SHBA-të partner i Kosovës në çdo fazë të të ardhmes
Faqja 1 e 1
SHBA-të partner i Kosovës në çdo fazë të të ardhmes
SHBA-të ndjejnë një lidhje të veçantë me popullin e Kosovës dhe përkushtimin e tij të fuqishëm për ta ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe më përparimtare për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet në Kosovë, si pjesë e Bashkësisë Evropiane dhe transatlantike- theksoi zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që të jenë partner i Kosovës në çdo fazë të përpjekjeve për ta realizuar shpresën e madhe për të ardhmen”, tha Steinberg, duke shtuar se ishte i inkurajuar nga ajo që kishte dëgjuar nga presidenti dhe kryeministri lidhur me “përkushtimin e fuqishëm dhe prioritetin që Kosova ia kushton krijimit të institucioneve të afta dhe të fuqishme për të siguruar qeverisje të mirë dhe transparente për qytetarët e saj dhe për t’u siguruar që sundimi i ligjit të mbizotërojë në çdo gjë.
“Kemi biseduar për atë se si ne duam ta sforcojmë integrimin e Kosovës në Evropë, si dhe për hapat që SHBA, si vend mik i Kosovës, mund t’i ndërmarrë në kontaktet tona me partnerët evropianë për ta promovuar rrugën tuaj drejt liberalizimit të vizave dhe lidhjeve më të thella me Bashkimin Evropian. Kemi biseduar për atë se sa është e rëndësishme për Kosovën që t’i ndërtojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, si dhe për zhvillimet shumë inkurajuese që i kemi vërejtur gjatë muajve të fundit; për ato raporte dhe për vullnetin e fuqishëm të një numri të madh të fqinjëve tuaj për të bashkëpunuar me ju dhe për t’u marrë me sfidat e përbashkëta me të cilat po ballafaqohen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Steinberg.
Ndërsa presidenti Sejdiu e falënderoi zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për mbështetjen e fuqishme që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj, në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë së saj, në rrugën e zhvillimit dhe të demokracisë, të realizimit të synimit të saj që të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve, por, po ashtu, edhe mbështetjet e rëndësishme në procese të karakterit ndërkombëtar të asociimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në përmbushjen e kritereve në proceset euroatlantike.
“Ambicie e Kosovës është që Kosova të shërbejë në funksion të plotë në integrim aktiv të qytetarëve të saj, në rolin e qytetarëve për stabilitetin e vendit në rend të parë, por edhe në pjesën e integrimit aktiv edhe për një pjesë të komunitetit serb, që ende heziton të jetë pjesë e proceseve të mëdha nëpër të cilat kalon Kosova”, tha Sejdiu.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» LAJMËTARI QË PROJEKTOI HISTORINË E SË ARDHMËS SË KOSOVËS
» Kenaqsia me e madhe esht kur e ke partner
» Kënaqësia më e madhe është kur ke partner?
» Ciao bella! Elisabetta Canalis gjen një partner të ri
» Dizajnohet kuzhina e të ardhmes
» Kenaqsia me e madhe esht kur e ke partner
» Kënaqësia më e madhe është kur ke partner?
» Ciao bella! Elisabetta Canalis gjen një partner të ri
» Dizajnohet kuzhina e të ardhmes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi