Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR

Shko poshtë

SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR Empty SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 28 May 2010 - 2:05

Skënderbeu është perëndia e kombit shqiptar
Baki Ymeri
20 vjetori i themelimit të Bashkësisë Kulturore të shqiptarëve të Rumanisë

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, më 24 maj të këtij viti u mbajt një manifestim madhështor në ambasadën e Shqipërisë që ndodhet në zemër të Bukureshtit. Këtë tubim të denjë, në prani të një numri të madh mysafirësh, e hapi Dr. Luan Topçiu, ministër këshilltar i ambasadës. Ishin të pranishëm mbi 60 vetë, veteranë të komunitetit shqiptar, shkrimtarë, diplomatë dhe dashamirë të mëdhenj të kulturës shqiptare dhe shpirtit shqiptar. Ndëra ta shquhej Aleksandër Gjika, pasardhës i familjes së famshme të Gjikajve, nipi i Princit Wilhelm de Wied (George Trohani), miku i madh i Kosovës, diplomati Gjorgje Bukura, ish/shefi i Zyrës rumune në Prishtinë, ish/ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Gjorgje Miku, shqiptarë me prejardhje nga Sllatina e Oltenisë dhe Braila e Naum Veqilharxhit, bashkatdhetarë nga Konstanca, çifti bashkëshortor Sherban dhe Adriana Tabaku, filoshqiptari Tiberius Puiu, presidenti i komunitetit shqiptar, Mirçea Istrate, Mihai Arnautu, ishpresidentja e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Zonja Xhemile Susliu me familjen e saj, poetët Viktoria Milesku dhe Mihai Antonesku, Fatime Aliu me burrin e saj, Kostin Kristesku me prejardhje korçare, etj.

Një botë shqiponjash që e meritonin lirinë

Dr. Xhelku Maksuti në fjalën e tij i përshëndeti mysafirët dhe personelin e ambasadës që hapi portat e mikpritjes për ta përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm, kur 20 vjet më parë, një grup veteranësh të komunitetit vendosën të themelojnë shoqatën e parë shqiptare, si vazhdimtare e shoqatave të rilindësve tanë. E përkujtoi Skënderbeun të cilin e konsideroi si “Perëndia e kombit shqiptar”. E përmendi heroin e Mesjetës, Mihai Viteazul (shq. Mihai Trimi) i cili i hapi portat e mikpritjes duke u mundësuar 15 mijë shqiptarëve të kalonin Danubin (për të shpëtuar nga turqit) dhe të vendosen në rrafshultat e Oltenisë (1595). I përkujtoi Nikolla Naçon që me fjalën e tij të zjarrtë i mbushte shqiptarët me ndjenja kombëtare. I përmendi veteranët e komunitetit që kanë ndërruar jetë brenda 20 viteve të fundit, disa ndër ta duke qenë personalitete të mirënjohura, si Liçia Xhamo, Qiril Ekonomu, Nikolla Xhamo, Dhimitër Polena, aktori Niku Konstantin etj. I përkujtoi hallet aktuale të komunitetit shqiptar, buxheti qeveritar i të cilit derdhet në adresë të një organizate fantomë, e drejtuar nga një deputete joshqiptare e cila boton Mikun e shqiptarit pa asnjë shqiptar.

Në këtë manifestim të denjë kushtuar 20 vjetorit të konstituimit të BKSHR-së, u përkujtua Ismail Qemali dhe mbreti i parë i Shqipërisë, Princ Wilhelm de Wied, u bë fjalë për Nikolla Jorgën dhe kontributin e tij në favor të Shqipërisë, u dha dhe një koktej nga ana e ambasadës, u cakruan gota dhe u krijuan miqësi të reja, u shpërndanë broshura, libra dhe revistat Shqiptari, Teuta, Albanica, Katundi Ynë etj. Ishte një takim i përzemërt shpirtëror, një nga manifestimet më të bukura dhe më të paharruara të komunitetit shqiptar në Bukureshtin e rilindësve tanë. Si e përshkruan një dashamir i madh i shkrimtarëve të Kosovës, poeti Mihai Antonesku, këtë manifestim? “Ishte një kohë dhe një botë. Një botë shqiponjash që e meritonin lirinë, ngase jemi dy popuj që kemi krijuar një tërësi. Kështu kemi qenë në kohën e farefisnisë trako/ilire dhe kështu e pashë sot pasdite këtë tubim zemrash që digjen për Shqipërinë. Ishin pasardhësit e arnautëve të Tudor Vladimireskut që kishin shtatë zemra në krahëror. Dhe ishte një popull që endet me shpirtin në shuplakë, ngase shqiptari në këtë vend e ndjen veten si në shtëpinë e tij.

20 vjetori i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë sipas Dr. Xhelku Maksutit

Në konformitet me traditën e shqiptarëve të Rumanisë, ambasada shqiptare në Bukuresht është një vatër mikpritëse e bashkatdhetarëve tanë, ashtu siç ka qenë edhe 20 vjet më parë, më 24 maj 1990, kur kemi themeluar zyrtarizuar Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Përmes zgjedhjes së Komitetit udhëheqës të kësaj organizate, ndërmorëm një serë aksionesh me rezultate të lakmueshme. Në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë, ritakohemi sot, pas 20 vitesh, për të kremtuar evenimentin e atëhershëm dhe për të parë ç’mund të bëjmë në konditat e sotme, kur përmes hiles dhe mashtrimit, komuniteti ynë ndodhet në prag të shpërbërjes organizatorike. Këta që jemi prezentë këtu, jemi një pjesë nga shpirti i kombit shqiptar, qytetarë të ndershëm dhe të devotshëm atdheut që e zgjodhën prindërit tanë, Rumaninë mikpritëse gjatë gjithë kësaj periudhe 400 vjeçare të atestimit dokumentar të të parëve tanë në këto troje. Në fillim të vitit 1990, së bashku me Dr. Nikolla Xhamo, paralajmëruam inisiativën tonë duke krijuar komitetin iniciativ, të përbërë nga vazhdimtarë të vjetër të komunitetit, ndër të cilët po e ripërkujtojmë profesor Dhimitër Polenën dhe Matej Danilin, bashkautorë të hartimit të Statutit të BKSHR. Na u përgjigjën menjëherë shqiptarë nga Konstanca, Plojeshti, Sllatina, Braila, Kluzh Napoka, Sibiu, Karakali, Krajova, Turnu Severini etj. Brenda një kohe të shkurtë nisi të dalë edhe gazeta „Albanezul/Shqiptari”, si një kontinuitet i publikimeve të motshme të komunitetit, që nga gjysma e dytë e shek. XIX-të e deri në fillim të Luftës së dytë botërore. Ndër bashkëveprimtarët e parë u gjend edhe kryeredaktori aktual, Baki Ymeri, poet dhe patriot, që përpiqet sot e kësaj dite për ekzistencën e kësaj tribune të atdhedashurisë shqiptare. I prekur qysh në rini nga ndikimi i shkrimeve të bashkatdhetarëve tanë, Asdreni, Kuteli, Poradeci, Eftimiu etj., që në moshë të studentërisë së tij, Baki Ymeri pat marrë kontakt me anëtarë të Komunitetit Shqiptar të Bukureshtit, në memorje të prindërve të tij. Më vonë u bë doktorant i Universiteit të Bukureshtit, nën udhëheqjen e akademikut Grigore Brënkush, duke dhënë ndihmesë për ndriçimin dhe përforcimin e raporteve linguistike rumuno-shqiptare, por mbi të gjitha duke u bërë i njohur si një përkthyes i shkëlqyer i poetëve shqiptarë në gjuhën rumune dhe poetëve rumunë në gjuhën shqipe, të cilët e çmojnë dhe admirojnë.

Ta ngrejmë lart flamurin

Të vetmen gjë që mund ta bëjmë është ajo që ta mbajmë flamurin përmes përkushtimit të disa njerëzve siç janë Adriana dhe Sherban Tabaku, Baki Ymeri, Lule Simioni, Mirçea Istrate, Kostin Kristesku, Aleksandër Nika, Lirie Jakupi, Maria Stënesku, Vania dhe Tanca Xhorxhesku nga Braila e Naum Veqilharxhit, familja Buchiu nga Këmpina (dy bijtë e Priftit Piru Buchiu cili mbante shërbesën në kishën „Dintr-o zi” (Mbë një ditë) për komunitetin ortodoks shqiptar të Bukureshtit. Pasojnë Kurtish Lazim Rexhepi nga Moldova, familja e Daut Memishit nga Sllatina, Xhemile Susliu nga Konstanca, filoshqiptari Tiberius Puiu, miq dhe dashamirë rumunë të kulturës shqiptare. Me njerëz të këtillë jemi përpjekur për perpetuimin e Komunitetit, edhepse veteranët vdesin njëri pas tjetrit, ngase i përkasim një ish/kolonie të fuqishme shqiptare, me të cilën krenohej Shqipëria historike dhe diaspora shqiptare dikurë. Sidoqoftë, projektet tona vazhdojnë. Vazhdon të dalë „Shqiptari”, shkrimtarët shqiptarë të përkthyer në gjuhën rumune, rumunët e rikënduar në gjuhën shqipe, revista „Kosova”, një libër për Skënderbeun, një botim i ri i Historisë së Shqiptarëve të Rumanisë, etj. Na priftë e mbara!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi