Durrës, bllokohen 5 kontenjerë me mish të rrezikshëm, 27 tonë janë në treg
Faqja 1 e 1
Durrës, bllokohen 5 kontenjerë me mish të rrezikshëm, 27 tonë janë në treg
/* */
DURRES – Pesë kontenjerë me mish të pa certifikuar nga kontrolli mjekësor u bllokuan sot në portin e Durrësit.
Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore, tha sot se pesë kontenjerët përmbanin mish dhe dhjamë i cili nuk ishte pajisur me certifikatat e kontrollit mjekësor, rrjedhimisht e bënte mallin një product të rrezikshëm ushqimor.
ISU bëri me dije se dy prej kontenierve ishin zhdoganuar, dhe rreth 27 tonë mish janë shpërndarë në treg, ndërsa po bëhej procedura e bllokimit në port.
Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore ka thënë se kontenjerët me mish nuk kishin asnjë dokumentacion origjine nga vinin, nuk kishin adresë të kompanisë pritëse dhe as certifikatë sigurie.
Sipas burimeve nga ISU, ka rezultuar se zhdoganimi i pjesshëm i mallit është bërë në Tiranë ndërsa nga kontrolli rezultoi se certifikatat mjekësore-veterinare ishin të falsifikuara.
Ky fakt ishte konfirmuar edhe nga shërbimi veterinar i Paraguajit nga ku importohej sasia e mishit. Shërbimi Veterinar i këtij vendi bëri me dije se nuk kishte ushtruar asnjë analizë për mallin në fjalë.
Skandali në doganën e Tiranës duket më i gjerë derisa rezulton të jenë lejuar të hyjnë në Shqipëri dhe të shpërndahen në treg kontenjerë me mish që në dokumente, si vend pritës kishin të deklaruar Rusinë.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Gjirokastër, bllokohen 150 kg marijuanë
» Fjalët... A janë treguese të personit tonë?!?
» Këto janë vajzat e ëmbla që tani janë joshëse (Foto)
» Droga, bllokohen 100 kg hashash në Gjirokastër
» iPad ndërkombëtarisht në treg me 28 maj
» Fjalët... A janë treguese të personit tonë?!?
» Këto janë vajzat e ëmbla që tani janë joshëse (Foto)
» Droga, bllokohen 100 kg hashash në Gjirokastër
» iPad ndërkombëtarisht në treg me 28 maj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi