Korçë, sherri te “Omonia” zbulon skandalin e vizave
Faqja 1 e 1
Korçë, sherri te “Omonia” zbulon skandalin e vizave
/* */
KORÇE – Policia e Korçës ka nisur hetimet për dyshimet në lidhje me abuzimin me lëshimin e vizave nga Konsullata greke në këtë
qytet.
Hetimi filloi pas akuzave që janë paraqitur në polici, sipas të cilave drejtuesit lokalë të organizatës Omonia në Korçë, kanë ndërhyrë për dhënien e vizave greke për qëllime studimi, kundrejt pagesës.
Dhjetëra qytetarë, janë mbledhur sot para zyrave të degës së Omonia-s në Korçë duke kërkuar kthimin e parave të tyre mbrapsht derisa nuk u janë dhënë vizat për të cilat kishin paguar rryshfet.
Në një deklaratë për media, Konsulli grek në Korçë, ka pohuar se drejtues të caktuar të organizatës Omonia në Korçë, kanë ndërhyrë dhe kanë tentuar të sigurojnë viza me anë të korrupsionit, për persona që ndodhen në listën e të kërkuarve të Interpolit.
Pas ankesave të shumta të qytetarëve, Konsulli i drejtoi një letër Asamblesë së organizatës Omonia, duke i bërë thirrje që të merren masa për abuzimet me vizat.
Artikulli i 22 March 2010, ora 16:53
Zgjedhja e kryetarit, grushta në mbledhjen e Omonias në Korçë
KORÇE – Debate të ashpra dhe dhunë fizike në mbledhjen e degës së Omonias për zgjedhjen e kryetarit të saj në rrethin e Korçës.
Procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Omonia në Korçë ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përplasje me grushta si pasojë e debateve gjatë mbledhjes.
Kryetari i tanishëm i Omonia-s, Naum Disho, denoncoi ish-kryetarin Spiro Lici se ka goditur me grushte bashkë me disa mbështetës te tij.
Naum Disho ka denoncuar në polici për të bërë denoncim mbi incidentin ndërkohë që ish-kryetari ka marrë me vete dokumentet, vulën dhe materiale të tjera të zyrave të Omonias duke i ngarkuar në makinën e tij personale. Përpjekja e tij dështoi vetëm pasi forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe ndërhynë për qetësimin e situatës.
Spirto Liçi ka mohuar të ketë ushtruar dhunë në mbledhjen e Omonias në Korçë, ndërkohë që akuzon Konsullatën greke se ka ndërhyrë në veprimitarinë e Organizatës.
Konsulli grek në Korçë ka pohuar ndërkohë se i kishte dërguar një letër Asamblesë së Omonias, ku kishte vënë në dukje ankesat e dhjetëra qytetarëve që akuzonin ish-kryetarin Spiro Liçi, për abuzime me vizat dhe te drejtat e studimit.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Korcë, sherr në zyrat e Omonia-s
» Korçë, nis hetimi: Ish-kryetari i Omonia, korrupsion e falsifikime me vizat
» Omonia: Berisha ndan minoritetin
» Sherri me fqinjin, plagosen babë e bir
» Algeni: Karriera ime nisi nga sherri në Pub
» Korçë, nis hetimi: Ish-kryetari i Omonia, korrupsion e falsifikime me vizat
» Omonia: Berisha ndan minoritetin
» Sherri me fqinjin, plagosen babë e bir
» Algeni: Karriera ime nisi nga sherri në Pub
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi