Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berat, probleme për realizimin i investimeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berat, probleme për realizimin i investimeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berat, probleme për realizimin i investimeve

Shko poshtë

Berat, probleme për realizimin i investimeve Empty Berat, probleme për realizimin i investimeve

Mesazh nga Vizitor Thu 1 Apr 2010 - 4:43

Berat, probleme për realizimin i investimeve Berat-uneskoMosmiratimi i projektbuxhetit të vitit 2010 ka krijuar probleme për realizimin i investimeve në punë publike nga Bashkia e Beratit.

Ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga ky vit, anëtarët e këshillit bashkiak nuk kanë arritur ende të miratojnë buxhetin që do t’u hapë rrugën investimeve, fondet e të cilave janë bllokuar krejtësisht.

Por, mbi të gjitha mungesa e buxhetit po ndihet mbi supet e qytetarëve, një pjesë e të cilëve nuk po marrin ndihmën ekonomike dhe kompensimin e energjisë elektrike.

Në këto kushte 3400 familje beratase nuk kanë marrë ndihmën ekonomike për muajt shkurt dhe mars.

Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, thotë se nga ky mosmiratim janë bllokuar të gjitha investimet që priteshin të realizoheshin në tremujorin e parë të vitit 2010.

Moslëvrimi i fondeve nga bllokimi i buxhetit ka lënë në gjendje të mjerë infrastrukturën e rrugëve brenda qytetit. Sipas kreut të bashkisë, një pjesë e mirë e rrugëve brenda qytetit sipas projekteve të bashkisë do të rikonstruktoheshin në këtë fillimviti, por situata e krijuar ka bllokuar punimet.

Po kështu probleme kanë dalë dhe me moslëvrimin e fondeve për pastrimin e qytetit, vijëzimin e rrugëve, gjelbërimin etj. Për të gjitha këto probleme, Nasufi thotë se “veprimet e papërgjegjshme të këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së po bien mbi të gjitha mbi supet e qytetarëve të Beratit”.

Ai shton se “Vetëm në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak kishim për të kaluar në miratim pika tepër të rëndësishme siç është vendimi mbi dhënien e ndihmës ekonomike, vendimi për fondin e emergjencave civile dhe ai për sistemin e pikëzimit për qytetarët e pastrehë”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi