Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kreditë për prona rikthehen në normalitet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kreditë për prona rikthehen në normalitet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kreditë për prona rikthehen në normalitet

Shko poshtë

Kreditë për prona rikthehen në normalitet Empty Kreditë për prona rikthehen në normalitet

Mesazh nga Vizitor Mon 12 Apr 2010 - 3:11

Kreditë për prona rikthehen në normalitet Banka-krediKreditimi për blerje pronash të patundshme gjatë dy muajve të parë të këtij viti ishte 7.7 miliardë lekë, me rritje 85 për qind kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar dhe vetëm gjysmë miliardi lekë më pak se sa në janar-shkurt 2008, pra para krizës financiare dhe ekonomike botërore.


Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e publikuara nga Shoqata e Bankave.

Vetëm gjatë muajit janar, bankat dhanë 5.2 miliardë lekë kredi të re të destinuar për blerje pronash të patundshme, nga vetëm 2 miliardë që patën dhënë në janar ‘09, kur kriza qe në kulm.

Në shkurt kreditimi në këtë segment ishte ende i dobët, por gjithsesi tendenca e përgjithshme është pozitive.

Kredia e re për prona ishte vetëm 230 milionë euro, nga 600 milionë që pati qenë në vitin 2008.

Rritja e shpejtë e depozitave në banka gjatë muajve të fundit i shtyu këto të fundit t’i rikthehen kredive të parapëlqyera të shqiptarëve, ato të blerjes së pronave të patundshme.

Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se duhet të presim edhe disa muaj për të parë nëse ky segment i aktivitetit bankar është kthyer me të vërtetë në normalitet, apo rritja në dy muajt e parë ka qenë thjesht si pasojë e likuiditetit të lartë të sistemit.

Ndërkohë, disa banka i janë rikthyer fushatave publicitare për produktet e kredive për shtëpi, diçka që nuk e kishin bërë për më shumë se një vit. Nga ana tjetër, gjatë muajit shkurt, pjesa dërrmuese e kredisë së re për prona të patundshme u tërhoq nga disa kompani.

Bankat duket se janë veçanërisht të prira për hapjen e kreditimit në këtë kohë, për shkak se shumë prej kredive të dhëna vitet e shkuara po maturohen, gjë që ka krijuar para të lira, të cilat bankat do të duhet t’i përdorin gjithsesi.

Stoku i kredive për shtëpi të tërhequr nga individët mbeti i pandryshuar gjatë muajit shkurt, pavarësisht rritjes së sasisë së kredive të reja të dhëna
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi