Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëshen-Kalimash ha buxhetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëshen-Kalimash ha buxhetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëshen-Kalimash ha buxhetin

Shko poshtë

Rrëshen-Kalimash ha buxhetin Empty Rrëshen-Kalimash ha buxhetin

Mesazh nga Vizitor Fri 9 Apr 2010 - 3:47

Rrëshen-Kalimash ha buxhetin Rruga-demtuarPagesat e buxhetit për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash po tentojnë të kapin vlera maksimale.


Top Channel zbardh për herë të parë pagesat e detajuara të thesarit që nga viti 2006 për konsorciumin turko-amerikan ‘Bechtel Enka’ që po zbaton projektin publik më të përfolur në vend, atë të rrugës Rrëshen-Kalimash.

Kostoja totale e ketij projekti, deri në fund të janarit, ka arritur në 106 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë dollarë. Odiseja e pagesave fillon që në vitin 2006, kur thesari i shtetit ka derdhur rreth 76 milionë dollarë për ndërtimin e kësaj rruge. Por ky ishte vetëm viti i parë. Pagesat janë rritur në mënyrë progresive në tre vitet pasardhëse.

Në vitin 2007, buxheti pagoi 16.3 miliardë lekë për ndërtimin e rrugës ose 58 për qind të të gjitha fondeve të akorduara për investime në infrastrukturën rrugore të atij viti. Në vitin pasardhës, atë 2008, qeveria i pagoi konsorciumit turko-amerikan 39.1 miliardë lekë ose 67 për qind të investimeve totale në gjithë rrugët e vendit. Fatura kulmoi vitin e kaluar, kur segmenti mori mbi 80 për qind të investimeve në infrastrukurë, plot 41.3 miliardë lekë.

Në total, kantieri në Rrëshen-Kalimash ka marrë 70 për qind të investimeve në infrastrukturë për tre vitet e fundit të marra së bashku.

Të dhënat tregojnë se qeveria vazhdon të paguajë fonde nga buxheti për segmentin rrugor me gjatësi 60.8 kilometër. Ne muajin janar të këtij viti buxheti pagoi edhe 1.6 miliardë lekë të tjera për këtë segment, ndërkohë që pagesat kanë vazhduar edhe gjatë muajve shkurt dhe mars.

Deri tani fatura totale e segmentit po tenton të kapë shifrën 10 për qind të produktit të brendshëm bruto, me kosto mesatare 17.5 milion dollarë për kilometër.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi