Skandali, fëmijët regjistrohen në kopsht si handikapatë
Faqja 1 e 1

Skandal në një prej kopshteve publike të qytetit të Gjirokastrës. Fëmijët, pa dijeninë e prindërve, regjistrohen si të sëmurë mendorë, ndërkohë që gëzojnë shëndet të plotë mendor.
Rasti është bërë publik nga një prind, i cili dje ka denoncuar në polici dhe ka akuzuar publikisht për teste abuzive me fëmijët e kopshtit “Cicërimat” në Gjirokastër.
Menjëherë pas kësaj, policia e këtij rrethi ka nisur dje hetimet me akuzën për “shpërdorim detyre” ndaj drejtoreshës dhe edukatoreve të këtij kopshti. Sipas denoncimit të bërë nga prindi V.G, në kuadër të një projekti të organizatës “Save the Children”, bënin në fshehtësi të plotë teste psikologjike dhe trajtonin pa dijeninë e prindërve 25 fëmijë të listuar prej tyre si fëmijë “me të meta mendore”.
Denoncimi
Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur për “Shqip”, se prindi V.G. ka denoncuar para oficerit gjyqësor Stefan Banushi, një psikologe, një edukatore, një drejtuese kopshti dhe një ish-drejtues të lartë të drejtorisë arsimore, se në rrugë të paligjshme, në fshehtësi të plotë të prindërve, ata kanë abuzuar duke listuar dhe trajtuar fëmijën e tij si “person me të meta mendore”.
Sipas tij, në një rast ata kanë marrë në fshehtësi fëmijën e tij me një furgon dhe e kanë rikthyer atë përsëri në kopsht pa dijeninë e prindërve. Më tej ai akuzon se pas bërjes publik të skandalit, edukatorët dhe drejtoresha e kopshtit kanë zhdukur dokumentet e trajtimit të diferencuar të fëmijës së tij.
Burime të Prokurorisë së Gjirokastrës thanë se sipas përmbajtjes së këtij denoncimi, dyshohen që të kenë konsumuar katër vepra penale, përkatësisht: rrëmbim i fëmijëve pa dijeninë e prindërve, abuzim me detyrën shtetërore, shpërdorim të fondeve jopublike dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore.
Projekti
Në denoncimin e tij, prindi V.G. nënvizonte se testet e paligjshme, listimi, trajtimi në fshehtësi të prindërve i fëmijëve të klasifikuar si me të meta mendore dhe marrja e shpërblimeve nga të akuzuarit, kanë qenë pjesë e një projekti të përbashkët të organizatës ndërkombëtare “Save the Children” dhe një organizate joqeveritare, emri i së cilës ende nuk është bërë publik dhe për të gjitha këto abuzime të akuzuarit kanë përfituar shuma të mëdha.
Deri tani, numri i personave nën hetim është katër: drejtoresha e kopshtit “Cicërimat”, T. Zh., specialistja psikologe A. C., koordinatori i projektit, i cili është njëkohësisht ish-drejtori i drejtorisë së arsimit V.M, dhe një ish-koordinatore, emri i së cilës ende nuk është bërë publik.
Prindi i fëmijës V.G, në profesion pedagog në Universitetin e Gjirokastrës prej 16 vjetësh, thotë se ka mësuar krejt rastësisht dy javë më parë se fëmija, mendërisht i shëndetshëm, trajtohej në fshehtësi të plotë dhe ishte i regjistruar padrejtësisht prej tre vjetësh në listat e fëmijëve me probleme mendore.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Skandali i peshkopit, furtunë në media
» Kryetari i Kosovës-skandali i rradhës...
» Skandali i debateve mes'' intelektualeve'' ne televizione shqiptare!
» Skandali, vidhet ndihma ekonomike e shtetit në Korçë
» Skandali me ushtarët, qeveria greke e interesuar për ta ndëshkuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi