Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A është populli shqiptar një popull diskriminues? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A është populli shqiptar një popull diskriminues? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është populli shqiptar një popull diskriminues?

2 posters

Shko poshtë

A është populli shqiptar një popull diskriminues? Empty A është populli shqiptar një popull diskriminues?

Mesazh nga WebMaster Mon 9 Jul 2012 - 6:56

A është populli shqiptar një popull diskriminues? Kostalda-visha-300x180
Nga Kostalda VishaJetojmë në vitin 2011 dhe
të gjithë pretendojmë se jetojmë në një Shqipëri demokratike. Po a është
kjo e vërtet?Unë mendoj që jo.Shqipëria për mendimin tim është një
shtet i cili përpiqet të shpaqë vlera të demokracisë por në thelb nuk
mund ta quajmë të tillë. Një shtet i cili vuan nga pabarazi të theksuara
midis shumicës së popullisisë dhe minoriteteve për mua është shumë
problematik.Të gjithë themi që ne shqiptarët jemi popull
mikpritës,dashamirës.Realiteti që shoh cdo ditë më bën të vendos një
pikëpyetje shumë të madhe.Komuniteti rom prej vitesh është i vendosur në
qytete të ndryshme të Shqipërisë. Synimi i tyre gjithmonë ka qënë
ruajtja e traditave dhe mbi të gjitha integrimi në shoqërinë
shqiptare.Vërtetë nuk ka një statistikë sesa është numri i tyre por ne e
dimë që është goxha i lartë. Të gjithë jemi dëshmitarë që nëper rrugë
të shumë qyteteve e kryesisht të kryeqytetit nga mëngjesi deri në darkë
ndeshemi me shumë femijë rom,disa prej tyre të shtrirë nëpër rrugë lypin
e të tjerë preferojnë të lajnë xhamat e makinave. Pra me pak fjalë
përpiqen të gjejnë një mundësi për të mbijetuar. Nga ana tjetër ne jemi
ata që vetem i gjykojmë,i perbuzim,tallemi kur i shohim.Jemi ne ata të
cilët i debojmë duke i djegur edhe ato kasolle,të cilat i konsiderojnë
si gjënë më të shtrenjtë. E në këtë mënyrë mbeten sërisht me sytë nga
qielli e mundimi i tyre për të pasur një strehë dështoi. Duke u bazuar
te këto fakte mund të themi që eshtë shkelur Neni 14 i Konventës
Europiane të të Drejtave të Njeriut ku shumë qartë flitet për” gëzimin
e të drejtave dhe lirive të siguruara nga Konventa pa dallime të
bazuara në shkaqe të tilla si :seksi,raca,ngjyra,feja,mendimet
politike,origjina kombëtare ose shoqërore,përkatësia në një minoritet
kombëtar”. Po pse vallë?Ku shkoi bujaria e këtij populli?Një pjesë të
fajit për fatin e tyre e kemi edhe ne. Dikush do më pyesi përse po e
gjykoj kaq ashpër shumicën e popullsisë shqiptare.Jo aspak,un thjesht po
jap një tablo të realitetit në të cilin jetojmë.Ne prej vitesh kemi
krijuar një hendek në raport me ta. Ndarja që ekziston midis nesh nuk
është aspak kulturore,sepse edhe komuniteti rom ka kulturën e tyre të
cilën përpiqet ta ruajë me
fanatizem.Varfëria,diskriminimi,analfabetizmi,mungesa e një ligji të
posacëm për këtë komunitet kundër diskriminimit,mungesa e një lideri të
komunitetit rom në komitetin shtetëror te minoriteteve janë tregues të
jetës social-ekonomike të këtij minoriteti dhe arsyeve të kësaj ndarjeje
që ekziston. Dëshira e fëmijëve të këtij komuniteti për tu arsimuar
është e lartë por varfëria dhe diskriminimi duket se shpesh i bën ata të
tërhiqen nga jeta sociale. Gjithsesi jo cdo gjë është e prerë me
thikë,sepse kjo është njëra anë e medaljes.Nga ana tjetër ka individë te
vecantë të këtij komuniteti të cilët kanë krijuar një bazë ekonomike e
luftojnë për të arritur qëllimet e tyre.Edhe pse ndoshta një numër i
vogël,ata kanë arritur të depertojnë ne fusha të ndryshme të jetës
sociale.E duke e parë në këtë kontekst ajo pikëpyetja që vendosa në
fillim dalëngadalë po merr një përgjigje.Është shumë e cuditshme por kjo
është e vërteta. Populli shqipëtar është diskriminues ndaj këtij
minoriteti e i ka lënë shumë pak hapësira që ata të shfaqin kapacitetet
e tyre. Duket sikur është krijuar një monopol të cilin ata nuk mund ta
sfidojnë dot. Sipas mendimit tim ne duhet të jemi të parët që ti
shpallim”luftë” varfërisë,analfabetizmit,diskriminimit ndaj këtij
komuniteti e të thyejmë tabunë e krijuar prej vitesh:”që kjo pjesë e
shoqërisë është e destinuar të jetojë në skamje përgjithmonë”. Gjithcka
mund të fillojë nga ne!!!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është populli shqiptar një popull diskriminues? Empty Re: A është populli shqiptar një popull diskriminues?

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:25

e pra e jemi si sjemi;ne sdum njeri-tjetrin;jo me te duam njerezit e botes
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është populli shqiptar një popull diskriminues? Empty Re: A është populli shqiptar një popull diskriminues?

Mesazh nga Vizitor Mon 16 Jul 2012 - 8:48

Jo, sepse ne i urrejme te gjith njilloj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është populli shqiptar një popull diskriminues? Empty Re: A është populli shqiptar një popull diskriminues?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi