Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel

Shko poshtë

Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel Empty Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Mar 2010 - 8:55

TIRANE – Qytetarët shqiptarë iu bashkuan sot thirrjeve për protesta kundër akteve të ksenofobisë së ushtrisë greke të cilët në kor kënduan këngë antishqiptare gjatë paradës së 25 majit në Athinë.
Protestat filluan sot në orën 11:00 para Ambasadës së Greqisë në Tiranë, ku dhjetëra qytetarë, të rinj, deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, iu bashkuan Himnit Kombëtar Shqiptar. Ne menyre paqesore, ata ekspozuan tabelat qe mbanin ne duar ku shkruhej: Greqia, TURPI I BE.
Pothuajse në të njëjtën kohë, në qendër të Durrësit, qindra studentë të Univesritetit “Aleksandër Moisiu” janë mbledhur në protestë duke dënuar ashpër fyerjet, denigrimet dhe kërcënimet raciste të ushtarëve grekë.
Pas protestës së zhvilluar para ambasadës greke në Tiranë, diplomati përfaqësues i Athinës në Shqipëri, reagoi me anë të një letre drejtuar Ministrit të Jashtëm Ilir Meta, duke dënuar thirrjet antishquptare në Athinë.
Në këtë kohë, Ministria e Jashtme deklaroi se pas reagimit të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta në lidhje me incidentin e disa prej anëtarëve të forcave të armatosura greke të cilët kanë hedhur slogane fyese, ekstremiste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve dhe popujve të tjerë fqinj, Ambasadori i Republikës së Greqisë z.Nikolaos Pazios, i ka konfirmuar z.Meta vendosmërinë e qeverisë greke për të dënuar skandalin dhe ndëshkimin e ashpër të autorëve.
“Ambasadori Pazios i ka shprehur z.Meta ndjesën e qeverisë greke për ç`ka ka ndodhur dhe e ka siguruar se autoritetet kompetente greke do t`i shkojnë hetimit të këtij incidenti deri në fund, duke ndëshkuar edhe autorët e tij”, tha Ministria e Jashtme.
Sipas saj, zv.kryeministri Ilir Meta pasi ka vlerësuar reagimin e menjëhershëm e të vendosur të qeverisë greke, ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë do të vazhdojnë të përparojnë dhe të forcohen më tej.
Qytetarët kanë protestuar publikisht edhe në Burrel, ku disa të rinj kanë djegur simbolikisht edhe një flamur grek.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel Empty Re: Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Mar 2010 - 9:03

u bene kta racistet te na derdhin gjakun ne sa te poshter . harruan kta qe kur emigruan ne gjermani i biri bente sex me te emem dhe kane jetuar ne kushte me skandaloze se ne etj etj qe sdua ti permend se sdua te flas per dicka qe me neverit
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel Empty Re: Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel

Mesazh nga Tonii Sat 27 Mar 2010 - 9:08

habitem se si protestuan para ambasades greke ku duhet te terrbohej i ter populli para kryeministris e ministris se jashtme greku gjen terren e ben si i do prapanica dhe kte terren ja u mundeson vet qeveria jon si servile e perulur, pa karakter politik .ksaj nuk i thuhet miqesi reciproke por gadishmeri per cdo urdher qe vjen nga athina dhe kta te tanet gjithmon i zbatojn me devotshmeri
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel Empty Re: Ksenofobia greke, protesta ne Tiranë, Durrës dhe në Burrel

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi