhën,kulturën,kombin,ai që nuk

bënë që fëmiu i tij të njeh gjuhën dhe kulturën kombëtare jashtë atdheut........LSHAKSH,do të

mbante gjallë dhe do e njihte me popujt europian kulturën tonë kombëtare,do të ruante rininë tonë

në mesin e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare dhe të e shpëtonte nga asimilimi i mundshëm.Kjo le

të mbetet si thirrje e ndërgjegjëjes për çdo shqiptar që jeton jashtë atdheut.

GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETE POPUJT 25081_1216640026223_1535548066_30478502_5805750_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi