Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tiranë, përshkallëzohet protesta e opozitës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tiranë, përshkallëzohet protesta e opozitës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, përshkallëzohet protesta e opozitës

Shko poshtë

Tiranë, përshkallëzohet protesta e opozitës Empty Tiranë, përshkallëzohet protesta e opozitës

Mesazh nga L!nndy' Sun 9 May 2010 - 0:56

Tiranë, përshkallëzohet protesta e opozitës F.0509131511778_m
Mijëra mbështetës të opozitës kanë dalë në sheshin kryesor të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e radhës. Protesta që përkon me Ditën e Evropës, thekson kërkesat e opozitës për zgjedhjet si edhe pakënaqësinë ndaj qeverisjes së kryeministrit Berisha.
Numri i grevistëve të urisë që janë dërguar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është në mbi 11. Në tendat e ngritura para kryeministrisë 22 deputetë të opozitës dhe 180 përkrahësve të tyre kanë më shumë se një javë që ndodhen në grevë urie.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se grevës do t’i shkohet deri në fund dhe se është i gatshëm për dialogun që do të zgjidhte krizën përmes transparencës së zgjedhjeve.

“Kjo protestë nuk është si përpjekjet e tjera. Sot në 9 maj, në zemër të Shqipërisë, në mes të bulevardit është ngritur një çadër që bën historinë dhe në krah të majtë de të djathtë qëndrojnë dy godina të dy pushteteve të cilat Kushtetuta i përcakton si pushtete të popullit, ndërkohë sot ne ndjejmë shohim dhe prekim se nga këto dy godina jo vetëm nuk dalin ligjet që ne duam, që nuk zbatohen por dalin fantazmat e një frike që shpërndahet kudo”, u shpreh Rama.

Ndërkaq shumica kërkon nga kreu i PS-së të bëjë transparencën e shëndetit të grevistëve.

Të premten, presidenti i vendit Bamir Topi nisi bisedimet me përfaqësues të politikës shqiptare dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Topi është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ilir Meta, e me pas me ambasadorin amerikan Withers, atë spanjoll Montobio si dhe kreun e KE-së në Tiranë Lohan, duke synuar uljen e tensionit dhe zgjidhjes së krizës politike në vend.
L!nndy'
L!nndy'
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : n'Matiqan
Postime Postime : 160
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 06/05/2010
Hobi Hobi : Design

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi