TEC-i i Vlorës, i gatshëm për prodhim më 20 maj
Faqja 1 e 1

TEC-i i ri që është ndërtuar në bregdetin perëndimor të Vlorës, 7 km larg qytetit, do të jetë i gatshëm për t’u futur në procesin e prodhimit në datën 20 maj.
Burime nga TEC-i konfirmuan për “Shqip” se, aktualisht ky objekt është në proces komisionimi.
“Procesi i provave me ngarkesë, ose siç emërtohet ndryshe në terminologjinë teknike “komisionimi”, po zhvillohet normalisht në bazë të grafikut të ndërtuar me palën italiane”, thanë burimet.
Sipas tyre, deri tani gjithçka ka rezultuar në përputhje me parametrat teknikë të parashikuar.
Ky proces që do të mbyllet me komisionimin e përgjithshëm të objektit, që do të zhvillohet në datën 20 maj, po realizohet në bashkëpunim dhe në prani të përfaqësuesve të të dy palëve, ku përfshihet edhe kompania ndërtuese italiane, TECMOND.
“Në datën 20 maj, do të mbyllen të gjitha procedurat e provës së përgjithshme në ngarkesë dhe TEC-i, do të jetë gati për t’u futur në procesin e prodhimit”, theksuan burimet e mësipërme.
Për këtë janë marrë të gjitha masat dhe është siguruar edhe sasia e nevojshme e lëndës djegëse (naftë), që shërben për këtë qëllim. Pas kësaj ky objekt do të mbahet në gatishmëri, ndërkohë që, për shkak të situatës së favorshme hidrike që ka vendi ynë, do të bëhet pjesë e prodhimit në periudhën gusht, shtator, tetor, kur edhe energjia elektrike rezulton me mjaft leverdi.
Faza e komisionimit të TEC-it, parashikon funksionimin e tij në ngarkesë, sipas një grafiku rritjeje.
Ndërtimi i TEC-it të ri 7 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës, përbën investimin e parë pas rreth tri dekadave, në sistemin e prodhimit të energjisë në vend. Teknologjia e tij përfaqëson arritjet më të fundit në këtë fushë, në vendet më të përparuara, si: SHBA, Angli, Gjermani, Itali, Francë etj.
Sistemi i prodhimit të TEC-it, do të jetë i alternuar. TEC-i i ri i Vlorës, me një fuqi prej 97.167 Megavat, do të jetë me cikël të kombinuar, me një aks, gaz dhe avull. Turbina e gazit, do të funksionojë me lëndë djegëse distilat nafte (D1), me më pak se 0.1 për qind squfur, në përputhje të plotë me standardet e BE(deri në 0.2 për qind).
Funksionimi i tij me ngarkesë të plotë, do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit të vendit me energji, në aspektin sasior dhe cilësor. Punimet për ndërtimin e TEC-it, nisën në shtator të vitit 2007. Projekti i tij, me një vlerë prej rreth 92 milionë eurosh, është financuar nga Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim(BERZH), Banka Europiane e Investimeve (BEI), si dhe KESH.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Porsche 918 Spyder shkon në prodhim
» Regjistrimi, protestë në stadiumin e Vlorës
» Sturridge i gatshëm për Tottenhamin
» Ku mbeti flamuri i Vlorës?
» Sejdiu: I gatshëm të takohem me Tadiqin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi