Algeni: Karriera ime nisi nga sherri në Pub
3 posters
Faqja 1 e 1
Algeni: Karriera ime nisi nga sherri në Pub
Algen Nikolla, historia e djalit nga Lezha, si i bë personi më i kërkuar nga vipat e botës. Nga kasap, tashmë me një biznes security. Emrat, më të cilët ka punuar e bashkëpunuar: Ivana Trump, Sean Peen, John Colins, Martina Navratilova, Zuçhero, Ramazzoti, Fabio Capelo, Françesko Toti etj.Kur flet me Algenin të ngjan sikur po lexon ndonjë revistë shou biz-i, ku gjenden të gjithë VIP-at e botës. Ai ka qenë me ta, jo vetëm i ka takuar, por ka ngrenë dreka, darka, madje edhe është dashuruar me ta. Njëra nga këto është vajza e Ornela Mutit, Naike Rivelli, e cila, pasi takoi djalin nga Lezha, i dha fund martesës së për të jetuar pesë vjet me radhë me Nikollën. Për shkak të kësaj, Algeni njihet më shumë si “Algeni i Big Brother, që ka pas të dashur gocën e Ornela Mutit”.
Por, ai ka për të na treguar shumë më shumë se kaq. Ndërsa e pyesim se si iku nga Shqipëria, fillon e na tregon; “Ika nga Shqipëria në vitin 1993, sapo kisha përfunduar shkollën e mesme “Skënderbej”, për dy vite bëra një jetë emigranti, me të mirat dhe të këqijat që mbart. Në vitin 1995 u ktheva në Shqipëri për të hapur një biznes kozmetike. Eci një vit e gjysmë dhe më pas nuk kisha më fitim me të dhe mbylla duke u kthyer sërish në Itali. Bëhet fjalë për 1997-ën. Po këtë vit u rinisa për në Itali ku fillova punoja kasap, kamerier…”. Po cila ishte shkëndija që e bëri Algenin “djalin” e preferuar të VIP-ave dhe të biznesmenëve?
Ishte një natë kur së bashku me disa shokë shkuam në një pub në Romë. Në të ishin edhe disa polakë që filluan të bënin sherr me ruajtësit e pubit, e pamë keq situatën dhe u futëm t’i ndihmonim, brenda pak minutash i bëmë polakët… që nuk çoheshin dot më. Këtu i rashë në sy pronarit të lokalit dhe më ofroi të punoja në atë ambient. Dhe prej aty punova për 2 vjet në të gjitha diskotekat e Romës. Kjo më dha mundësi të krijoja njohje dhe më pas fillova të shoqëroja futbollistët e Italisë. Më pas u bëra menaxher i trajnerit të Romës, Fabio Kapelo, i cili më ofroi punë në atë kohë për të qenë asistent e të qëndroja pas makinës së tij. Kjo ishte një gjë shumë e bukur për mua, pasi kisha qenë gjithmonë tifoz i skuadrës së Romës dhe, për fat, atë vit Roma u shpall kampione. Pas kësaj, fillova të punoja për zonjën Ivana Trump.
A keni ndjerë ndonjëherë vështirësi në ruajtjen e tyre?
Po tani edhe ka, t’ju tregoj një rast, kur ishim me zonjën Trump një fundjavë në barkë, tentuan të na vidhnin. Unë ndërhyra dhe evitova plaçkitjen dhe më pas policia erdhi arrestoi autorët. Në të gjitha intervistat që zonja Trump jepte, më falënderonte gjithmonë mua, kjo gjë sigurisht që më shtoi shumë pikë më pas dhe emri im shkoi gjithandej. Ky falënderim publik më hapi shumë dyer. Më pas organizova galanë e parë timen në festivalin e filmit në Kanë, dhe tani pres së shpejti të filloj festivali i filmit për të qenë sërish atje.
Jeni i pasur nga gjithë kjo?
Nuk mund të them që jam i pasur, kam shtëpinë time në Romë dhe jetoj normalisht.
Shumë kush e ka bërë këtë pyetje me kaq provoja jetësore, pse u tregua Algeni i mbyllur në “Big Brother”?
Shumë eksperienca të miat kam preferuar të mos i ndaj. Të tjerëve aty brenda do t’i dukej një lloj sikur po i lexoja një revistë, sepse mendja tyre e mbyllur nuk i kalonte kufijtë e Tiranës.
Ju jeni një njeri që keni kaluar shumë eksperienca në jetë, përse ju duhej një “Big Brother”?
Nisi si shaka me shokun tim Berti. Vendosa një bast me një shokun tim, nëse më pranonin ose jo në “BB” dhe ja ku e kam fituar bastin. Por mendoj se ishte një eksperiencë e bukur, radhitet në një nga aventurat e mia të radhës.
Po tani, cilat janë projektet tuaja?
Jam duke hapur një biznes në Shqipëri dhe duke pritur festivalin e Kanës për të qenë atje gjithmonë në ruajtje…
Dashuria me vajzën e Orenela Mutit
Me Naike Rivellin, Algeni është njohur në Montekarlo. Ajo kishte 3 muaj e martuar dhe braktisi lidhjen e saj për të bashkëjetuar për 5 vjet me radhë me djalin nga Lezha. Ishte një lidhje me shumë aventura nga ana e saj. Lidhja përfundoi në janar të 2007-ës. Tani marrëdhënia e Algenit me Naike ka ngelë në fazën që të gjitha kontaktet janë nëpërmjet zyrave legale.
Për banorët…
Ogreni: Nuk më duket
Ermela: 99-she.
Neda: Nuk duket, por kur kalon ndihet.
Marjeli: Pjatalarës që po i jep drejtim me Mirjetën.
Mirjeta: Gocë bobe.
Gysi: Matrapaz, tipiku i tregtarit të tezgave.

Re: Algeni: Karriera ime nisi nga sherri në Pub
ky qenka nje kokerr mashtursi... genjeka per qejf.. qesh qesh
Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Algeni: Karriera ime nisi nga sherri në Pub
[code]paske pat fat zotrote..........
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Karriera , ne shpinen e dikujt tjeter ... !
» Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare
» Nisi viti i ri shkollor, dhuratë abetarja e përbashkët
» Sherri mes ciftit, Tuna perfundon me sy te nxire
» Sherri me fqinjin, plagosen babë e bir

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi