Humbja nga kreditë e këqija
Faqja 1 e 1
Humbja nga kreditë e këqija
Bankat llogarisin se kanë humbur mbi 13.6 milionë dollarë në 10 muajt e parë të vitit nga mosarkëtimi i interesave të kredive me probleme.Të dhënat e fundit nga shoqata e bankave tregojnë se interesi i munguar nga kreditë e këqija është sa 30 përqind e fitimeve totale që bankat kanë realizuar gjatë dhjetëmujorit. Humbjet për shkak të kredive të këqija janë rritur me 70 përqind krahasuar me një vit më parë, kur ato ishin gati 8 milionë dollarë. Ndërsa krahasuar me tetorin e vitit 2008, ato janë rritur me 1.6 herë. Të dhënat tregojnë se kreditë e këqija arritën në fund të dhjetëmujorit në 14.1 përqind e totalit, ose afro 670 milionë dollarë. Por edhe me rritjen e humbjeve nga kreditë e këqija bankat ja kanë dalë sërish të realizojnë fitime. Sipas të dhënave për dhjetëmujorin fitimet e bankave ishin në total 43 milionë dollarë, me një rritje prej 1.7 herë krahasuar me vitin e kaluar.
Sistemi bankar në Shqipëri mbetet një nga më fitimprurësit në rajon, kjo edhe për shkak të normave të larta të interesit që i ngarkojnë kredive. Pak kohë më parë banka botërore publikoi një raport në të cilin, llogariste se diferenca mes interesit të kredive dhe atyre të depozitave në Shqipëri është mesatarisht 2 deri në 3 përqind më lartë se mesatarja e rajonit.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Kreditë për prona rikthehen në normalitet
» Fullani: Është rritur borxhi publik, bankat të zhbllokojnë kreditë
» Si ta përballoni dhembjen nga humbja e foshnjes?
» Humbja zhyt Irlanden e Veriut ne krize
» Humbja e virgjërisë në të njëzetat, i bën çiftet më të lumtur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi