Thaçi njofton emërimet e tjera në kabinet
Faqja 1 e 1

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që të bëjë publik njoftimet për ndërrimin edhe të një numri zëvendësministrash në qeverinë e tij, pas ndryshimeve të bëra në një numër dikasteresh ministrore.
Ndërkohë thuhet se po bëhen përpjekje për të rikthyer në qeveri disa nga ministrat që janë shkarkuar, por tani në poste të zëvendësministrave.
Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri teknike deri në zgjedhje.
Të paktën gjashtë zëvendësministra në qeverinë aktuale të Kosovës, pritet që të shkarkohen, në kuadër të një marrëveshjeje të partnerëve të koalicionit për ndryshime në kabinetin qeveritar.
Zyrtarë të qeverisë thonë se paketa e ndryshimeve do të mund të përmbyllet brenda pak ditësh kur pritet që kryeministri Thaçi të bëjë publik emrat e rinj në postet e zëvendësministrave.
Bëhet me dije se disa nga ministrat e shkarkuar ditë më parë, në kuadër të procesit të, siç u quajt, riformatizimit do të rikthehen në qeverinë e Kosovës në cilësinë e zëvendësministrave, por tani në dikastere të ndryshme nga ato ku kanë shërbyer.
Ndryshimet në qeverinë e Kosovës përfunduan javën e kaluar, pasi partnerët e koalicionit u pajtuan që të ndërrojnë gjashtë ministra, nga tre për secilën parti.
Ndryshimet u cilësuan nga opozita si përpjekje për të vazhduar me qeverisjen e vendit, e cila u vlerësuar nga ajo si e dobët dhe e dëmshme për vendin.
Udhëheqës të opozitës kërkuan zgjedhje të parakohshme për ta nxjerrë, siç thanë vendin nga kriza, ndërkohë që kryetari i Aleancës Kosova e Re, afaristi Behgjet Pacolli, së fundi ka kërkuar një qeveri teknike deri në përfundimin e zgjedhjeve të këtilla. /

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Haradinaj: Korrupsioni nis nga Thaçi
» Thaçi: Gjykatat do të jenë më efikase
» Thaçi “mësues”, i noton ministrat
» Thaci vlerëson mesazhin e Ban ki Moon
» Thaci: Gati numrat për qeverinë
» Thaçi: Gjykatat do të jenë më efikase
» Thaçi “mësues”, i noton ministrat
» Thaci vlerëson mesazhin e Ban ki Moon
» Thaci: Gati numrat për qeverinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi